Dashuri lirike, idilike dhe romantike

Kultura

Dashuri lirike, idilike dhe romantike

Nga: Baki Ymeri Më: 23 qershor 2022 Në ora: 19:03
Kopertina e librit

Vargjet më të bukura të Meritës i dedikohen përmallimit dhe zjarrit të dashurisë idilike dhe romantike. Lexuesi ka shansin të ndjejë dhe shijojë një poezi të bukur me imagjinatë të fuqishme.  Ajo na dhuron një koleksion stilistik me shprehje eksplozive që burojnë nga zemra. Herë pas here, Merita krijon një ndjeshmëri të lartë lirike me elemente astrologjike. Në spektrin e inspirimeve të saj vërejmë një vërshimë ndjenjash dhe fluturime ëndrrash në botën stelare. Poeti bëhet mbret kur fluturon nga realiteti në qiell. Merita është një mbretëreshë e re e lirikës së diasporës me frymëzime të fuqishme. I admirojmë vargjet e saj si një magji e bekuar ku ballafaqohemi me brigjet e mendimit e të natyrës shqiptare dhe të asaj amerikane.

Në vargjet e saj dëgjohet një zë i bukur që kumbon me jehona përqafimesh të ëmbla, me puthje të zjarrta dhe me mall dashurie. Kënga e bylbilit të pranverës jehon në vargjet e Meritës, si dhe zëri i zemrës dhe shpirti i florinjtë me ëndrra për një jetë të bukur e të lumtur. Merita Prenga  shkruan për buzëqeshjen si një ilaç i shpirtit: Sa shumë të lodh koha/ Dita e momenti/ Vitet e përmallimet,/ Dhimbjet dhe kujtimet,/ Vështirësitë e jetës,/ Askush s’të lexon në brendësi të shpirtit,/ Por me mirësi, me çdo hall e çdo brengë,/ Me buzëqeshje unë e mbyll ditën,/ Edhe e filloj mëngjesin,/ Buzëqeshja është ilaçi i shpirtit. Mund të thotë kush prej nesh se nuk ka prirje për poezi dhe ndjeshmëri të thellë, kjo zanë?

Hareja, gëzimi, kënga dhe muzika ishin veti e përditshme e dardanëve. Arti lind nga imagjinata ndërsa muzika dhe poezia janë kënaqësia e shpirtit. Thonë se leximi ushqen trurin, poezia shpreh shpirtin e njeriut, ndërsa letërsia shpreh shpirtin e kohës. Sytë janë pasqyra e shpirtit. Ato janë mjet i jashtëzakonshëm, për të depërtuar në shpirtin e zemërzanës shqiptare në Amerikë. Rrallëkush krijon vargje briliante dhe impresionuse si “Kënga e pranverës”: Në dritaren time/ Bukur lulët paskën çelë/ Nga jashtë bije borë,/ Ftohtësirë dhe acarë,/ Lulja si kurë tharrë/ Ç'është kështu vallë,/ Gati errdh pranvera,/ Po pres dhe lulet e tjera,/ Se si kanë me çëlë vallë,/ Me këtë borë dhe acar,/ Toka është e ngrirë,/ Lulet s'dalin dotë,/ Po i lutëm diellit ku je sot,/ Lëshoji rrezet e arta,/ Shkrije dëborën,/ Se lulet duan të dalin,/ Të japin bukuri aromë e nostalgji,/ Se po vjen pranvera/ Duam shumë lule të tjera…

Nuk të shërojnë ilaçet, sa të shërojnë fjalët. Fjalët e Meritës kanë shpirt. Shpirt i trazuar, shpirt i frymëzuar, shpirt i shtrenjtë dhe shpirt i shenjtë: Dëbra shkon e bën ftoftë e ngricë,/ Shpirti im i vrarë, sërisht të donë ty,/ Flokët e borës bien pa zhurrmë e ngadalë/ Shpirti im i butë edhe zemra plagë,/ Ty të kërkoj! Të dua pa asnjë mëkat,/ Si bora e veshë vendin me pëlhurën e e bardhë,/ Njashtu është zemra për ty e mbështjellur me plagë! (Porsi dëbora e bardhë). Poezia është testament i jetës, maqina për qepje fjalësh, barnatorja e sentimenteve letrare. Vargjet magjike të Merita Prengës shëmbëllejnë me një erë të këndshme që e përshkojnë dheun dhe atdheun. Ato janë uji, dielli dhe mendimi. Poeti është gjithmonë i etshëm për dashuri. Ka ndonjë forcë tjetër më magjike se sa forca e dashurisë: Ndryshojnë vitet nga vitet,/ Ndryshon pamja nga dita në ditë,/ Ndryshojnë orët me minutat,/ Ndryshon nata me ditën,/ Ndryshon jeta për një sekondë,/ Ndryshojnë buzëqeshja, sillet në lot,/ Shëndrrohet lumturia në mërzi,/ Shëndrrohet njeriu nga vetëvetja,/ Harron ku je e kush je? (Ku je e kush je?)

Artisti krijon për të çliruar shpirtin e tij. Krijimi është një pjesë e qenies së tij që shfaqet në mënyrë spontane, porsi uji që buron në zemër të zabelit, atje ku retë janë zemëruar, ku qielli qan dhe bota fle kur bie shi. Të gjitha poezitë e Meritës sprehin gjendjen e zemrës së saj në atë moment. Poezia është një pasqyrë që e bën të bukur atë që shtrembërohet. Ajo është një loja me fjalët, një mënyrë loje ku kontribuon krijimtaria, emocioni, ëndrra, ndjenjat. Para së gjithash, poezia është një interpretim i ndjenjave të mira. Ajo është  është një prozë e shkruar në vargje. Merita Prenga në vargjet e saj shpreh dhe sugjeron një ide, një emocion, një ndjenjë, një gjendje shpirtërore, tërheqëse për imazhet artistike, për fjalët me kuptim figurativ, që kanë nga pikëpamja formale, harmoni dhe ritëm. Poezia e saj është krijimi ritmik i së bukurës me fjalë: Dua ta pyes zemrën,/ Dua ta prek shpirtin,/ Të them jam me ty,/ E dua të jem më aty,/ Edhe pse është tjetër botë,/ Të pyes a më ke harrua,/ Të pyes a të ka marrë malli për mua,/ Apo vuan edhe ti si unë/ Se unë vazhdoj të të dua,/ S'mundem të të harroj/ Se ti ishe vetëm për mua,/ Dashuria ime,/ Jeta ime… (Mall).

Ka sa për sot! Pak e për merak. Për Meritën e rekomanduar nga Monda Hamitaj, njëra nga poeteshat më të frymëzuara të mërgatës sonë letrare në trojet e bekuara të Amerikës mike. (Bukuresht, Pranverë 20220

 

Poezi nga Merita Prenga

 

MALL

 

Doja të flisja me ty,

Si dikur,

Ashtu si të isha aty,

Ashtu si e ndjen zemra,

Të vogël e ngadalë,

Dua ta pyes zemrën,

Dua ta prek shpirtin,

Të them jam me ty,

E dua të jem më aty,

Edhe pse është tjetër botë,

Të pyes a më ke harrua,

Të pyes a të ka

Marrë malli për mua,

Apo vuan edhe ti si unë

Se unë vazhdoj të të dua,

S'mundem të të harroj

Se ti ishe vetëm për mua,

Dashuria ime,

Jeta ime,

Më thuaj o zemër,

Përse nuk kthen përgjigje,

Mos vallë flas me vetëveten,

A është mungesa jote,

Apo vetmia në këtë jetë,

Apo malli që po më vret!

 

BUZËQESHJA ËSHTË ILAÇ I SHPIRTIT

 

Sa shumë të lodh koha

Dita e momenti

Vitet e përmallimet,

Dhimbjet dhe kujtimet,

Vështirësitë e jetës,

Askush s’të lexon në brendësi të shpirtit,

Por me mirësi, me çdo hall e çdo brengë,

Me buzëqeshje unë e mbyll ditën,

Edhe e filloj mëngjesin,

Buzëqeshja është ilaçi i shpirtit.

 

KËNGA E MIRËSISË

 

Sinqeriteti te njerëzit është mirësi,

Mirësija është dashamirësi,

Dashamirësia është lumturi.

Lumturia është vullnet,

Vullneti është guxim,

Guximi është fuqia shpirtërore,

Shpirti është jeta e njeriut

Njeriu të fal dashuri e buzëqeshje,

Buzëqesh me shpirt e dhuroje atë pa frikë,

Se frika e zemërimi s’duhet të jenë pjesë e njeriut,

Njeriu duhet të falë dashuri e jo urrejtje,

Urrejtja te njerëzit është mëkatë,

Mëkati e urrejtja vrasin zemrën e gjithëkujt,

Lum kush është njeri e logjikon si të jetë më mirë,

Sepse e mira nuk ka fund,

Veç me mirësi ja arrin çdo fund,

E fundit buzëqeshja then çdo kufi,

Ndaj buzëqesh ti, o njeri!

 

PORSI BORA E BARDHË

 

Si bora që ngjallet në degët e pemës

Te unë ngelën brengat e zemrës,

Si bora e bardhë si shkrihet ngadalë,

Me shpirtin tim të vrarë,

Si bora e bardhë e grirë si kristal,

Më lë të vëtëm në mëshirën e fatit,

Dëbora u shkri e na u bë ujë,

Bashkë me lotët e mi rrëshqitën e u bënë lumë,

Dëbra shkon e bën ftoftë e ngricë,

Shpirti im i vrarë, sërisht të donë ty,

Flokët e borës bien pa zhurëm e ngadalë

Shpirti im i butë edhe zemra plagë,

Ty të kërkoj! Të dua pa asnjë mëkat,

Si bora e veshë vendin me pëlhurën e e bardhë,

Njashtu është zemra për ty e mbështjellur me plagë!

 

KURRË NUK MUND TË TË HARROJ

 

Nuk mjaftojnë fletët e librit

Nuk mjaftojnë shkronjat

Nuk mjaftojnë fjalët e shkruara,

S’kam fjalë e s’kam mendime,

Se nuk i ushqen zemra ime,

Se jam e vrarë e zemrën plagë,

Sa shumë të dështa ,

Tash më lë mall,

Një foto në murë,

E do lot në sy,

Kujtime që më lëndojnë,

E nuk gjen shpëtim kjo zemra ime,

Të dua dhe s’të harroj,

Malli më mbyt e s’të harroj ty,

Do vijë dita dhe njerëzi me u taku,

S’do na dalin  flëtët histori më shkru,

Por në zemër do të të mbaj

Kurrë nuk mundem me të harru!

 

KËNGA E PRANVERËS

 

Në dritaren time

Bukur lulet paskën çelë

Nga jashtë bije borë,

Ftohtësirë dhe acarë,

Lulja si kurë tharrë

Ç'është kështu vallë,

Gati errdh pranvera,

Po pres dhe lulet e tjera,

Se si kanë me çëlë vallë,

Me këtë borë dhe acar,

Toka është e ngrirë,

Lulet s'dalin dotë,

Po i lutëm diellit ku je sot,

Lëshoji rrezet e arta,

Shkrije dëborën,

Se lulet duan të dalin,

Të japin bukuri aromë e nostalgji,

Se po vjen pranvera

Duam shumë lule të tjera…

 

NJË JAVË E MBARË

 

Një fillim jave

Është ditë ë hanë,

E si ta filloj unë këtë ditë,

Është katërmbëdhjetë marsi

Dita që mua po më lodh,

Dita që më sjell shumë lotë,

Dita që u largove nga kjo botë,

Sepse unë s’e harroj dot,

Se kjo ditë ka dhimbje e lot,

O Zot sa më mungon

Shumë vite pa Ty,

U bë një jetë me shumë mërzi,

Përmallime e kujtime, mërzi e lot,

Po kështu u ndërtua kjo botë,

Shumë vuaj e shumë më mungon,

Ky shpirt Ty po të kërkon,

Kjo ditë më lodh e s’marr frymë dot,

Shtatëmbëdhjetë vite nuk janë pak ,

Tek unë flen pëmallimi,

Tek unë vallëzon dhimbja,

Tek unë sillen kujtimet e me lot i përcjell,

Shkojnë e vinëçastet kurr nuk i harroj,

Para syshë e kam dashurinë tënde,

Çdo ditë e çdo natë,

Shumë fëmitë më plotësoj,

Po mungesa jote shpesh më rrëzon,

Por gjithë jetën do të të kujtoj,

Sepse në zemrën time lë plagë,

 

KËNGA E RRUGËVE

 

Çdo rrugë që e marr

Ngado që unë eci,

Them se unë të shoh,

Ky vend mua më lodh,

Ngado un shikoj,

Hija jote më shoqëron,

Them se jam mirë,

Them se do ja arrij,

Them se unë do ja dalë,

Unë jam këtu ku më lë,

Aty ku mbetën kujtimet,

Aty ku ndryshoi jeta ime,

E di se më shikon,

E di se më dëgjon,

Po ti nuk më ndihmon,

Shumë herë të jam lutur,

Dhimbjen ma lehtëson,

Po çdo ditë vjen e shtohet,

Sidomos nga rrugët që i marr,

Aty ku mbetën kujtimet,

Aty ku u ndal buzëqeshja,

Ky vënd më lodh, askush s’e beson,

E ndjen vetëm zemra ime,

Se çdo ditë në këtë vend,

Plot lot e plot kujtime,

T’lutem më ndimo sadopak.

Mos më lër mua vetëm,

Rrugëve kur po kaloj,

Dije se më mungon,

Ky vënd më lodh,

Ka rrugë që nuk mbarojnë,

Por ka dhe shpresë

E jetë për të jetuar,

Forcën dimë për ta ndal,

Por çdo rrugë nga të eci,

Un duhet t’ia dal…

 

BABI IM!

 

Vitet po ikin po kuptuar,

Dhimbja vjen duke u shtuar,

Dhjetë vite nuk janë pak,

Kanë ikur sikur një sahat,

Për ty babi kam merak,

Kam mall e kam lot,

Zani unë s’ta kam ndigju

Por gjithmonë them je me mu,

Vërtet babi më mungon dje e sot,

Tash dhjetë vite pa ty në këtë botë

Do më mungosh për jetë e mot,

Vjen një ditë e caktuar,

Që më sjell ndër kujtime,

Në festa e në ditëlindje,

Unë mbushem me lot,

Për ty babi më dhëmb zemra sot,

Të të uroj kam shumë dëshirë,

Po ndez një qiri e them lutje për ty,

Ti qosfh mirë me të madhin Zot,

Ti je engjëll për mua në këtë botë,

Më mungon shumë o Zot,

Do të të kujtoj gjithmonë në jetë

Babi im e du një përqafim,

Më ka marrë malli o babi im

Qofsh i bekuar në amshim!

 

KU JE E KUSH JE?

 

Ndryshojnë vitet nga vitet,

Ndryshon pamja nga dita në ditë,

Ndryshojnë orët me minutat,

Ndryshon nata me ditën,

Ndryshon jeta për një sekondë,

Ndryshojnë buzëqeshja, sillet në lot,

Shëndrrohet lumturia në mërzi,

Shëndrrohet njeriu nga vetëvetja,

Harron ku je e kush je,

Harron nga mërzija a jetohet,

Harron vetëveten në ërrësirë,

Harron kush je në të vërtetë,

Çka të bën mërzija në jetë,

Të deformon në atë gjendje,

Sa s’e kuptoja se kush isha në të vërtetë,

Kur për nanën lufton fëmija,

Të dhurojnë vetëm harmoni,

Vjen buzëqeshja ta ndryshon jetën,

Sepse vetë jeta janë fëmija,

E unë e gjeta veten se e kisha humbur,

Se unë për fëmikët jap edhe jetën

E jo të ndryshoj e t’iu jap atyre vetëm buzëqeshje,

Për ju o bitë e mi…

 

JA NA ERRDHI DITA!

 

Ja na errdhi dita

Që gjithë vitin e presim,

Të mbushim edhe xhepat,

Të blejmë e të shpenzojmë,

Se për një vit që kurrë s’e kujtojmë,

E ky Shën Valantini është vetëm një ditë,

Kështu të gjithë presin mrekullitë,

Se për shumë ditë e për shumë muaj,

Një herë s’u kujtuat,

Vetëm bërtitni, shani e bëni shamatë,

Nuk harxhuat asnjë lule apo çokollatë,

Të gjithë këtë ditë dhuroni e buzëqeshni,

Të nesërmen nuk të flasin asnjë fjalë s’ta çojnë,

S’të thonë kurrë të dua, veç ku djallin je,

Ik o dita e madhe e kësaj dashurie,

Se nuk duam një ditë

A po një orë minuta,

Muaj po duam vetëm vite,

Ik ore ik ditë e Valentinit,

Për fjalët që kurrë s’i thoni,

Veç mburreni se unë bëj kështu,

Për foto e fb, për video e instagramë,

Apo në tik-takun me lonë namë,

Duan njësoj nga mëngjesi në darkë,

Se jeta është e bukur,

Se dita fal dashuri,

Falni buzëqeshje, falni mirësi,

Mos prisni një ditë të caktuar,

Për një çast, apo për shumë mrekulli

Për dhurata e për lule dhe çokullata,

Mblidhnie mëndjen o njerëzi,

Se kësajë bote nuk i thuhet dashuri,

Se jeta do lulëzojë me respekt e mirësi,

Sepse nuk jetohet pa dashuri…

 

DORA Ë MALLKUAR

 

Ti ishe dora e dashurisë,

Ti ishe dora që u mbështeta,

Ti ishe dora e mbrotjes sime,

Ti ishe dora e çdo ndjenje,

Ti ishe dora ku un fjeta,

Ti ishe dora e zemrës sime,

Ti ishe dora e çdo rrëfimi,

Jo këshu o dorë e mallkuar,

Me dorën tënde e varrose lumturinë,

Me dorën tënde ma prishë bukurinë,

Me dorën tënde më bëre plagë,

Me dorën tënde e mbylle çdo fjalë,

Me dorën tënde e bëre mëkatin,

Më dorën tënde ma dërrmove shtatin,

Jo se nuk të desha,

Jo se nuk të adhurova,

Jo se të tradhtova,

Jo e vetëm jo ,

Sepse e kishe jo nga xhelozia,

Sepse e kishe jo nga dashuria,

Por dora jote e mallkuar,

Pinte pafund e humbiste durimi,

Pinte e pinte se në gotë gjeje lumturi,

Se në gotë gjeje dashuri,

Se në gotë kujtoje se të përqfonin,

Se në gotë kujtoje

Se mua më jepje dashuri,

Por dora e jote o njeri,

Dora jote e merr mallkimin,

Dora jote më prishi çdo premtim,

Sot ti më ke mbyllur e nuk dal dot,

Po dora e jote o njeri

Do të të gjykoj e do të të mallkoj,

Sepse unë sot jetoj e lumturoj,

Po dora jote ty do të shkatërojë,

E zemra ime do të të mallkojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat