'The Simpsons' e parashikuan! Ngjarja e fundit dhe ngjashmëria e madhe me filmin e animuar

Kultura

'The Simpsons' e parashikuan! Ngjarja e fundit dhe ngjashmëria e madhe me filmin e animuar

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 22:43
'The Simpsons'

"The Simpsons" ka parashikuar edhe një herë të ardhmen.

Fansat vunë re se një skenë në një episod të vitit 2014 kishte një ngjashmëri befasuese me realitetin e tanishëm, pasi Richard Branson u bashkua me provën e parë të ekuipazhit të avionit hapësinor të kompanisë Virgin Galatic, në fillim të kësaj jave.

Në skenën e vitit 2014, shikuesit shohin një version të animuar të Branson që fluturon në një anije kozmike, pamje të cilën fansat e krahasuan me atë që ndodhi në realitet. Skena në fjalë është nga një nga katër paraqitjet që Branson ka në sitcomin e animuar.

Branson themeloi Virgin Galatic në vitin 2004, me qëllimin e hapjes së fluturimeve hapësinore për turistët, prandaj, kishte edhe nga ata që mendonin se Simpsons nuk parashikuan ndonjë gjë të madhe, pasi ishte diçka që pritej të ndodhte në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat