Mbretëresha e frymëzimeve hyjnore

Kultura

Mbretëresha e frymëzimeve hyjnore

Nga: Baki Ymeri Më: 2 janar 2022 Në ora: 06:42
Drita Nikoliqi Binaj

I vetmi mesazh që arrin në veshët e Zotit, është poezia. Poezia është testamenti i jetës dhe balsam i shpirtit. Drita Nikoliqi Binaj është mbretëresha e frymëzimeve hyjnore. Poezia është çelësi i universit, burim i bukurisë tokësore dhe i mrekullisë qiellore. Drita na impresionon  me retorikën e vargjeve të bukura dhe mbresëlënëse. Poetja refuzon me kokëfortësi banalitetin, agresivitetin, absurditetin dhe vulgaritetin. Përmes poezive të saj,  Drita vjen para nesh  gjithmonë e frymëzuar dhe e talentuar. Poezia është qendra e universit, kurse poeti është një dorë e Zotit që është shkruar në tokë. Poezia është një tempull i pavdekshëm. Poeti është profeti që hap dyert e qiellit. Në vargjet e Dritës defilon dashuria, energjia shpirtërore, besimi, sinqeriteti, melankolia dhe shpirtmirësia.

Drita Nikoliqi Binaj ka një aktivitet të pasur letrar, duke botuar disa vëllime origjinale, duke qenë prezente në disa antologji poetike, në disa revista letrare, duke e pasuruar me risi lirike botën letrare të diasporës shqiptare. Emri i saj është përmendur në vëllime bibliografike dhe vëllime të kritikës letrare. Ajo ka qenë e nderuar me mirënjohje, diploma dhe çmime. Është njëra nga poeteshat e vlerësuara nga lexuesit dhe admiruesit. Për vlerën e poezive të saj kanë shkruar disa nga krijuesit tanë më të njohur (Stavri Trako, Murat Gecaj, Namik Selmani etj.)

Librat e Dritës janë një univers magjik meditimesh, përjetimesh dhe refleksionesh me mesazhe lirike dhe estetike. Poezitë e saj janë të mbështjellura me velin e nusërisë. Në vargjet e saj ballafaqohemi me një burim frymëzimesh që vijnë nga një jetë e bujshme dhe imagjinatë e fuqishme.

Poezia është arti suprem që i tejkalon dhe përmban të gjitha artet. Poetët janë ëndërrimtarë që e masin thellësinë e lumit, duke ndërtuar mbi të ura, ura të qëndrueshme. Poetët janë gjuetarë të cilët me anijet e tyre  kalojnë nga njëra barkë në tjetrën. Poetët e mirëfilltë mund të komunikojnë edhe me perënditë. Poezia e Dritës na i përkujton livadhet me bar të kositur, një fushë bozhuresh  me borzilok dhe një njeri që ka lindur për dashuri. Poeti është shpirti i mirësisë, ndërsa dashuria e vërtetë banon vetëm në zemrat fisnike. Dashuria është ilaçi më i mirë, kurse poezia është një tempull. Fuqia e dashurisë është një ilaç i  mirë për shëndetin mendor dhe fizik.

Gjithmonë e talentuar dhe  e frymëzuar, Drita Nikoliqi Binaj na jep tekste këngësh lirike të ndjeshme dhe të thella. Ajo na dhuron rrëfime të bukura lirike, melankolike, sentimentale, të rrjedhshme, të ndjeshme, meditative dhe filozofike. Drita shkruan për përjetësinë, për heshtjen dhe zërin e heshtjes, për degët që heshtin, për fletën e parë në rrugën e harresës, për pragun e shndritjes, për dëshirën dhe dritën e dhuratës, për botën e ëndrrave, për dimensionet kozmike, për balsamin e dashurisë, për shpirtin dhe zemrën.

Poezia është dimensioni më i pastër që ka një qenie njerëzore. Drita Binaj shkruan për jetën me kujtime të trazuara: Në jetën time të trazuar/ me vështërsitë e jetës/ kam qënë gjithmonë / në lëvizje, në vrap. Në fluturim për mbijetesën, ajo thekson: Pengu im është se nuk u ngopa/ më më të dashurit e mi./ Me fisin... Drita shkruan për hënën e vetmuar në qiell, për jetën dhe për vdekjen, për dëshirat dhe për anatominë e dashurisë: Atje lartë/ e vetmuar isha/ por e sotmja/ e lëshoj poshtë/ të djeshmen që kisha.

Drita Nikoliqi Binaj është një qenie e hapur, e brishtë, besnike dhe fisnike. Për të akti poetik është pluhur yjesh, hapje horizontesh dhe aventurë shpirtërore. Autorja e vargjeve briliante aspiron të përfshijë kuptimin me hije platonike të dimensioneve kombëtare dhe universale: U bëra shkrumë e hi/ Pastaj u ngrita e fluturova/ si shqipe te shqiponjat]/ me shikimin e gjatë/ prapa më nuk shikova. Dashuria është ajo që e mban këtë tokë të lidhur me qiellin. Poezia është pasqyrë në të cilën shpirti reflekton bukurinë e vet.

Drita Nikoliqi Binaj është poetja që  lundron në detin e fjalëve. Ajo është simbol i hijeshisë, i vetëmohimit, i sakrificës dhe dashurisë. Drita vjen para nesh me ide, me ndjenja, me  stil dhe me elegancë. Përshtypja e parë që ju të mbetet pasi të keni deshifruar librat e mbretërimit të saj, është ajo e diversitetit dhe modernitetit. Poezia e saj shfaqet para nesh si një dritë hyjnore që sjell gëzim dhe bukuri. Ndjeshmëria e poetes vërehet duke reflektuar dritën dhe ëndrrat që zbresin nga qielli në tokë.

Poezitë e Dritës kanë erë dhe fllad, pëshpëritje dhe heshtje, ëndrrëra dhe zhgjëndrra. Ajo vjen si një dritë e bekuar me poezi të frymëzuara, të ndjeshme dhe të ndritshme. Poetja shkruan për jetën, për shpirtin, për kohën, për qilimin e jetës, për çastet e lumturisë. Fjala është e shenjtë. Nëpërmjet saj, Zoti e bëri botën. Me fjalë mund të ngushëlloni shpirtrat,  mund të jepni gëzim, por ato, nëse janë të çamatura, mund të na lëndojnë, mund të hapin plagë. Me fjalë, poeti mund të shprehë dashuri, mund të shprehë gjithçka që shpirti përpiqet për të dhënë kuptimin e jetës, të fisnikërisë dhe përjetësisë, me kujdes dhe respekt për perceptim dhe përkushtim.

Drita shkruan për jetën, për shpresat, për brengat, për kënaqësitë, për qiellin e dashurisë, për dashurinë e ëndërruar apo të vërtetë, për mënyrën se si dashuria depërton në jetën tonë, duke kërkuar një mënyrë të veçantë të jetesës, për të mënjanuar vetminë,  për të krijuar lumturinë. Poetja vjen para nesh përmes rrugës magjike të frymëzimit. Poeti ka potencial për të tërhequr lexuesit. Mirazhi i poezisë na jep jetë dhe fuqi, si çdo lloj arti. Drita adhuron perspektivën e fjalëve në kërkim të identitetit të saj krijues. Ajo rikrijon universin e saj si një pjesë e botës nëpërmjet artit. Sfera e fjalëve për të është bota. Nuk ka art të bukur pa dridhje, pa dhimbje, pa humbje, pa trishtim. Në atelienë letrare letrare të Zonjës Drita Nikoliqi Binaj, subjekti lirik është i pranishëm në momentet e lumturisë dhe përjetësisë. (Bukuresht, Janar 2021)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat