Letra e Van Gogh dhe Gauguin në lidhje me vizitën në bordello, shitet për 210.000 euro

Kultura

Letra e Van Gogh dhe Gauguin në lidhje me vizitën në bordello, shitet për 210.000 euro

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 20:03
Letra e Van Gogh dhe Gauguin

Van Gogh dhe Paul Gauguin shkruan një letër "të pazakontë" ndërsa jetuan së bashku në fund të vitit 1888.

Letra, e nënshkruar nga artistët Vincent van Gogh dhe Paul Gauguin, dhe që përmbante detaje të vizitës së tyre në bordello, u shit në ankand për 210.600 euro. Letra u paraqit nga Fondacioni Vincent van Gogh në shtëpinë e ankandeve Druo në Paris të martën.

Artistët shkruan një letër piktorit francez Emile Bernard, në fund të vitit 1888. Në letër, artistët përshkruajnë se si është të jetosh dhe të punosh në qytetin francez të Arles. Van Gogh dhe Gauguin, të dy post-impresionistët me famë botërore, ishin të bindur se kishin filluar një "rilindje të madhe të artit", sipas letrës.

Artistët formuan vizionin e tyre në Arles, por pasi kaluan disa muaj së bashku, miqësia e tyre përfundoi keq dhe Gauguin u largua.

Si datë përmenden 1 dhe 2 nëntor, ndërsa letra u shkrua disa javë përpara se Van Gogh të pësonte një avari nervor dhe preu veshin e tij të majtë.

Artisti holandez kreu vetëvrasje në vitin 1890. Muzeu Van Gogh në Amsterdam, ku letra do të ekspozohet më vonë këtë vit, thotë se është e vetmja korrespodencë që kishte Van Gogh me një artist tjetër.

Muzeu e përshkroi letrën si "dokumenti më domethënës i shkruar nga Van Gogh dhe që ishte në pronësi private".

Shtëpia e ankandeve Druo thekson se letra është "e pazakontë" për shkak të asaj se sa të bindur ishin artistët se veprat e tyre do të çonin në një revolucion në art.

Van Gogh dhe Gauguin, ata theksojnë në shtëpinë e ankandeve, ishin "plotësisht të vetëdijshëm se arti i tyre shënon një pikë kthese dhe se vetëm gjeneratat e ardhshme do t'i kuptojnë ato".

Drejtoresha e Muzeut Van Gogh, Emily Gordenker, deklaroi se ishte "e kënaqur" që një "letër e tillë" e rëndësishme do të ekspozohej në muze.

Çfarë thotë letra?

Artistët shikojnë prapa qëndrimin e tyre në Arles, ku punuan së bashku në një apartament me qira në Shtëpinë e Verdhë.

"Dhe tani diçka që do t'ju interesojë - kemi shkuar në bordello disa herë, dhe me siguri do të shkojmë atje më shpesh për punë", shkruante Van Gogh në letrën që përmban katër faqe.

"Për momentin, Gauguin është duke punuar në një kanavacë rreth një nate në kafene, të cilën edhe unë e pikturova, por me karaktere që u takuam në bordello. Premton që të jetë një punë e bukur".

Edhe pse letra i drejtohet mikut të tyre, ajo gjithashtu përfaqëson një bisedë midis Van Gogh dhe Gauguin, i cili foli për përvojën e punës së bashku.

Në letër, Van Gogh e përshkroi Gauguin si "një qenie të pa korruptuar me instinktin e një bishe të egër".

"Me Gauguin, gjaku dhe seksi kanë përparësi ndaj ambicies," shtoi ai. "Por mjaft për këtë, ju e panë atë afër më mirë dhe më gjatë se unë, thjesht desha t'ju jepja përshtypjet e mia të para me disa fjalë."

Nga 9 tetor 2020, letra, së bashku me 40 dokumente të tjera, do të shfaqen në Muzeun Van Gogh në Amsterdam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat