“Kosova ka mundësi për zhvillime kulturore”

Kultura

“Kosova ka mundësi për zhvillime kulturore”

Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:25
Konferenca “Promovimi i turizmit kulturor në Prishtinë”

Kosova ka mundësi për zhvillime kulturore, megjithatë ka qasje refuzuese ndaj trashëgimisë kulturore. Për këtë nevojitet strategji e përbashkët kulturore për promovimin e kulturës dhe trashëgimisë së vendit. Kështu u tha sot në konferencën “Promovimi i turizmit kulturor në Prishtinë”, të organizuar nga Ambasada Franceze dhe EUNIC Cluster Prishtina, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Këshilltarja për bashkëveprimtari kulturore Ambasada e Francës dhe Presidente e EUNIC Cluster Pristina, Cecile Fisteberg, tha se projekti ka për qëllim koordinimin e aktiviteteve kulturore dhe forcimin e institucioneve qendrore e lokale.

Fisteberg: Iniciativa fillimisht është mbështetur nga pesë shtete anëtare të BE-së

“Iniciativa fillimisht është mbështetur nga pesë shtete anëtare të BE-së. Si Gjermania, Austria, Hungaria, Italia dhe Luksemburgu. Dhe akterët lokal, Kosova ka akterë modern përfitojnë nga … të krijuara nga nxjerrja e aktiviteteve  kryesohet nga Ambasada Franceze”, tha ajo.

Fisteberg mes tjerash ka theksuar se Kosova ka mundësi për zhvillime kulturore.

E Valon Ibraj kordinator në EUNIC, Cluster Pristina dhe atashe për kulturë në Ambasadën e Francës, tha se ky projekt synon mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Ibraj ka theksuar se që nga fillimi i Eunic Cluster Global në Prishtinë, janë organizuar disa aktivitete në bashkëpunimin me ambasadat e huaja në vend.

Ibraj: Strategji është mbrojtja dhe forcimi i trashëgimisë kulturore

“Një nga strategjitë për grupin Eunic Claster është mbrojtja dhe forcimi i trashëgimisë kulturore, vlerësimi i diversitetit gjuhësor, fuqizimi i akterëve dhe organizatave ekzistuese profesionale, organizatorë të festivaleve të përfshirë në përmirësimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, dhe veçanërisht rinisë dhe punësimin e tyre. Gjithashtu është edhe mbështetja në qendrat ekzistuese, informacionit të turizimit dhe organizatave që punojnë në fushën e trashëgimisë dhe kulturës”, tha ai.

Ai ka treguar se në kuadër të aktiviteteve që kanë organizuar kanë pasur trajnim të ciceronëve udhëzues. Ibraj ka folur edhe për grantin e fituar, organizim që do të mbahet në vitin 2022 në Prishtinë.

Ibraj: Kemi fituar një grant për manifestë në Prishtinë

“Sa i përket vitit 2020 kemi aplikuar për një projekt në Eunic Cluster Global në Bruksel, kemi aplikuar për një projekt ku e kemi fituar një grant është në mbështetje për manifestën në Prishtinë, i cili do të mbahen në vitin 2022 . Qëllimi i projektit është që të kemi trajnime kryesore të interesit dhe partnerët e manifestës për të përmirësuar kapacitetet e tyre në organizim të kësaj ngjarje kulturore që do të mbahet në vitin 2022. Ngjarje kjo e cila ndërlidhet drejtpërdrejt me turizimin kulturor, do të zgjas gjashtë muaj dhe shpresojmë të kemi sa më shumë turizëm”, ka shtuar ai.

Erëmirë Krasniqi nga Iniciativa për Histori Gojore tha se sfidë në vete është të flasësh për Kosovën e viteve të ’90, ku sipas saj, nuk ka shumë praktika të memorializimit. Sipas saj, ka qasje refuzuese ndaj trashëgimisë kulturore.

Krasniqi: Nuk jemi ende në pozicion që të pajtohemi me të kaluarën tonë

“ Nuk jemi ende në pozicion që me u pajtu me të kaluarën tonë, për shkak të kësaj edhe nivelet historike ne i injorojmë edhe ka qenë shumë vështirë edhe me fol për një histori si ajo socialiste që është shumë problem me fol sot. Së pari ndërtesat të gjithat janë shpërfytyruar, nuk mundesh me fol për arkitekturë modern të Prishtinës, sepse ajo nuk është e dukshme më”, tha ajo.

Përgjegjësja për turizëm në Komunën e Prishtinës, Lindita Cervadiku-Dibra tha se në kioskun informativ të vendosur në qendër të Prishtinës,  turistët mund të informohen përmes hartës për lokacionet në vend.

Cervadiku-Dibra: Janë dy mijë turistë prej gushtit deri në dhjetor 

“Numri i turistëve në komunën e Prishtinës lëviz sipas stinëve. Gjatë dimrit ka mjaft pak turistë, ndërsa verës fluksi i tyre është mjaft i madh. Në kiosk afrohen, gjysma e turistëve që qarkullojnë në Prishtinë. Sepse nuk janë gjithë ata që ofrohen në kiosk, është vetëm gjysma e numrit sa e shoh unë. Prej gushtit deri në fund të vitit janë 2,000 turistë që janë afruar në kioskun informativ turistik. Ndërsa periudha një vjeçare, gusht-gusht ka qenë 1500 turistë”, u shpreh ajo.

E vetëm gjatë verës ajo tha se janë rreth treqind turistë që kanë kërkuar informacione në kioskun informativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat