Djali i Kidnës Fodulle

Kultura

Djali i Kidnës Fodulle

Nga: Haki Koltraka Më: 14 maj 2020 Në ora: 11:58
Ilustrim

Rrenxi në Kryq Ujor

Lindi trima burrërorë

Këtu lindi Liman Gjoka

I ka sytë si shqiponja.

Fluturoi në brigje Drini

Si fajkoi në ditë gëzimi

Fluturoi maleve të Gramës

Me bekim të babës e nanës.

 

Ai në sy kishte shkëndia

E kish krah e gjithë vllaznia

Melhem e kishte miqësia

Gojëmjaltë e kish shoqnia.

 

Kishte vrullin si stuhi

Nga gjoksi i dilte zjarrmi

Donte malet me i përpi

Kërkonte horizont të ri.

 

Në Laç kreu ushtrinë

I shpejtë si vetetimë

Në Petrelë te Kalaja

Me Retin e zu sevdaja…

 

Në Sauk bleu tokë

Në shtëpi të ishte zot

I lindën dy djem petrita

Kujdesej për mbesa e nipa.

 

E provoi emigracionin

Jetës t’i ndërronte tonin

Ishte katërmbëdhjetëvjeçar

Nip Alberti guximtar.

 

Njëri pas tjetrit i mori nipat

Për jetën u ndezi dritat

Për të ardhmen u ngjalli shpresë

Të dilnin nga varfëri e zezë…

 

Kthehet vetë në Shqipëri

Të krijonte biznes të ri

Në Sauk ndodh gjëma e zezë

Karambolohet pa shpresë…

 

U përhap ky lajm kobi

Djalin e ri e mori Zoti

Ilmi Gjoka, o i imi vëlla

Në aksident unë jam vra…

 

Fëmijët e mi i ke amanet

Edhe nusen time Ret

Ty Fatime të doja si motër

Më mbaj fëmijët në votër.

 

Sa të rriten, të burrërohen

Hidh valle kur të martohen

Bashkë me Retin dorë për dorë

Besnike qëndroi në kurorë.

 

Vëlla Ilmi:-U jep muhabet miqësisë!

Se je i zoti i shtëpisë.

Ilmi Gjoka zemërgjanë

Çuditi botën të tanë.

 

Vëllait i mbajti amanetin

Edhe kur vetetimat shkrepnin

Edhe kur qiejt shkëlqenin

Edhe kur lulet çelnin…

 

Edhe kur plagët thernin

Kur kujtonin të ndjerin

Që prehet i qetë në lëndinë

në Rrenx ku kishte shtëpinë…

 

Kujtimin e tij e nderojmë me lule

Se ishte djalë i Kidnës fodulle

Më i miri djalë i asaj kulle

La dy djem porsi yje.

 

Tani djemtë janë burrëruar

Fatin e jetës kanë në duar

Në zemër kanë baba Limanin

Në krye vendi Ilmi xhanin…

 

Jeta rrjedh mot pas moti

Atë e kemi në dorë Zoti

Liman Gjoka u prefsh në paqe

Në lule parajse në ato bahçe.

 

Reti im si lule borë

Në krah të kisha meteor

Për të bukurën time Ret

Dheu i zi nuk më tret.

 

Bëj durim vëlla Hysen

O Perviz, ti vllau em…

Qëndro fort, vëlla Azem

Si kala dua t’u kem.

 

Në zabel çel dushku i ri

Në hije të lisit vij e rri

Shikoj Gramën, shikoj Dri

Shikoj gjithë atë vllazni…

 

Unë aty kujtoj Tiranën

Këtu kam babën e nanën

Nga Tirana në Kryq Ujor

Shoh veç krushq e dasmorë…

 

E shoh Dibrën, fushën e gjërë

E shoh Kidnën me të tërë

I shoh shpatën dhe allatinë

I shoh guximin, mençurinë.

 

Dibra paska një zakon

Me punë djalin edukon

Që t’i ndiejë jetës lezetin

Në bahçe ta kthejë shkrepin…

 

Liman Gjoka, djalë me nure

Djalë i Kidnës fodulle

Prehu i qetë në lëndinë

Lule mali aty mbijnë…

 

Haki Koltraka Trojviogjli

Kidën Kryq ujor

Dibër diellore

Tiranë, më 27 prill 20120

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat