Ndoshta...

Kultura

Ndoshta...

Nga: Zymer Mehani Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 08:01
Zymer Mehani

Ndoshta ka ardhur koha
Kur duhet fshehur dashurinë
E ta mbathim e veshim

Me lecka zbatharakësh

Ndoshta koha ka ardhur
Kur duhet fshehur dhe besnikërinë
E ta ruajmë e mbrojmë

Prej të pabesësh e matrapazësh

Koha ndoshta ka ardhur
Kur duhet thënë zëshëm e vërteta
E ta ruajmë prej të ligjsh

Se na dënon jeta

Ka ardhur ndoshta koha
Kur dhe poezia është një padrejtësi
Sepse e thotë një të vërtetë

Që s'na pëlqen mua, këtij e atij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat