Për atdhe!...

Kultura

Për atdhe!...

Nga: Sami Arifi Më: 21 tetor 2020 Në ora: 19:42
Sami Arifi

O moj Shqipëri e mjera Shqipëri,

prap po mundohen t’shesin ca pari!

Duke mos pasur turp as nder,

po t’bëjnë monedhë sikur atëherë!...

 

Disa shqiptarë me gjak t’përzierë kaherë,

për interesa t’veta bëjnë me t’huaj nder!

Ca me grek, turq e me shkja,

e bëjnë Shqipërinë për t’u përça!...

 

Po, jo ore s’munden kurrë,

pasha atë gjak e atë flamur!...

Ka plotë shqiponja me gjak t’pastër si ari,

si kalon dot kurrë tradhtari!...

 

Më thuaj Shqipëri kush për ty bën be,

ato shqiponja që për ty kanë le!...

Ato janë t’shpërndara n’gjithë botën,

ku merrën vendime për ty japinë votën!...

 

Prandaj ju t’mjerë,

mos merrni vendime njëmendësie t’prerë!

Se ka për atdhe,

përplotë shqiponja që kanë le!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat