Balli i qëndresës

Kultura

Balli i qëndresës

Nga: Zymer Mehani Më: 24 qershor 2022 Në ora: 08:48
Zymer Mehani

Shqipen e qëndisur-
Në gjokset e çelikta

E kokën përpjetë
Plisbardhët gjer te retë

Ngjiten lart- lart
Te ngjyrat e ylberit

Valim i flamurit
Në kaltërsitë e qiellit

Dhe në gji i fusin
T'ngrohtat rrezet e diellit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat