Nuk jam vullkan poezie

Kultura

Nuk jam vullkan poezie

Nga: Jan Kosova Më: 29 janar 2020 Në ora: 22:43
Jan Kosova

 

Dhe do pushoja të shkruaja të paktën dy javë
Kujtimeve do të udhëtoja me zemër të thyer
Sikur një vullkan i fjetur që më nuk hedh llavë
Dhe ëndrron një ditë, prap për të shpërthyer

Do pushoja të shkruaja ndoshta edhe një muaj
E në shpirt t'i mblidhja ëndrrat, mu aty në mes
Ëndrrat për bjeshkët e bekuara,për të cilat vuaj
Ëndrrat e mia që nuk do shuhen deri sa të vdes

Do pushoja të shkruaja ndoshta për dhjetë vite
Dhe në shpirt t'i mblidhja, lutjet për Dardaninë
Malli për të rritet, sikur të na ndajnë vite drite
Shpirti im larg saj kurrë nuk do gjejë qetësinë

Do pushoja të shkruaja ndoshta edhe një jetë
Si thahen lumenjtë, shteron edhe e fundit gurrë
Po edhe nëse thahet, shteron oqeani i shkretë
Dashuria për ty nuk thahet e nuk shteron kurrë

Dhe nëse pushoj të shkruaj vargjet e dashurisë
Edhe nëse vullkani i fundit në këtë botë u shua
Nuk shuhet dashuria, bukuroshja e Dardanisë
E unë nuk jam vullkan poezie,unë vëtëm të dua

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat