Pupza

Kultura

Pupza

Nga: Fatmir Lohja Më: 26 gusht 2020 Në ora: 07:49
Fatmir Lohja

Në një muzg verë, po flladiteshin te stolat e lulishtes së lagjës, Genci, Llania dhe Shpëtimi. Janë moshatarë. Herë pas herë takohen për të kujtuar rininë. Përpara tyre kaloi Pupza. Dashje, padashje, ua tërhoqi vëmëndjen bukuroshja, ishdeputete.

-Sa e paska lëshuar veten!- e nisi inxhinjer Genci.

- I ngrënsh pleshat, se prap e bukur është !- urdhëroi ushtaraku Llane.

- Mosha bën të veten.- e balancoi mjek, Shpëtimi.

- Pse u hap kaq shpejt ky emër për bukuroshen ?—pyeti me sinqeritet ushtaraku.

Shpëtimi tregoi mitin. Një herë një kohë, na ishte një vajzë shumë bukur. Përveç pamjes, shquhej edhe për ambicje të tejskajshme për jetën. Bukuria e saj mori dhenë. E kërkuan dy fisnike për t’u martuar. Nga që nuk e dinte se cili ishte më i pasur se tjetri, të dyve u dha fjalën për martesë. Në rrugë u takuan krushqit e dy palëve. Kur e morën vesh, se udhëtonin për të njëjten nuse, nga kapadaillëku nxorrën armët . Bukuroshja , gjatë kohës që ndiqte betejen,thonte herë pas herë :” Pu ,pu ,sa turp?” Në atë betejë nuk mbeti asnjëri krushk gjallë. Meqë mbeti pa burrë, e turpëruar, bukuroshja u tjetërsua në zog , që si cicërimë ka pu- pu. Këtë zog të bukur pogradecarët edhe sot e quajnë “Pupëz”.

Po me rastin konkret, çfarë lidhje ka kjo rrëfenjëz?- kërkoi sqarime Llania, me që kishim kohë.

Për ta sqaruar shokun, Genci rreshtoi faktet. Në kaza, sapo mbaroi gjimnazin një bukuroshe, deklaroi” Dua të martohem vetëm në kryeqytet!” Bukuria e saj jehoi deri në Tiranë.Turra-vrap shkoi për ta parë edhe bukuroshi i lagjes. U marros pas saj.” O e marr për nuse, o do të vdes!”, deklaroi djali njëzetepesë vjeçarë. Nuk pati vehtirësi për t’u lidhur krushqia. Djali qe edhe kryeqytetas , njëkohësisht edhe i biri i bisnesmenit të suksesshëm.U bënë dasma madhështore si në kaza, edhe në kryeqytet.

Nusja nga provinca në fillim u prezantua e butë, e ëmbël ,si qëngji manar. Më pas, nga dita në ditë, e nxirrte nga një kërkesë te re. Nuk pranoi të punonte më si shitëse, se deshironte të bëhej menaxhere. E bënë edhe menaxhere. I dolën veshtirësi teknike të shumta përpara. Kërkoi të vazhdonte fakultetin e ekonomisë. Gjatë kohës që lindi dy djemtë, i shoqi, si dhuratë, i solli diplomën e fakultetit ekonomik në shtëpi.

Pupza kur e pa sa lehtë mbaroi ekonomikun, kërkoi edhe diplomën e juridikut. Ia bleu marroku edhe këtë diplomë. Hunda e nuses, me dy diploma në xhep, nga dita në dite sa vinte e rritej. Me tëra këto dije, kërkoi të futej në politikë. Dhëndërri , thonë, se pagoi shumë Euro, për ta futur në listat zgjedhore të një partie të madhe politike. Si përfundim Pupza u bë deputete e nderuar.

Djemtë po rriteshin. Bisnesi i të shoqit po ecte mbarë. Pupza sa në një ekran, në ekranin tjetër televiziv , duke bërë deklarata ,se mendjen e ka vetëm për t’i sherbyer popullit shqiptarë. Një horr në parlament, që e lakmonte bukurinë e saj, i premtoi , se po ta ndante bashkëshortin, edhe ai do të ndante të shoqen, dhe do të martoheshin , për të kaluar një jetë të lumtur sëbashkë, si “intelektualë” .

Një ditë prej ditësh, Pupza i kërkoi bashkëshortit divorcin, me justifikim se kishin diferenca të mëdha kulturore. Burri me shkollë të mesme, e gruaja me dy fakultete, në dukje ,të bind, për diferencat kulturore. Në fillim dhëndërri u xhindos. Diku deklaroi se do ta vriste. U qetësua nga kërkesa e nuses, se i kërkoi vetëm shtëpinë e re . Dy djemtë t’i mmbante ai, sipas kërkesave të jaranit deputet.

Me të mbaruar gjygjet, dhëndëri ,me dy djemtë, u largua në emigracion. Pupza vazhdoi dashurinë e zjarrtë me deputetin, ndonëse ai nuk po e dante gruan e vet, sipas fjalës së dhënë. Në zgjedhjet e rallës, Pupza nuk u fut më në liste, sa ai që paguante ndodhej larg nga atdheu. Meqë nuk u rizgjodh, deputeti ashik, i çoi fjalë Pupzës , të mos e takonte më, se dashurinë e tyre e ka marrë vesh e shoqja. Më pas, në katër vitet, që merrte pagën e deputetes, e vuri në përdorim bukurinë trupore ,për të joshur kryetarët e partive. Organizoi edhe orgji, për bashkëshort nuk i pranoi asnjëri, nga frika ambicjeve të saja. Aktualisht, e papunë, edhe mosha bën të veten, në rrugë është dëgjuar duke folur me vete.” Pu- pu, sa turp!”

Llania u mpi, nga çfarë dëgjoi.

Po ju dy pse buzëqeshni? Kjo është tragjedi! - iu drejtua shokëve ushtaraku.

Pse tragjedi? Në këtë histori nuk ka as të vrarë, e as të plagosur fizikisht, përkundrazi ka aromë seksi bashkëkohorë, - ia kthen Genci.

Po shpirtërisht?

Ka qejfëprishje nga ambicjet, por jo tragjedi ,- u fut doktori, me zë të ulët .- E keqja nuk qendron te një rast. Shqetësimi i komunitetit duhet të jetë ruajtja e qelizës bazë të shoqërisë , familja. Eshtë marrëzi ta shkatërrosh për ambicje politike. Familja është institucioni ia parë shëndetësor, arsimor, ku bebia kërkon ndihmë nga më të rriturit. Prindërit , gjyshërit nëse ndodhën në shtëpi, janë mjekët , dhe arsimtarët e parë. Po mori rrugën e mbarë fëmija , më pas bëhet më lehtë rritja , si për familjen, edhe për shoqërinë .

Nuk e kuptoj. Pse ajo banon në lagjen tonë, kur nuk e do askush?- pyeti Llania.

Ku të shkojë?- i ndënji gati Genci.

Shet shtëpinë këtu, dhe blen diku , ku nuk e njeh askush,- e zgjidhi me të veten ushtaraku.

Shtëpinë as nuk mund ta shesë, a as nuk mund ta japë me qira,- ndërhyri inxhinjeri.

Pse?

Genci sqaroi ,se nga entuziazmi , Pupza , me që hoqi qafe aq lehtë bashkëshortin, pranoi, që në çertifikatën e pronësisë se shtëpisë,të jenë pronarë edhe dy djemtë e saj. Eshtë vjehrri, që e ka blerë shtëpinë, dhe ja dhuroi çiftit për të jetuar në vetë. Ai këmbënguli në gjykatë , që në pronësi të përfshiheshin nipërit. Djemtë nuk dihet se ku janë. Vjehrri e ka shtëpinë aty pranë. Për çdo veprim të kundraligjshëm, denoncon në organet kompetente.

Këto janë arsyet pse Pupza ka ngelur si peshku në zallë,- buzëqeshi në mbyllje inxhinjeri.

E si do të bëhet puna e saj?- I doli nga gjoksi pyetja Llanes.

Eh miku im I mirë. Ti qan hallin “ e kalorësit se i varen këmbët.”- dhe mjeku i ra me dorë lehtë shpatullave te ushtarakut , - Ndonëse në demokraci pak pyje kanë mbetur në Shqipëri, ka Pupzak që kanë ndërruar edhe gratë, edhe partitë. E po nuk u gjet në Shqipëri, do të gjendet ndonjë Pupzak në pyjet e shumtë të Europës plakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat