Sot 25 vjet me parë iku në amshim ikona e pajtimit të gjaqeve, plaku i urtë, prof. Anton Çetta

Kultura

Sot 25 vjet me parë iku në amshim ikona e pajtimit të gjaqeve, plaku i urtë, prof. Anton Çetta

Nga: Lekë Mrijaj Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 17:50
Ilustrim

Sot 25 vjet me parë apo me 3 nëntor të vitit 1995, iku në amshim ikona e pajtimit të gjaqeve si dhe njëri nga themeluesit të degës së folklorit shqiptar në Prishtinë e studiues i institucionit Albanalogjik, plaku i urtë, prof. Anton Çetta, Kryetar i Levizjës i Këshillit Kombëtar pë Pajtim të Gjaqeve, i cili s'bashku me shumë miq të tij intelektual të Institutit Albanologjik, klerik shqiptar të Kishës Katolike e Bashkësisë Islame si dhe rinin studentore kosovare ndermjetësuan në falje të gjakmarrjeve e ngatërresave të shqiptareve.

Ndaj me 2 shkurt 1990 në Lumbardh të Deçanit me në krye me prof. Anton Çetta edhe filloi nisma e një aksioni atdhetar e humanitar të faljeve të gjaqeve në Kosovë, mergatë e trevat tjera shqiptare, për ti dhënë një shtytje shumë të madhe zhdukjes së hasmërive, plagëve e ngatrresave të natyrave të ndryshme ndermjet shqiptarëve. Në atë kohë anembanë Kosovës e trojeve tona etnike në Rrafsh të Dukagjinit e Kosovës, organizoheshin tubime të tilla të fuqishme pajtimi në ç'rrenjosje të fenomenëve negative të gjakmarrjës e ngatërresave të përgjithshme në mes shqiptarëve.

Njëkohësisht një tubim i tillë pajtimi është organizuar edhe në zonën time në Lugut të Drinit, e cila është mbajtur të dielën e Pashkëve me 15 prill të vitit 1990, kur Kisha Katolike Shqiptare në Zllakuqan në krye me ish-famullitarin e Zllakuqanit, don Mark Sopin (ish-ipeshkëv i Dioçezës së Kosovës) e bashkëpuntorët e tij të përafërt të famullive të dekanatit të Pejës (Don Marjan Uka-Sheqeri, famullitar në kishë të Gllaviqicës, Don Franë Sopi, famullitar në kishë të Klinës, Don Pashk Dani, famullitar në kishë të Budisalcit, Don Lenc Sopi, famullitar në Kishë të Pejës, Don Lush Sopi, ish-kapelan në Kishë të Zllakuqanit tashmë famullitar i Kishës së Bistazhinit) e tërë kjo në kuadër të Këshillit Organizativ të pajtimit të gjaqeve në krye me prof. Anton Çetta e bashkpuntorët e tij i të të gjitha kategorive, intelektual të lart, profesor, student, krijues etj.

Në këtë tubim faljeje veç tjerëve morën pjesë edhe (krye)klerik të bashkësisë katolike shqiptare si mons. dr. don Lush Gjergji e të bashkësisë islame shqiptare, imam Rexhep Boja (ish-kryeimam i BIK-ut) e imami Xhevat Kryeziu etj., të cilët kanë organizuar ndermjetësuar në pajtimin e gjaqeve në oborrin e Kishës së "Shen Gjon Pagëzuesit" në Zllakuqan, ku nën ndermjetësimin e prof. dr. Anton Çettës, janë falë shumë e shumë gjaqe, plagë e ngatrresa të tjera nga Lugu i Drinit me rrethinë e zona e Dukagjinit dhe e Drenicës në përgjithësi.

Një veprim tjetër pajtimi për së dyti herë në Zllakuqan, është mbajtur edhe me datën 24 qershor 1990, pikërisht ditën e Pajtorit të famullisë "Shën Gjon Pagëzuesit" në Zllakuqan, në oborr të Kishës përsëri u organizua një manifestim tjetër i fuqishëm i pajtimeve të gjaqeve, ku merrnin pjesë dhjetëra mijëra pjesmarrës të kategorive të ndryshme nga të gjitha vëndet e Kosovës, në krye me plakun e urtë e karizmatik, prof. Anton Çeta e intelektual të tjerë nga të gjitha zonat shqiptare e mergata.

Vlen të potencohet se kryeplaku prof. Anton Çetta, me 1 maj 1999 ka arritur ti mbledhë mbi gjysmë milioni shqiptar në një tubim të pajtimeve të gjaqeve në atë kohë në Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit, ku janë falur me mijëra gjaqe, plagë e ngatrresa tjera të kategorive të ndryshme. Prof. Anton Çetfa mbetët një figurë poliedrike e emblematike i cili ka ushtruar dhe kryer një mision të fuqishëm kombëtar në ndermjetësimin e faleve të gjaqeve pikërisht permes këtij akti sublim edhe ia arriti ta bashkojë popullin shqiptar dhe të përgatisë popullin e tij për të drejtën e lirisë e luftë çlirimtare.

Ndaj vlen të potencohët se prof. dr. Anton Çetta dhe viti 1990 mbetën vit i faljeve e pajtimeve, vit i cili hyri në historin tonë të lavdishme mbarëkombëtare si një vit faljeje, uniteti, paqjeje dhe pajtimi të popullit shqiptar kudo që jeton, brenda trojeve të tyre etnike e mërgatë.

Ndryshe, për këtë vit jubilar në nismën e Forumit të Intelektualëve "Luigj Gurakuqi" Klinë, Kuvendi Komunal i Klinës-asambleistët në mënyrë unanime kanë miratuar një vendim (Nr. 01-060-28313 / 2020 datë: 1 tetor 2020) për vëndosjën e bustit të prof. Anton Çettës në qytetin e Klinës, bust i cili do të vëndosët në kuadër të jubilet të 100 vjetorit të lindjës, 30 vjetorit të faljeve të gjaqeve dhe 25 vjetorit të kalimit në amshim të prof. Anton Çettës.

Lavdi veprës lapidare të prof. Antonit, Kryetar i Levizjës i Këshillit Kombëtar për pajtimin e gjaqeve në Kosovë, mergatë e Trojet Tona Arbërore-Pushoftë në paqe!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat