Natë pa hënë-tregim

Kultura

Natë pa hënë-tregim

Nga: Dibran Demaku Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:07
Dibran Demaku

 

Ishte kthyr në shtëpi pas mesit të natës.Natës së errët dhe pa hënë.Në kthim e sipër i kishin ardhur edhe njëherë në mendje të gjitha ato që kishin ndodhur në errësirën e natës.Edhe ishte i gëzuar për krejt çfarë kishte ndodhur,duke i kujtuar në imtësi ato që kishin ndodhur.Në vetën e tij ndjente një kënaqësi për atë ndjenjë të përjetuar,por edhe një një dilemë se përse ajo i ishte dorëzuar në atë mënyrë!
Sa e sa herë ishin takuar bashkë dhe ishin puthur e përkëdhelur ëmbëlsisht,por ajo nuk e kishte lejuar asnjëherë që ai t‘i zbriste duartë e tij poshtë belit.Dhe kur ai e kishte pyetur se përse bënte atë veprim ajo si më grykë pushke ia kishte kthyer:-poshtë belit do të më prekësh vetëm në natën e dhëndërrisë.Dhe jo vetëm njëherë,por shumë herë,që nga njohja!
„Çfarë mund të ketë ndodhur që ajo të lëshonte pe?! Dhe jo vetem të lëshonte pe,por kënaqësinë e bashkimit të dy trupave e kishte përjetuar me një kënaqësi të veçantë.Dhe në atë drejtim ajo ishte treguar më e zonja se ai vetë.E kishte puthur e përqafuar me afsh dhe gjatë kryerjes së aktit kishte lëshuar zëra cicërues që në veshët e tij kishin hyrë si cicërima zogjësh apo kanarinash.
Veçse nata e zezë dhe pa hënë nuk i kishte dhënë mundësi që të ia shihte atë trup magjik.Në terrin e natës ai nuk kishte arritur të ia shihte as fytyrën,as flokët,as buzët,as “himalajet” e gjoksit,as…
Por,ç’rëndësi kishin këto,para asaj që kishte ndodhur?!Ajo i ishte dhënë me tërë çenjen e saj dhr kjo ishte më e rëndësishmja.Dilema se përse ajo këtë herë i ishte dhënë kaq lehtë,nuk kishte asnjë rëndësi dhe peshë.Mbase ai duhej t’a falenderonte natën e errët dhe pa hënë!Mbase terri i natës atë e kishte “nxerë” dhe ajo i ishte dhënë!

“Era e parfymit nuk ishte ajo me të cilën ishte mësuar ai,por edhe ky fakt i fiksuar në mendje kishte fluturuar dhe kishte ikur më shpejt seç kishte ardhur.
Atë mbrëmje nuk fjeti pothuajse fare.Vetëm nga mëngjesi e kishte pushtuar një gjumë i shkurtër.
Gjatë atij gjumi të shkurtër kishte ëndërruar të dashurën e tij tek po ia puthte buzët me buzët e saj mjaltë.
Ishte zgjuar nga shtrati dhe mendimi i parë që i kishte ardhur në mendje ishte ajo.Ëngjëllusha e ëndrravr të tij.
“Me çfarë ndjenje do të jetë zgjuar ajo vallë?A është zgjuar me ndjenjën e ëmbël se i është dhënë të dashurit të saj?!Domosdo do të jetë zgjuar me atë ndjenjë,sepse ndryshe nuk bën!-po e bindëtte vetën.
E kishte pushtuar një ndjenjë që të dashurën e tij ta takonte pa lënë kohë në mes.Dëshironte të mësonte nga ajo se si ndihej pas asaj nate të ëmbël dhe të bujshme njëkohësisht!…
Por,si ta lajmëronte atë për takimin.Tash ishte ditë me diell dhe ai s’i linte dot letër në vendin e caktuar?
Po si nuk i ishte kujtuar mbrëmë dhe t’i thonte për vendin dhe orën e takimit?!
Nuk i zihej vendi vend.Vendosi që të shkonte tek vendi ku i linte letrat të dashurës së tij,se mbase ajo do të dilte tek vendi!
Fshehurazi,duke u fshehur pas drunjëve të rrugës kishte arritur tek vendi.Aty nuk ishte askush,as e dashura e tij.Kishte lënë shpejt e shpejt një letër në vendin e caktuar dhe duke u fshehur pas drunjëve të rrugës kishte marrë rrugën e kthimit.
Dita e pritjes ishte mbyllur me një natë të kthjellët dhe me një hënë të plotë.Rezet e hënës ndriqonin gjirhçka dhe ai kishte frikë se mos e shihte dikush në rrugëtimin e tij të përherëshëm.Ai kishte arritur në vendin e caktuar duke u fshehur pas drunjëve të rrugës.
Ishte koha kur do të duhej të vinte edhe ajo,por ajo po vononte.Në ato momente të pritjes,të gjata sa vetë jeta,atij ju kujtua nëse ajo e kishte marrë letrën e lënë në vendin e caktuar.Letra nuk ishte aty, që do të thonte se ajo e kishte marrë.Veçse minutat po zgjateshin tërkuzë dhe ajo nuk po vinte se nuk po vinte…
I kishte dëgjuar hapat e saj të lehtë,nëpër rrugicën nga vinte zakonisht ajo.Nuk i pritej dhe doli nga vendi ku rrinte fshehur.Ajo vrapoi drejt tij dhe ai e priti në një përqafim të gjatë.i puthte flokët,sytë,buzët…
-Prit sa të fshihemi pas kurorave të pemëve,përndryshe do të na shohin nën rrezet e kësaj hëne e cila këtë natë e ka shndërruar në ditë?!
Ai e kishte kthyer shikmin prapa që të shihte se kush ishte i treti apo e treta,pasiqë nuk ishte mësuar me atë ngjyrë zëri.Por,të tretë nuk kishte,ishin vetëm ata të dy.
-Përse të është ndryshuar kështu zëri apo ke kënduar gjatë tërë ditës pas asaj që ndodhi natën e kaluar?
-Jo mua nuk më është ndrydhuar zëri,por se si po vjen në veshët e tu!-dhe bëri disa hapa para pa e kthyer kokën.
-Po kjo?!-sikur i bëri ai pyetje vetës.-Është e mundur që pas ndodhisë së mbrëmshme të ndryshojë edhe ngjyra e zërit?!
E kishte arritur.Ia kishte hedhur dorën në qafë siç bënte kur e puthte,Veçse këtë herë nuk e kishte puthur,por e kishte kthyer nga vetja.
Një ah i pakontrolluar i kishte dalur nga gjoksi.
-Po ti cila je?-e kishte pyetur me një zë që i dridhej çuditërisht.
-Jam ajo e mbrëmshmja,ajo që të fali dashuri dhe ëmbëlsi.Apo kaq shpejt e harrove ëmbëlsinë e mbrëmshme? Kështu jeni ju meshkujt:Bëni të pamundurën derisa ja arrini qëllimit dhe pastaj ikni vrik sikur nuk ka ndodhur asgjë?
-Si kështu.Njihemi ne?!
-Mbrëmë më njohe edhe shumë.Më njohe dhe i dhurove vetës ëmbëlsinë e kërkuar ndër vite?!
-Por unë e kam kërkuar ëmbëlsinë e jetës tek një tjetër dhe jo tek ty.
-Edhe këtë e di.Di edhe shumë gjëra pët ju të dy dhe dashurinë tuaj në letra,por kurrë të provuar?
-Kush ti ka thënë këto?!
-Letrat tua të dërguar me vite asaj.Letrat tua i kam lexuar gjithmonë.Dhe jam dashuruar marrëzisht në ty.Dhe meqë mbrëmë ishte aq errët sa nuk do të shihje edhe nëse ta vënin gishtin në sy,vendosa ta realizoja ëndrrën time.Dhe nuk pendohem aspak.Të them të drejtën ti ishe mjaft i zoti në seks?!
-Dhe ?!
-Dhe asgjë.Po pate dëshirë mund ta përserisim atë të mbrlmshmen!
-Mund të vijë ajo tjetra dhe në na zëjë “gafil” siç thuhet  popull.
-Nuk vjen ajo tjetra.Ka kohë që letrat në adresë të saj përfundojnë në duartë e mija.Ashtu siç në duartë e mija mbrëmë përfunfove edhe ti!
-Si kështu?! Unë e dua atë tjetrën?Dashuria…
-Dashuria është zbulim i të dëshpëruarve.Ata tërë jetën ëndërrojnë dhe shpresojnë se e kanë gjetur dashurinë e përrallave.Dashiria nuk është për ata.Dashuria është për ata që dinë ta jetojnë e përjetojnë?!
Pastaj askush nuk e di se çfarë ka ndodhur.Dëshmitare e ndodhisë mund të ishte hëna,por ajo nuk ka gojë që të flasi…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat