Kosovë, atdheu im!

Kultura

Kosovë, atdheu im!

Nga: Zymer Mehani Më: 19 shtator 2020 Në ora: 06:29
Zymer Mehani

U kruspullose
U përdhose
U dergje
U dogje
U bëre hi
U preve
U grive
U shkrumbove
Por dot s’u shove

Të nëpërkëmbën
Të damkosën
Të shtrinë
Të grinë
Të njollosën
Të gjakosën
Të përgjakën
Të përlloçën
Të ranë
Të shanë
Por dot s’të vranë

U mbrojte
Me gjak zemrash
Me duf çlirimtar
Me grushta
Me armë
Me thikë e hanxhar
Për Ty u falën jetëra
U ujite me gjak
U ruajte me mundim
Kosovë- atdheu im
Të duam pa mbarim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat