Jemi shqiptarë - Bota Sot
Jemi shqiptarë

Kultura

Jemi shqiptarë

Nga: Fatmir Lohja Më: 1 prill 2020 Në ora: 07:50
Fatmir Lohja

Nusen e gjej shend e verë. Mbi tavolinë shoh një kuti .

Përpara se të hapësh kutinë,lexo këtë letër, që ta ka dërguar djali i axhës nga Amerika!- më urdhëron nusja me ton.

E hapa me nxitim. Nisa të lexoj:

I dashuri Ilir.

Letërprurësin, zotin Rrahim, e kam komshi të mirë, këtu në Amerikë. Eshtë adhurus i letërsisë tënde. Te gjitha librat,që më ke derguar,t’i ka lexuar me shumë kënaqësi. I kam folur gjatë për ty. Më ka thënë disa herë, kur të takoheni , do të bëjë një dhuratë surprizë. Këtu në Amerikë nuk e mbajmë për kavaljer të madh, prandaj mos u preh shumë. Ma prit mirë! E kam këshilluar , të mos të shqetësojë me pyetjet të shumta. Të lutëm, edhi ti mos ia prej drutë shkurt ,si qafuc qe je!

Me mall Petriti.

Me emocionet,dhe me humorin, që më riktheu letra e shkurtër, hapa kutinë me nxitim. U befasova çfarë pashë brënda. Dhuratë më të; bukur; gëzueshme; shtrejtë;…. nuk kam marrë në gjashtëdhjtë vitet e jetës sime. M’u mbushën sytë me lot gëzimi. Në kuti gjendeshin seria e veprava të humoristit botërore Mark Tuen.

Pse po gëzohesh si fëmija? Libra të ka sjellë! A ke pak në shtëpi?- më thumbon nusja papritmas.

Kam e do të kemë libra gjithnji. Kjo seri ka vend të veçantë në bibliotekën time. Ti e di mirë,se më pelqen letërsia humoristike. Mark Tueni, për mua, është kryemjeshtri i humorit në te gjitha format e prozës,dhe u drejtohet të gjitha grupmoshave.

Meqë po kishte nge , nisi nusja të rrëfejë. Për herë të fundit, na paska folur në telefon me Petritin, pak çaste më përpara, se të hyja në shtëpi.Na doli se qe një lojë, që zoti Rrahim, me të birin,që e prezantoi si shoqërues,me mikun e vjetër Gimin, dhe gruan time, e organizoi ,për të më njohur në origjinalitet.

Na nderove zoti Ilir!- vazhdonte nusja të më ngacmonte .Më ke befasuar! Si asnjëherë më përpara , nuk more flakë si kashta e grurit,kur pyetjet nuk i pëlqejnë zotërisë tënde!

Pse paske qenë në valle, gatuave aq mirë, pa bërë llafe e shamat,- e sulmoj , për të më lënë rehat në gëzimin tim.

Me marsh pleshtat! Kështu gatuaj gjithnji,- më përgjigjet turivarur.

Eja në dhomën e gjumit,se kam për t’i marrë të gjitha,- dhe dola nga guzhina, duke qeshur me shpirtë.

Atë natë gezimi, u mora me sistemimin e dhuratës në bibliotekë.Du herë u nderrova vendin dhe renditjen.Tom Sejerin e lashë mbi komodinë.Mosha bën të veten. Ta rikujton fëmijërinë me shumë ëmbëlsi.Nuk më pëlqen, që koha disa gjëra i merr për mbrapsht.Per mua ,nuk është mirë, që rinia sot më shumë njeh Kristiano Ronaldon, se Mark Tuenin.

Përpara se të shkoja në darkë, takova Gim kulimin. Kinse i merzitur, I kërkova llogari për lojën e bërë. Meqë më njeh me dhëmbe, e dhëmballë, nuk e vuri ujin në zjarr aspak. Qeshte me zë,për broçkullat që nxirrja unë.Pse nuk më eci,u çela në fytyrë.Zoti Rrahim na priti në derë të restoranit me shumë respekt.U çlirua bukurmirë kur na pa në formë.

Tavolina që rezervuar në një kthinë të rehatshme. Rreth sajë kishte shumë karrige,për një bisedë intime.Të birin nuk po ma zinin sytë.Pa zënë vend e falenderova zotin Rrahim për dhuratën e çmuar.U mundua të më tregojë se nuk ka shpenzuar para shumë për t’i blerë.Si kudo,edhe në Amerikë, rinia nuk po ka deshirë të blejë libra klasik.Nuk e di se si u shpreha,por u gëzova shumë,kur zoti Rrahim e mori mesazhin,se dhuratë më të çmuar për mua nuk ka .

Nuk vonoi shumë, i biri afrohet me tre gra. Dy i njihja mirë,se njëra qe nusja ime,e tjetra nusja e Gimit.Na doli, se e treta qe Lulja, nusja e zotit Rrahim. U përqendrova të mos ngutem,se m’u mbush mendja ,përsëri qe organizuar ndonjë lojë.

Siç e kemi ne shqiptarët, aspak emancipuese, në tavolinë gratë zunë njerin cep, ndërsa në burrat në cepin tjetër. Ne mes,si ndërlidhës,qendronte djali I zotit Rrahim, Albani. Ai ishte i vetmi fatli, që mund të merrte pjesë, me të drejta të barabarta, në bisedat e dy krahëve.

Hoteli qe me pesë yje.Shkëlqente nga pastertia dhe ndriçimi. Lugët, pirujt,thikat, qene të argjenduara. Gotat, me madhësi te ndryshme, ishin prej kristali.Llampat inkadishente,e luminishete, ndriçonin nga lart, e nga poshtë. Në ambientet luksoz nuk ndjehem mirë.Edhe ajri qe i kondisionuar. Sa prekje diçka dëgjohej zhurmë. Tingujt e argjendit, të kristalit ,të porcelanit Kinez, një poet mund t’I krahasojë me cicerimat e zogjve në pyllë. Nuk mund ta kundërshtoj,por për mua ka diçka që nuk shkon. Një orkestër, me instrumetinstë virtuoz, po nuk shkuan pas shkopit të dirigjentit, jo që nuk marrin duartrokitje, por nuk janë te zot as të ndalin spektatorët ,që leshojne sallën nga lemeria e zhurmave në skenë.Tingujt, sado të bukur të jenë,për veshin tim ,po nuk qenë në harmoni, me shqetësojnë shumë.Ndënjet tradicionale nuk kanë nevojë për salltanete.

Me provimin e mezeve, dhe pijeve të shijshme ,u larguan edhe emocionet frenetike. Zoti Rrahim e zgjati pak,se kërkonte të më mbushte mendjen se Petriti,larg në Amerikë, më njeh shumë mirë!? Kur nuk durova më, i tregova se jemi rritur në një shtëpi të madhe.

Petriti më ka porositur disa herë, - qeshte zoti Rrahim.- Kur ti nuk i kthen përgjigje pyetjes se parë, tregon se nuk të pëlqen: ”Mos ia bëj dy herë, se nuk ia merr mendja askujt, se çfarë përgjigje të jep.” Kjo qe arsyeja që këmbëngulja me pyetjen për besimin fetar tëndin.

Nga testi më duket se u zhgënjyet?- i ndërpres gazin.

Për të folur , ç’është e verteta nuk e nxorre një tingull nga goja,por me mimikën e fytyrës tënde e mora mesazhin e qartë, për origjinalitetin e karakterit tënd ekspresiv. E shpreh haptazi se çfarë të pelqen,e çfarë të shqetëson.

E sot, çfarë keni kurdisur?- i bie ballazi.

Rri lirshëm se nuk kemi gjë me hile!- ndërhyn Gimi.

Me Mark Tuenin në krah, jam në gjendje të përballoj çdo furtunë e tramondanë!- dhe me atë gaz ngritëm një dolli për shëndetet tona.

M’u duk se gaboi Gimi ,kur hapi temën e nacionalizmit. Nga debati pasionant u përskuq vetë, por edhe zoti Rrahim u bë spec gogozhar. Albani shpëtoi, se u kthye nga gratë. Biseda e tyre qe e shtruar. Këmbenin eksperienca në kulirani. Mbeta si në gjëmba. Me burrat nuk doja të debetoja, ndërsa gratë nuk ma varnin . Më dukej se debati i tyre që në absurditet.Në një krah, lavderonin bashkëkombasit, me te gjitha virtytet që ka njerëzimi, ndërsa të gjithë vnerin e leshonin te komshitë. Të tilla arsyetime nuk e edukojne mirë rininë. Ata qe vetëlavderohen, dëgjuesi i përçmon si mburracakë, ndonëse e kanë një të mirë,se nuk përgojojnë askënd.

Të kacafytesh me vëllanë,se cili komshi është më i keq se tjetri ,besoj se nuk ka kuptim. Nuk ka dobi debate, për të krahasuar se cila është më e keqja. Fundi fundit,me të keqen po merresh .Krejtë më arsyeshme është të distancohesh nga e keqja .Të mos merresh me atë aspak. Sa kemi qënë të pushtuar,me komshitë kemi marrë edhe dhënë. Janë lidhur edhe krushqi.Kjo tregon se aty aty kemi qënë me sifate. Me largimin e turqve , për ambicje përsonale të mbrëtërve ,me keqdashje, futen rracizimin, nacionalizmin, si ideologji në mes komshimeve. Fatkeqësisht edhe sot llakallakat ende vazhdojnë të ashpra./Vazhdon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat