Dielli nuk baltoset

Kultura

Dielli nuk baltoset

Nga: Zymer Mehani Më: 24 maj 2020 Në ora: 08:25
Zymer Mehani

Në një kohë të pakohë

Dreqi e i biri

E pështynin diellin

Na e sterrosnin qiellin

S'pushonin me montime

E diferencime...

 

Profesor Fehmiu

Ndrinte si meteori

Çuditej okupatori

Dhe koloboratori

Çeliku s'këputet me dhëmb'

Profesorin gjë s' e trëmb

 

Për të thanë kolltukëxhinjtë

Edhe faqezinjtë

-Është pinjoll ballisti

Farë separatisti

Lozë irridentisti...

Kështu për të thanë titoistët

Edhe komunistët

Edhe sahanlëpirësit

Edhe zemërprishtit....

 

Lisi lartohej gjer te retë

Ne na mësonte qetë-qetë

-Ata që janë të shitur te fara e kuqe

Shëmbëllejnë në një pulë këlluqe

Deshtën a s'deshtën, zogjtë duhet t'i çelin...

Ata vëllanë e vrasin dhe përbijnë çfarë vjellin ...

 

Më kujtohen fjalët e Doktor Sadri Rexhepit....

Kur më thoshte mua:

-Ai që punon kundër miletit

Në fund të fundit do t'ia fusë vetit!...

Bashkëpunëtorët shqipfolës

Që mendonin serbisht

Nëse s'kishe, të ngjitnin një bisht...

Te autoritetet ta bënin me gisht....

E sot seç janë plakur, rrinë si qeni n' bisht....

 

Kur fliste Profesor Fehmiu

Ne e dëgjonim sy e vesh

-Kosovë je shqiptare, shqiptare do të jesh....

E sahanlëpirësit dhe spiunët e zi

Kërcëllonin dhëmbët t"hanin mua e ty

Por ngrohtësi atdhesie na dhuronte yni Profesor

Na ndrçonte mendjen porsi meteor.....

Meteori vetë-Luftëtar i vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat