Shqipja e lashtë gjuhë bazë e kulturës për njerëzinë...

Kultura

Shqipja e lashtë gjuhë bazë e kulturës për njerëzinë...

Nga: Sami Arifi Më: 27 qershor 2022 Në ora: 06:39
Sami Arifi

Gjuha është baza e kulturës për mbarë njerëzinë, ajo është mjeti kryesor i kulturës, e cila është edhe pasuri gjenetike që zhvillohet me kalesën e informacioneve nga një gjeneratë në tjetrën.

-Gjuha e paraardhësve të ilirëve, pra ajo e pellazgëve ka mbijetuar posaçërisht në gjuhën e sotme shqipe nga shkaku i transmetimit të gjeneve nga një gjeneratë në tjetrën.

-Ilirishtja pas rrezatimeve të para u mbyll në vetvete nën shtytjen e zapuesëve nga jashtë, e mbrojtur nga male të pakapërcyeshme, pa patur mundësi për ndryshime evolutive të shumta, thjesht ka mbijetuar duke e ngritur kulturën e vetë, ndryshe nga kulturat tjera të shumta që u shterruan krejtësisht.

-Kultura merret drejtpërsëdrejti kryesisht pas zbulimit të shkrimit edhe nga njerëzit që kanë jetuar shumë shekuj para nesh.

-Ilirishtja pati një zhvillim të madh kulturor, fal alfabetit fonetik që ishte zbuluar nga pellazgët që e përmirësuan këtë kulturë dhe e përhapën më vonë nxënësit e tyre.

-Në Iliri çdo gjë ishte mbyllur si brenda një guacke, nga shkaku i dyndjeve të vazhduara, dyndje këto që kanë mundur t’ia ndryshojnë karakteristikat gjeografike, por kjo mbyllje ia ka ruajtur si vetëmbrojtje e ligjshme e shqiptarëve të folmën e lashtë të të parëve të tyre pellazgo-ilire...

-Këto arsyetime sigurisht ndihmojnë në të kuptuarit më mirë misterin e mbijetesës së gjuhës shqipe gjatë mijëra e mijëra vitesh, gjuhë kjo që ka pësuyr ca ndryshime që i kërkon nevoja e këmbimit të kohës dhe mbijetesës....

-Popullit shqiptar i takon dhe ishte, që nga koha e Ilirisë së madhe të përparuar, zonja që rrezatoj gjithkund kulturën e saj të ndriçuar me prejardhje të lashtë pellazgjike...

-Hulumtuesitë e mdhenj të lashtësisë së gjuhëve si: Ksilander, Ramus Rask, Shlaiher apo Franc Bop kanë paraqitur zanafillën indo-evropine të gjuhës shqipe, madje Bob pohon se “gjuha shqipe nuk ka asnjë lidhje zanafillore me  asnjë gjuhë tjetër”. Ky pohim i Bopit ishte me vend, pëeveç kësaj ai ka qenë jo shumë larg ndër meditimet dhe studimet e tij me qëllim që të gjej afritë e dukshme që egzistojnë midis pellazgjishtës së lashtë, thrako-ilires dhe shqipes së sotme...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat