Kur të udhëheq minusi

Kultura

Kur të udhëheq minusi

Nga: Dibran Demaku Më: 12 gusht 2020 Në ora: 11:15
Dibran Demaku

Ngrit qeveri rrëzo qeveri
në kohë të keqe në kohë virusi
Kosovë me halle e mjera ti
kur të udhëheq lloj-lloj minusi

Minus në shpirt minus në dije
këtë vend dhe këtë popull e morën në qafë
bëmave të tyre askush s‘u bie në fije
dhe vetë zgjedhja e tyre ishte një gafë

Ngrit qeveri rrëzo qeveri
në kohë të keqe në kohë virusi
Kosovë me halle e mjera ti
kur të udhëheq lloj-lloj minusi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat