Jeho o shpirti im jeho

Kultura

Jeho o shpirti im jeho

Nga: Sali Leka Më: 15 korrik 2020 Në ora: 10:23
Sali Leka

Shikoj disa njerëz të zymtuar të mërzitur.

Nuk dinë nga shkojnë e çfarë bëjnë nga sakëlldia.

As dinë si janë jehona e gëzimi, as krenaria.

O sa keq edhe për vetveten janë pa vlerë e të neveritur.

A thua janë pa shpirt, si kanë lindur e si janë rritur?

A kanë zemër me damar e gjak, a janë me seder e merak?

A pinë çaj, qumësht e kajmak me çajnik e bardhak?

Apo thithin e përtypin blozak, ithtak e farmak.

Asjadisë e bisedojnë me ilmin e llogjikën e vet.

Apo rrokullisen me satan shejtanin oh medet.

A u jehon shpirti, a u krenohet zemra me iradin e lezet .

A kanë ndjenja gusto e dëshira me kënaqësi admirim e kimet.

Pse nuk pyesin sa te mira janë jehona e jeta.

Se vetë nuk e dinë sa të dobishme janë e drejta e vërteta.

Pse nuk vvlersojnë e nuk e shpërblejnë krenarinë e drejtësinë shembullore.

Por paguajnë e shpërblejnë gjurulldinë e batërdinë mizore.

Lavdërojnë e niklojnë kërdinë e zallamzhinë horror.

Nuk harmonizohen e nuk kulturohen me dashuri shpirtërore.

Por egërsohen e acarohen me ligësi e marrëzi antinjerëzore.

As nuk qeshin nga krenaria e nuk gëzohen nga e drejta e vërteta

Por ngecin nëpër skarrka, rrëzohen e coptohen nëpër rrjeta.

Krenaria e drejta e vërteta janë gëzim e harmoni.

Unë çdo sekond e minut gëzohem e krenohem.

Çdo ditë punoj me vullnet e papërtim.

Çdo natë shkruaj me aftësi e pandalim.

Këndoj e jehoj me admirim e kënaqësi.

Jeho o shpirti im jeho me betim e iradin.

Bashkë të dy o shpirti im me besim e obligim.

Jeto o shpirti im jeto me vitalizim e krenari.

Ti më ke vitalizuar e aftësuar o shpirti im.

Me ty o shpirti im me ty do të bëj mrekulli.

Me ty o shpirti im të ligat i kemi përballuar.

O sa shumë na kanë penguar o shpirti im .

Ata që  njerëzimin duan ta mbajnë të errësuar.

Ata që nuk dunë mirësi e harmoni as shkëlqim e mrekulli.

Edhe ata që nuk duan drejtësi të barabartë me çdo njeri.

Edhe ata që nuk kuptojnë as s’kanë kuptuar.

Se shkrimtari dhe poeti Sali Leka nuk është vetëm por dy.

Isha e jam me ty shpirti im në shekullin 20 e 21.

Do të jemi të dy me ty edhe në shekullin 22.

O sa shumë ngjarje dhe tregime janë për tu shkruar.

Lum o lum, o shpirti im!

O sa shumë  kujtime kemi përjetuar rreshtuar e shënuar.

Bashkë të dy o shpirti im.

Tregimet tona të mrekullushme jetësore të dobishme.

Edhe poezitë brilante, shembullore të mahnitshme .

Nuk i kanë botuar censorët e përsekutorët e shtrembëruar.

I kanë fshehur e vjedhur zuzarët e mizorët e kalbëzuar.

Disa nga këta përsekutorë maskarenjë e zuzarë të qelbëzuar.

Nuk jetojnë, por edhe ata që jetojnë janë sharlatanë të infektuar.

Mua më kanë urryer e më urrejnë pse unë jetoj.

Pse unë shkruaj e këndoj, krenohem e jehoj.

Disa mëkatarë mizorë banojnë në Tiranë, disa në Vlorë.

Mua më urrejnë pse lavdëroj vizionarët e guximtarët.

Pse unë demaskoj shtrembalarët, zuzarët e gënjeshtarët.

Unë i demaskoj se ata botojnë sajime, trillime e mashtrime.

Për të njollosur partinë socialiste të Edi Ramës.

Çdo ditë mbushin faqet e gazetave me gënjeshtra e spekullime.

Kurse për partinë komuniste të Enver Hoxhës e Ramiz Alisë.

Kanë shkruar e botuar lavdërime e ditirambe pompoze.

Kohën e Enverit e quajnë pa vrasje e pa krime.

Koha e Enverit koha e punësimit, e pasurimit të fshatarësisë .

Por këto publikime, artistike mediatike janë rraketike regresive.

Janë gënjeshtra narciziste, nihiliste, kaotike negative.

Të vërteta janë ngjarjet që unë po tregoj.

Koha e Envetit ishte koha e mizorizmit despotik.

I ardhur i uzurpuar nga ana e anës.

Shkretoj atdheun me vërtik si ujk i tërbuar vampirik.

Mbushi me trakte e pallavra çdo cep të Tiranës.

Pallavra dhe broçkulla skandaloze, monstruoze.

Në kohën e Enverit kishte 200 herë më shumë krime e vrasje .

Se sa tani në epokën demokratike, humanitare, ngadhnjimtare të Edi Ramës.

Se Enver Hoxha i varte në litarë Lajmëtarët e krimeve e vrasjeve.

Enver Hoxha i burgoste 25 vite mendimtarët e vizionarët e të drejtës.

Edhe poetët që ishin e janë kundër të ligave, masakrave e përplasjeve.

Edhe intelektualët e specialistët që aftësojnë thelbin e bërthamën e jetës.

E. Hoxha i keqtrajtonte i diskriminonte i përsekutonte i eleminonte.

Shkrimtarët që tregojnë e përhapin në publik të mirën e të vërtetën.

Kurse persekutorët zuzarë mizorë, sharlatanët e shtrembalarët.

E. Hoxha i favorizonte i privilegjonte i shpërblente i pasuronte.

Por Edi Rama nuk i shpërblen përsekutorët maskarenjtë, mizorët e gënjeshtarët.

Edi Rama uragani e tribuni i betuar i të drejtës e të vërtetës.

Edi Rama vital vigani i admiruar i të mirës e jetës.

Edi Rama strategu e guximtari i krenarisë i jehonës.

Edi Rama fisniku e humani i famës i lavdisë deri përtej Amazonës.

Edhe matanë Nordikut e Kaspikut të Azisë.

Edi Rama shembull e model jetik i harmonisë i lirisë i barazisë.

Harmonia liria e barazia janë premisa të forta për drejtësi e demokraci.

Janë faktorë pozitiv për zhvillimin e përparimin e njerëzimit.

Pa harmoni pa liri  e pa barazi nuk ka drejtësi as demokraci.

Nuk kishte as s’ka zhvillim as përparim për asnjë  njeri.

As në  lindje as në perëndim të diellit.

SHËNIM SPECIAL EKSKLUZIV SPECIFIK ME 7 VARGJE POETIKE

Sharlatanët, zuzarët, meskinistët, gënjeshtarët e shtrembalarët.

Bashkë me spekullantët kaotistët, monstruozët e mashtrimtarët.

20 gazeta e televizione në Tiranë i kanë instaluar.

Duke shpikur e trilluar Edi Ramën nga funksioni për ta rrëzuar.

Por jo kurr jo! Edi Ramën nga misioni nuk kanë për ta larguar .

Edhe sikur të angazhojnë 200 gazeta e televizione.

Edhe të inkuadrojnë 2000 taborre e bataljone.

 

Shënim special ekskluziv specifik me fragmente prozaike.

Enver Hoxha dhe Ramiz Alia kanë urdhëruar burgosjen 750 intelektulëve të kulturuar, specialistë të kualifikuar dhe 175 shkrimtarë, poetë dhe dramaturgë të talentuar të admiruar, midis të cilëve unë shkrimtari e poeti Sali Leka me shokët e mi Hasan Petrela, Fadil Paçrami, Kujtim Spahivogli, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Minush Jero, Piro Kuqi, Frederik Sokoli, Ibrahim Uruçi, Dhimitër Xhuvani, Ylber Merdani, Fatbardha Spahiu.

Enver Hoxha dhe Ramiz Alia kanë urdhëruar vrasjen 4500 djem dhe burra fisnikë demokratë të merituar.

Të tërë këta njerëz mendimtarë vizionarë të nderuar E. Hoxha dhe R. Alia I kishi njohur shumë mirë.

Mjerë ata  njerëz të drejtë, të mirë, të sinqertë, të arsimuar, të kulturuar që njiheshin me E. Hoxhën dhe R. Alinë.

Mjerë ata djem dhe burra vajza dhe gra që njihen sot me reziluckit, zgërdheckit, survejuckit dhe urikthit e E. Hoxhës dhe R. Alisë.

Unë fatmirësisht, jam njohur me komunstin Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Beqir Balluku, por nuk ishin komunistë tipik monstruozistë dhe vampiristë si E. Hoxha dhe R. Alia.

Them fatmirësisht, se unë përmallohem kur njihem me njerëzit e mirë dhe vitalizohem kur i kujtoj edhe kur ata i burgosin ose i vrasin.

Në krahët e mi kanë dhënë shpirt të masakruar shokë besnikë të admiruar, por nuk jam bërë pensimist paçka se në atë moment shumë jam përmalluar, edhe sot i kujtoj i nderoj sikur të ishin gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat