Vetëm një çast

Kultura

Vetëm një çast

Nga: Jan Kosova Më: 18 maj 2020 Në ora: 11:52
Jan Kosova

E jetën duhet jetuar sa herë që jeta të jep rast
Një jetë pa brenga mund të ketë shumë rrallë
E më i bukur një çast dashurie, vëtëm një çast
Se sa një jetë e tërë sa për të thënë se je gjallë

E sa herë që jeta të jep rast, jetën duhet jetuar
Jetë pa brenga ndoshta ka, rrallë shumë rrallë
E më i bukur një çast, një moment i dashuruar
Se sa një jetë e tërë sa për të thënë se je gjallë

Dhe kur ta arrijmë ditën, jetën për ta vlerësuar
Nëse do përendia që jeta neve të na jep rast
Edhe nëse më nuk do flisja, do e kisha shkruar
Të kam dashur një jetë, çdo moment, çdo çast

Nëpër stuhi jete

Kaluam nëpër stuhi të jetës, mot me vranësira
Kaluam shtrëngatë,kaluam fortunë plot me shi
Kaluam verë pa shi, kaluam stinë me thatësira
E nuk u dorëzuam në rrugën e quajtur dashuri

Kaluam shumë vuajtje, të lehta dhe të vështira
E lumturi pa asnjë vuajtje as nuk mund të ketë
Bashkuam zemrat, brenga, ëndrra dhe dëshira
Dhe nuk u dorëzuam në rrugën e quajtur jetë

Jeta bëhet më e bukur kur zemrat dashurojnë
Kur zemrat tona hedhin vallen, një valle dyshe
Vranësirë e thatësirë dashurinë veç e forcojnë
Dhe nuk e di pse nesër do të ishte më ndryshe

Më prit afër Bunës

Dhe më prit skaj Bunës edhe këtë verë më prit
Atje ku malli i shpirtit tim gjithmonë u dërmua
Më përqafo dhe për asgjë mendjen mos e vrit
Më prit atje larg skaj Bunës,një përqafim e dua

Dhe më prit skaj Bunës më prit edhe këtë verë
Atje ku ky mallë i shpirtit tim gjithmonë u shua
Dhe mos e vrit ti mendjen për asgjë asnjëherë
Se unë të dua një jetë, pafundësisht ty të dua

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat