Në një botë të mbrapshtë – ta çmosh virtytin

Kultura

Në një botë të mbrapshtë – ta çmosh virtytin

Nga: E. E. Cummings Më: 24 maj 2020 Në ora: 15:41
E. E. Cummings

M në një botë të mbrapshtë – ta çmosh virtytin
A në një botë të frikacake – të kesh kurajë
R në një botë të pabesë – të jesh i besës
I në një botë të luhatshme – të qëndrosh i patundur

A në një botë të vrazhdë – të tregosh mëshirë
N në një botë tendencioze – të veprosh me drejtësi
N në një botë të paturpshme – të jetosh fisnikërisht
E në një botë të urryer – të falesh

M në një botë të korruptuar – të jesh i ndershëm
O në një botë të pashpirt – të jesh i njerëzishëm
O në një botë vrastare – të krijosh
R në një botë të sëmurë – të jesh shëndosh e mirëE në një epokë të kurrkushit – të jesh dikushi.

Përktheu: Fadil Bajraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat