Si po stërkeqet gjuha dhe të shkruarit e gjuhës shqipe

Kultura

Si po stërkeqet gjuha dhe të shkruarit e gjuhës shqipe

Nga: Ragip Guraziu Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:20
Ragip Guraziu

Shqiptarët janë komb kryesisht i vendosur në Gadishullin Ballkanik: në Shqipëri, ku përbën rreth 83% të popullsisë, në Kosovë rreth 93% dhe në Maqedoni rreth 25%. Në numër më të vogël, shqiptarë ka në Serbi, Mal të Zi, Greqi, Itali, Turqi e Kroaci, si dhe në vende të ndryshme të mërgatës.

Flasin gjuhën shqipe, e cila i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane. Sipas fesë, krysisht janë myslimanë ose të krishterë (ortodoksë ose katolikë).

Ata flasin gjuhën shqipe dhe e kanë origjinën në territoret antike të Ilirisë dhe Epirit në Ballkanin perëndimor (Evropë). Shqiptarët janë rreth 13 milionë , megjithëse sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre jeton në Ballkan.

Ka komunitete historike shqiptarë në Itali (Arbëreshët), Greqi (Arvanitët), Mali i Zi, Ukrainë, Serbi, Turqi, Egjipt, Bullgari, Bosnja, Kroacia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, dhe më shumë kohët e fundit në Evropë në Austria, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia, Zvicra, dhe në Amerikë në Argjentina, Brazili, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Në shtetin e Maqedonise, po ashtu edhe shtetet përreth Shqiperise dhe Kosoves, si Serbia, Greqia, dhe Mali i Zi, janë munduar që ta zvogëlojne numrin e banorëve Shqiptarë, dhe shumë prej tyre janë asimiluar dhe identifikohen si Turq, Boshnjak apo kombesi të tjera.Shkaku i ndaljes së shkollimit në gjuhën Shqipe në shtetet përreth Kosoves dhe Shqipërise. Ne Maqedoni janë se paku 927,000 banorë Shqiptarë sipas një dhenie, dhe kjo do të thotë se numri me rreth 500,000 banorë në Maqedoni është genjeshter e madhe, kurse ne vitin 1981 janë regjistruar se paku 600,000 banore te etnis Shqiptare. Ne disa vende numri i Shqiptareve krejtesisht është shpallur mbi 15,000,000. Ne Turqi banojne se paku 1000,000 Shqiptare, po ashtu edhe ne Greqi, populli Arvanitas është mbi 2000,000 banore, dhe nuk kane asnje shkoll te fillore apo te mesme qe zhvillohen ne keto dy shtete për popullin Shqiptare (Arvanitasit). Po ashtu edhe ne Presheve, Bujanovc dhe Medvegje, qe janë pjese e Kosoves Lindore, ka banore me probleme te arsimit dhe te drejtave te tyre te barabarta, qe janë drejta njerëzore-Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“KUR NJERËZIT NUK KANË MËSUAR TË SHKRUAJNË GJUHËN E TYRE AMTARE kanë të meta kulturore. Përditë vërej shembuj të mungesës së plotë të kulturës në gjuhën e shkruar. Dhe më e keqe është gjendja në Kosovë. Shumë shqiptarë nga Kosova, në mungesë të vetëdijes ose të arsimit, shruajnë si flasin, dhe kjo bëhet e mjerueshme. Nuk është mjet komunikimi përveç brenda familjes dhe fisit! Unë nga ana ime kam të meta në gjuhën e përditshme. Shumë herë kur miqtë e mi nga Kosova flasin edhe pse po mundohem, nuk kuptoj gjë.. Të mos flasim për humorin në televizion…. dëshpëruese, jam si idiot! “ shkruan Ullmar Qvick dhe vazhdon “A mos është turp kur unë, i huaji, duhet të ju tregoj për problemet tuaja gjuhësore? 47 vite studimi prapë nuk më kanë dhënë aftësi për të folur lirisht, kam një gjuhë disi zyrtare, artificiale. Pra, kuptoj vështirësitë tuaja, por nuk pranoj dembelizmin tuaj gjuhësor! “ Fahri XHarra.

Që 47 vjet miku i shqiptarëve Zoti Ullmar Qvick është me gjuhën shqipe , “dhe më lehtë e kuptohet gjuhën letrare të viteve të 70- 80 nga mediumet pamore të kohës se sa sot “ ( mëndimi im ), dhe shton :” Besoj se shumica e shqiptarëve të Kosovës janë në rrugë të gabuar, duke nënvleftësuar gjuhën e njësuar. Dihet se kjo gjuhë ka të meta në disa aspekte, por u pranua, dhe kur u pranua duhet të zbatohet! “Në gjuhën e sotme të folur në Kosovë vërejmë si një qenie pa shtyllë vertebrale. Sikur zvarritet….

Po Nëna e jonë Shqipëri si qëndron me gjuhën shqipe ? Hiç më mirë se Kosova ; Bile edhe më keq !

E keqja më e madhe është se në Kosovë duke menduar se vetëm nga Shqipëria “rrjedhë mjalta “ gjuhësore ,po mundohen të`i përdorin të njëjta marina gjuhësore si në Shqipëri . Nga Tirana po vjen një shëmti , një përbindësh gjuhësor dhe se nëse kështu vazhdohet , librat e viteve 80 -ta do i lexojmë me “translater “

Ku mbeten rasat e gjuhës shqipe ? Shqipëri ne flasim shqip e jo turqisht, gjuhë e cila nuk ka as rasa e as gjini. Mos ia plotësoni dëshirën armikut.

Të mos harrojmë : Njohësi i veprës së Dh.Kamardës, francezi Eduard Shnaider (Pellazget dhe pasardhesit e tyre) mbasi bëri një përllogaritje të fjalëve-rrënja, pohon se « gjuha shqipe ka 785 të tilla, që e tejkalon tepër shumën e fjalëve rrënja të të gjithë gjuhëve të tjera, të vdekura dhe të gjalla. Dhe ky numër nuk është përfundimtar (…) Me 75 tinguj zanore, dhe 31 bashkëtingëllore të forta dhe 785 fjalë-rrënja, një gjuhë mund të arrijë në një shkallë përsosmërie të paparë ».- shkruan Fatbardha Demi ,Tek Zoti e pash vendin tim.

-….. e nxorra këtë përfundim që me të vërtetë duhet të jemi krenar që e flasim këtë gjuhë hyjnore dhe që i takojmë dhe je jemi pasardhësit e denjë e një populli të stërstërlashtë-pellazgëve. Nga kjo më lindi edhe ideja e këtij lloj shkrimi i cili e ka qëllimin që mohuesit dhe stërmohuesit e kombit ,gjuhës sonë dhe trashëgimisë sonë hyjnore më në fund tí bindë që të heshtin. Nga këto libra dhe libra të tjerë mund të shohim dhe të bindemi se pse kemi aq shumë mohues, edhe nga kombet tjera. Po pra, jemi trashëgimtarët e vetëm të gjallë të pellazgëve-ilirëve.“A kemi prova që të na bindin se gjuha e Pellazgëve ishte ajo gjuhë flitet set nga shqiptarët (Shkyptars). Po, përgjigje studjuesi , sigurisht që kemi dhe kemi prova që nuk mund të kontestohen . Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë e dijmë që nga gjuhet e vjetra e kemi vetëm pellazgishten e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotet, Thesalët, Thrakasit, Ilirët Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Sch) ( Fahri Xharra, Gjuha shqipe – gjuhë e perëndive ! )

Ne kishim burra të gjuhës , historisë dhe atdheut ?. Akademiku Mark Krasniqi ne vitin 1973 shkruante:“Gjuha e përbashkët letrare me të gjitha elementet përkatëse që përfshin ky kuptim, është një domosdoshmëri e çdo kombi sepse pa të ai nuk ka perspektivë as të zhvillimit kulturat as të ekzistencës si tërësi kombëtare. Gjuha e përbashkët është një nga karakteristikat kryesore të çdo kombi. Gjuha e përbashkët letrare është një element i fuqishëm lidhës sepse çimento e fortë që shtrëngon gurët e granitit të kompaktësisë kombëtare, është fuqia më madhe e kohezionit të një populli. Ajo ka një mision historik në zhvillimin e kombit në çdo aspekt dhe në çdo periudhë, ajo duhet të dalë nga gjiri i popullit. Gjuha letrare duhet të ushqehet vazhdimisht nga burimi i pashtershëm i thesarit popullorë, nga i cili rrjedhë e kumbon një begati e pashoqe e leksikut të kristaltë të tij. Fjalët e huaja nuk e pasurojnë gjuhen , përkundrazi ato ua zëne vendin fjalëve të gjuhes amtare dhe kështu gjuha e popullit varfërohet.”

Ku vete gjuha shqipe ? Vallë , a mos është diçka duke u përgatitur për të keq?“Si çdo popull edhe populli shqiptar ka një begati të madhe të kulturës materiale e shpirtërore, që përfshinë një vetvete elementare dhe karakteristika të krahinave të ndryshme.Kjo vlen edhe përsa i përket gjuhës së popullit. Dialektet format e të folurit, nuancat gjuhësore etj, nuk e varfërojnë gjuhen e një populli. Përkundrazi këto janë burime të ndryshme që derdhin ujin në një lumë të vetëm e të përbashket. Këto veçanti në gjuhen e përbashkët letrare luajnë atë rol të cilin e kanë kostumet e bukura popullore të krahinave të ndryshme në formimin e mozaikut piktoresk të veshjes sonë kombëtare.”

Atdheu nuk do mëshirë ! Gjuha e përbashkët e atdheut nuk do lëmoshë ! Por , ajo nuk duron shumë . është idhnake dhe nga mëria e moskujdesit tonë ajo zhduket ; dhe pastaj thonë që na ishte dikur një gjuhë shqipe .Si detyrë e domosdoshme dhe e përhershme shtrohet mbledhja e leksikut popullor në të gjitha krahinat e banuara nga shqiptarët e Gadishullit Ballkanik e gjetiu. Te gjitha këto duhet të gjejnë një vend në fjalorin e gjuhës shqipe : nga të gjitha viset duhet të merren temat shprehjet e elementet e tjera gjuhësore , të bëhet sistematizimi i tyre të studiohen dhe ti shfrytëzojnë gjuhëtarët e letraret në punimet e tyre.Me punën tonë të vetëdijshme e të rëndësishëm historik në kohezionin e kulturës dhe të vetëdijes kombëtare. F.XH..

Kongresi i Manastirit, 1908 viti i unifikimit të alfabetit të gjuhës shqipe

1.Gjergj Fishta 2.Midhat Frashëri 3.Luigj Gurakuqi 4.Gjergj Qiriazi 5. Ndre Mjeda 6.Grigor Cilka 7.Dhimitër Buda 8.Shahin Kolonja 9.Sotir Peçi 10.Bajo Topulli Source: Wikipedia, Kel Marubi

Fillon punimet ne nëntor të 1908 Kongresi i Manastirit, vendimi më i rëndësishëm i të cilit ishte miratimi i alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe, prandaj shpesh quhet edhe Kongresi i Alfabetit.

Më 14 Nëntor 1908 në Manastir u krijua alfabeti i njëhsuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit kurse

Kryetar i Komisionit për Alfabetin u bë Gjergj Fishta.

Rilindësit e shihnin mungesën e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe, jo vetëm si një problem gjuhësor e kulturor, por edhe si një çështje politike që pengonte bashkimin e shqiptarëve.

Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe antarë të tjerë: Ndre Mjeda, Hilë Mosi, Thoma Avrami, Nyzhet Vrioni, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Sotir Peci, Gjergj Qiriazi, Mihal Grameno, Zenel Glina, Leonidha Naçi, Simon Shuteriqi, Dhimitër Buda, Aziz Starova, Adam Shkaba, Mati Logoreci, Rrok Berisha, Shefqet Frashëri, Nikollë Kaçorri, Refik Toptani, Hafëz Ibrahimi, Emin Bej Shkupi, Rauf Bej Gjirokastra, Selahedin Bej Manastiri etj.

Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.

Kërkesa e kombëtaristëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin. Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njëhsuar shqipe.

Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.

Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit.

Ku janë kreret akademik të Kosovës,që disa here kanë dalë me propozime se do mbahet një Kngres kombëtarë shqiptar, me gjithë ata akademik,albanalog,historian etj kombëtare të bashkohen e ta pastrojmë gjuhën më të bukur kombëtare shqiptare ne te shkruarit,folur,kënduar etj....?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat