Jahe Fida –një emër që ndritë në vargje

Kultura

Jahe Fida –një emër që ndritë në vargje

Nga: Enver Sahiti Më: 9 qershor 2022 Në ora: 16:27
Jahe Fida

Jahe Fida- poet kritik dhe redaktor i shumë titujve dhe veprave letrare  u lind më 20 shkurt 1955 , në vendin Grevë -Peshkopi –Dibër, e tani me vendbanim në Tiranë.

Një paraqitje e shkurtër e jetës dhe aktivitetit te tijë deri më sot.

Arsimimin bazë , ate fillor e tetëvjeçar e ka kryer në vendlindje me rezultate te shkelqyera , arsimin e Mesëm të Përgjithshëm – Gjimnazin në Peshkopi dhe ate me rezultate te shkelqyera. Studimet e larta 1978 në Universitetin e Tiranës,në Fakultetin Ekonomik, ku merr titullin Ekonomist i specializuar për Ekonomi Politike –POLITEKONOM njëashtu me  rezultate te shkelqyera. Nga viti 1978 deri në vitin 1983 angazhohet në Ndermarrjen Ushqimore Peshkopi.më 7 shtator 1978,  ku ne këtë ndermarrje caktohet Kryetar i Degës së Planit. Gjat Periudhës kohore Shtator 1983 deri më Gusht 1996 vazhdon mënyrën profesionale në cilësinë e Pedagogut  në Universitetin Bujqësor të Tiranës (ish Ins.i Lartë Bujqësor). Periudha prej 1996 deri në vitin 2000 Jahe Fida punon Lektor në Shkollën Sindikaliste Shqiptare. Nga 2000- 2003 Kryetar i Njësisë Bashkiake nr.7 Tiranë.

Ka punua edhe ne aktivitete private për disa vite  2013-2016, si te Agjensia e Mbrojtjës së konsumatoerit –Tiranë . Nga shkurti i vitit 2020 pensionohet.  Jahe Fida gjat aktivitetit të tij të punës ka arritur edhe te specializohet në disa niveli si mbrenda dhe jasht vendit si psh: Studimet e thelluara posuniversitare, specializimi në Damask, dy specializime ne Venezia Itali. Ka mbi 40 artikuj periodik e shkencor. Zoterues i 3 gjuheve të huaja. Ka Mrojtur desertacionin  Kandidat i Shkencave deri në niveli  Katedre ( sot Dapartamenti). Botues i 10 librave nga të cilat 6 sosh në fushën profesionale, ndersa 4 janë në fushën e letersisë. Siç janë  Vëllime poetike me poezi si: “Një ëndërr e tjerrë në vite” , “Vargjet pikojnë mall”, “ Jeton Gona n’palë t’flamurit” si dhe e fundit “ Buzëmbrëmja”. 

Ka krijuar rreth 3800 poezi . Perveç kesajë poeti Fidaq ka edhe  3 doreshkriem  të cilat janë duke u procesua për pregaditje per botim  ku njërin nga doreshkriemt ia ka kushruar dëshmorëve të kombit dhe ngjarjet në Kosovë në peridhëne kohës së luftës dhe gjer me sot.

Jahe Fida perveçangazhimeve rreth përmbledhjes së punimev të tija ai i ka  edhe rreth 400 poezi të autorve të ndryshëm të cilat i ka redaktuar, njeashtu  edhe disa vellime poetike si dhe hartues i shumë teksteve të këngëve. Aktualisht këndohen mbi 30 këngë nga kengetarë të ndryshem me tekstet e bëra nga Jahe Fida.

Së shpejti priten të realizohen edhe disa kenge të tjera të cilat janë në proces te relizimit me këngëtar nga Shqiperia, Kosova , Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Me punen dhe aktivitetin e tij ai ka moderuar edhe shume e shumë programe letraro-poetike e sociale në disa radio. Pjesemarres ne disa emisione radioje dhe televizive , pjesemarres ne me se 40 antologji në Shqipëri dhe në Kosovë. Fida me letërsi është marrë që nga femijëria aty ne klasen e 5-të e nga aty e gjer më sot nuk iu eshte ndarë krjimtarisë letrare ku për të cilën e dëshmojnë veprat e tija dhe veprimtaria e bujshmee tij. Është fitues i disa çmimeve dhe vlerësimeve brënda dhe jashtë Shqipërisë. Së shpejti publikohen edhe disa këngë të tjera të cilat janë të perfunduara dhe se shpejti lansohen për publikun.

Jahë Fida është një personalitet i cili ku do që shkon krijon rrjete të forta bashkëpunimi sidomos  me Kosovën dhe me penat e ndritura kosovare .   Të gjitha veprat e tija gjinden jo vetëm në Bibliotekën Kombëtare  të Kosovës , por edhe në disa biblioteka të qyteteve kryesore të hapsirave shqiptare. Mund të themi lirisht që ato gjinden edhe mbi 70 shkollat  në Dardani-Kosovë ,si dhe në shumë  shumë biblioteka persobale  të miqëve të tij kosovar  veqanerisht njerëzve të penes .

Duhet evquar se keto libra qe gjinden neper biblioteka që u permenden dhe tek miqt e tijë të gjithat jane dhënë falas mu ashtu sikur dhe tekstet per kenget kushtuar dëshmorëve.

Ne presim edhe ne te ardhmen qe te kemi sa me shume permbledhje dhe aktivitete te tjera rreth krijimtarise eltrare duke I deshiruar shendet dhe njëherit edhe bashkepunime edhe me shume me krijuasit Kosovarë dhe me gjërë.

Shkruar nga Enver Sahiti 09 Qershor 2022. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat