Vështrim special në kuadër 174 vjetorit të lindjes së rilindasit kombëtar Naim Frashëri

Kultura

Vështrim special në kuadër 174 vjetorit të lindjes së rilindasit kombëtar Naim Frashëri

Nga: Lekë Mrijaj Më: 25 maj 2020 Në ora: 21:12
Naim Frashëri

Një nder figurat qe radhitën skaj letërsisë sonë shqiptare të Rilindjes, është edhe figura madhore e Naim Frashërit, i cili me konkretisht e themi se radhitet krahas rilindasve të tjerë e që njihet si poet cicerues i gjuhës shqipe. Veprimtaria i tij është shumëdimensionale i cili si rilindas, mendjendritur, patriot, veprimtar, poet, atdhetar, pedagog njihet shumë mirë tek shqiptarët e emancipuar dhe Evropa përëndimore pikërisht tek ata qe e njohin dhe e studiojnë mirë letërsinë e historinë shqiptare e euroatlantike.

Njihet mirë si prozator, eseist e poet i shkelqyer sepse njohu fort mirë edhe poezinë e Evropës e të Lindjes madje ai, në memorien e tij zotëronte disa gjuhë, si: greqishten e vjetër e të re, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten. Njëkohësisht njohu jetën, zakonet, virtytet, aspiratat dhe doket e popullit të tij në përgjithësi.Mori pjesë nē lëvizjen çlirimtare, levizje e cila sjelli formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878, së cilës i printe vëllai i tij Abdyli, gjë qe fal mbeshtetjës së Naimit, edhe u shtri programi gjithëperfshirës i Levizjës edhe në jug të Shqipërisë.

Veq veprave tjera shkroi poemën me fundamentale (nga këndveshtrimi im) e cila titullohët: "Histori e Skënderbeut" -1898, e cila poemë, vertetë mbetët një lapidar i përjetshëm për popullin shqiptar. E them këtë sepse përmblodhi dhe shprehu me shpirt dhe me ndjenje të fuqishme: vizionin, idealin e parimin e tij për lirinë e Shqipërisë dhe futjen e saj në ombrellën e përparimit dhe emancipimit.Kjo vepër doli tamam në kohën kur historia lypsej të ndryshohej rrënjësisht pikërisht mu atherë edhe filloi kur thundra otomane mesjetare filloj të dridhej e qe kundrejt saj fillohej rreziku tjetër i copëtimit të vendit tonë nga poltikat e shteteve shovene aziatike-lindore...

Nē poemēn epike"Historia e Skënderbeut", Naimi ne vargjet e tij thêrret kushtrim tek shqiptarët që të marrin vetën në dorë dhe t'i dalin zot vendit të tyre në këto kushte, duke kryer me nder detyrën atdhetare pikërisht porosin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut për një Shqipëri të bashkuar dhe të lirë.

"Historia e Skënderbeut" e Naimit, u bë një nga veprat më të dashura gjatë Rilindjes, sepse i'u përgjigjej tamam aspiratave liridashëse që shperthenin në popull dhe qe është një vepër qe e themeloi në letërsinë tonë traditën e poezisë epike me përplot vlera kombëtare, artistike, letrare e kulturore. Është një poemë epike e përbërë prej 22 kapitujve-himneve e këngeve në vete.Ngjarjet në këtë poemë janë vargëzuar mrekullikisht taman në përshtatje të rrjedhës kohore historike e cila nis me marrjen peng të djemve të Gjon Kastriotit nga ana e sulltanit dhe që poema përfundon me vdekjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Vepra e tij ndertohet me personazhe të krijuara nga vetë Naimi, i cili në vargjet e tij e pershkruan kështu Skënderbeun, si një strateg e figurë legjendare me vlera të trimërisë, urtësisë, i të bukurës fizike si një diell qe rrezaton e ndiçon popullin e natyrën e saj arbërore.Naimi si shkrimtar i vyer dhe i dashur për shqiptarët në veprën e tij evokon shpirtin heroik e liridashës të shqiptarëve, traditat e unitetit dhe idealizmit e tyre të bashkimit kombëtar e që evokon pergjithësisht epokën dhe Gjergj Kastriotin-Skënderbeun vetëm e vetëm që ti jap frymëzim popullit të tij shqiptar për ti frymëzuar dhe për ti shtyer shqiptarët në udhën e frymës së lirë dhe të ndriçimit e rrezatimit të Shqipërisë. Një ide e veçantë e poemës, tepër aktuale në fund të fund shekullit të sundimit otoman, ishte ajo se liria fitohet pa trembje vetëm me anë të rebelimit e luftës së armatosur kundrejt pushtuesit turko otoman gjë qe e tërë poema e tij fund e krye e sintetizon këtë ide, por me një ndjenjë të veçantë spikat ajo në fjalët e Kamanit. Vlen të potencohet se fjala e Kamanit (një figurë historike e ndertuar shpirtërisht me pasion e dashuri nga vetë Naimi) është një himn apo lapidarë në kuvendin e burrave të mbledhur nga Gjon Kastrioti për unitetin, trimërinë dhe lirinë që tingëllonte si një kushtrim për ti rrëmbyer armët kudrejtë gjakatarit mesjetar otoman qe vepronin mbi pesë shekuj në trojet arbërore, pra, e bënë shqiptarin trim, tamam shtyllë të vendosur për të mbrojtur lirinë dhe nderin e atdheut kuptohët qoftë edhe për të sakrifikuar edhe jetën e tij për atdhe.Aty takojmë herë-herë, portretizime të ndryshme dhe tejët të goditura të personazheve, siç është sidomos ai i Kamanit (figurë historike) dhe një pasuri figurash stilistike, si epitete, krahasime etj.

Andaj po e themi edhe një herë se "Historia e Skënderbeut" e shkruar nga Naimi, mbetet përjetësisht një nga veprat më të rëndësishme të tij, që do të thotë se me të u mëkuan, frymëzuan dhe u rritën breza të tërë patriotësh, atdhetarësh e luftëtarësh nga botimi i tij deri nē ditēt e sotme e cila edhe do t'ju trashëgohët brezave si një vepër testament.

Tituj të veprave të Naim Frashërit:

Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885)

Shqipëria (1880, botuar më 1897)

Bagëti e Bujqësi [1], 1886

Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon)

Vjersha për mësonjtoret e para

E këndimit të çunavet këndonjëtoreja, (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare)

Histori të përgjithshme

Lulet e verës, 1890

Mësimet, (proza patriotike dhe të moralit)

Fjala flutarake, (vjersha) 1894

Historia e Skënderbeut, (poemë epike) 1898

Qerbelaja (poemë fetare)

Perëndia, 1890

Fjalët e Qiririt (publikuar për herë të parë në numrin e parë të revistës "Drita")
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat