Të vdesësh i dehur....

Kultura

Të vdesësh i dehur....

Nga: Tahir Bezhani Më: 15 maj 2020 Në ora: 11:03
Tahir Bezhani

Ka kohë që mendohem

Ditën e natën shqetësohem

Kur më turren aq zjarrshëm sytë e tu

E në qenien time shprushin kujtime

Shikimet lënë vrima të hapura

Kullojnë lotët, përplasin ngrirjen e ashtit

Puthjet e një kohe  zjarr e shkrumb

Edhe tani ende ka  zjarr  nën hirin e fjetur

Në shtratin e bukurisë së paharruar

Në dukje i fikur, tymon e flet me mall

Si shikimet tua që  shpojnë prore

Si gacat e mbuluara që djegin shpirtin

Dëshirat rrinë në pritje gjithherë...

 

Eja, eja e puthëm, mos shiko e ndrojtur

Dehu ,dehu  fort

S’ka gjë më të bukur se vdekja i dehur

Po të takova viza vizë me vdekjen

Pa puthjen tënde nuk iki andej

O Khajam i shkretë

Si e pive gjithë atë verë në jetë

E mbete kurrë i pa vdekur?!...

Kur natën nuk flijnë mendimet

Pas lodhjes së ditës

Tretur rrugëve të mundimshme të jetës

Prita i gëzuar  natën që vjen me heshtjen

Me  flladin e shlodhjes mashtruese, pushim bebëzave

Qeshjet e natën  janë gaz i ditës së iku

Në shtratin tim  shpesh jam trembur në ëndrra

Krismat të lehta binin  në derën e çarë, pa rezë

Hije njerëzish  pa trajta, zgërdhiheshin

Donin dhunshëm të merrnin  thesarë  të fshehur

Pa bërë aspak luftë me shpirtin kryeneç

Të padorëzuarin e mendimeve të mia

Që kishte kallë pesë gishtërinjtë e dorës

Për të dhënë dritë në dhomën time

Nuk di kah iku nata, kah u tret e  paparë

Mbeta i uritur, nuk ia thashë dy-tre fjalë

Sillem vërdallë shtratit me dhimbjet që s’bëzajnë

Vetëm flaka e  gishtërinjtë bënë dritë

Në mungesë  të qirinjve të vjedhur

Sa më janë nxirë thonjtë e mishi  rrjedh lëng

A ka më bukur se të jetosh me vuajtjen e vuajtjes

Luftë   mes njerëzve për pasuri e karrige

A ka më fisnikëri, më thoni

Më thoni se ku ka?!....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat