Cikël poezish nga Arjana Gaba

Kultura

Cikël poezish nga Arjana Gaba

Nga: Arjana Gaba Më: 12 gusht 2022 Në ora: 18:27
Arjana Gaba

1.Nisu dhe ti, jashte ka diell

Mos u nis me mendimin që s'do të vij,

Zogjtë s'kanë frikë nëpër erë,

As unë s'mundem dot te rri,

Pas puthjes tende si flladi në verë.

 

Si mundem unë që të mos vij,

Pemët më njohin së sytë mi mbajnë mënd,

Si një erashkë po më dridhet shpirti ,

E diçka më çmënd. 

 

Se ç'është një ndjenjë që më sjell aty,

Vijnë këmbët vetë e pa u menduar,

Më kthen puthja jote në të imët shi,

E mbetem dorëzuar.

 

Ndaj nisu dhe ti, jashtë ka diell,

Për tek pemët e dashura jam nisur dhe unë, 

Ato do të dallojnë sikur spektatorë,

Kush nga ne të dy,  dashuron më shumë.

 

2.Kur një popull fillon njeh veten

Ka filluar deti të zjejë nën shtrat,

Buka merret nëpër këmbë,

N'stomak të popullit po rrjedh gjak,

Si një kafkë pa dhëmbë.

 

Në netët që fle i ngopuri,

I dëshpëruari qan me kujë,

Si devetë shkretëtirës,

Për pak ujë.

 

Afër ëndrrës ka dhe shpresën,

Përmes lakut që ngushtohet,

Mal të fort e ka qëndesën,

Kështu s'jetohet.

 

Nuk e qetëson shtratin deti,

Po s'ndali furtuna,

Nuk shkon gjumi as tek "mbreti"

Po s'mbaroi dhuna.

 

Kur një popull fillon njeh veten,

E njeh mirë kë ka në krye,

Mbi gërmadhat e një dalldisje,

Shkallmon fatin, mpleksur nyje.

 

3.Jam thjesht një poet!

Sot qiell i lodhur ka një diell që tall,

Fytyra e plepave është reshkur nga vera,

Ca zogj të trullosur që kërkojnë pak hije,

Po duken nga vapa si pulat e zjera.

 

Në fund të udhës pa vija të bardha,

Një kafene në gri si një strofull ariu,

Karriget bosh dhe miza qe vijne rrotull,

Dhe një aromë misrash që pjek hallexhiu.

 

Në tjetrin trotuar që lahet veç nga shirat,

Ku pllakat u mungojnë si mozaik i thyer,

Një mesoburrë lutet, me sy të përgjëruar,

Ca libra shet pa ditur, në janë a s'janë të vyer.

 

Afrohem I lumtur, sikur pash një tempull,

Më vinte ta puthja njeriun e gjorë,

I nxora ç'lekë kisha në xhepat e mi,

I thashe ti ble të gjitha me lekë në dorë.

 

U habit ndjeshëm por buzët I qeshën,

Në faqen e parruar, një lot I rrëshqet,

Mos je më pyet Krishti i ardhur për mua?!

Jo nuk jam i thashe, jam thjesht një poet .

 

Sot qielli i lodhur ka një diell që tall,

Por diçka e bukur nga gjithë kjo babëzi,

Unë mbeta po poeti që më dhimbsen librat,

Dhe një fukara që kthehet, i lumtur në shtëpi.

 

4.Kosova dhe Çamëria

Atdheun ndau dushmani në copa copa,

Por jo nga shpirti askush s'na e shkul,

Shqiponja jonë ka gjak prej gjaku,

Asnjë furtunë dot se përkul.

 

Por dhimbje ndien ende shqiponja,

Në trup dy plagë nga vitet pashuar,

Kërkon një qiell të paster liri,

Kërkon Shqipëri të nusëruar.

 

Kosovë dhe Çamëri pengu I motit,

Dhimbje që ther në zemër, e gjak që pikon,

Ndaj vajton me zë nëna Shqipëri,

Kur vjen ajo ditë, që gjaku t'pushon?!.

 

Kur vjen ajo ditë, ditë e uruar,

Kur varret e stërgjysheve do t'jenë lehtësuar, 

Kur do t'jemi bashkë në një sofër shtruar,

Kur trojet tona ti shoh grusht bashkuar?

 

Lot i nënë Lokes ka hedhurr rrënjë,

Mbi ballin e foshnjës nga djepi përzënë,

Vajtoi bijtë që I gjenden shtrirë,

Nga dora e armikut me gjak të pështirë.

 

Por në sharki në rrahje të zemrës,

Të kemi Kosovë dhe Çamëri,

Sikur Zoti krijoji njerëzimin,

Ashtu do t'bëjë prap Shqipëri.

 

5.Biri im

Nëse të ka zënë nata rrugës pa anë,

Ajo do të fshehë, sikur në gjirin tim,

Zotit I lutem sa herë që marr frymë,

Të me kthehesh shëndosh biri im.

 

Në goja tu tha, e tu be eshkë,

E s'jam aty, të të sjellë  për të pirë,

Trokit ku sheh dritë biri im,mos ki frike

Në këtë botë ka shumë njerëz të mirë.

 

Në të ftuan në ndonjë kabare, mos nguro, 

Mos pi mëndjen, por vetem pijen pi,

Ji gjithmonë vetvetja, mos u ndrysho,

Mos bëj veten të tallet njeri.

 

Ku sheh njerëz që zihen dhe rrihen,

Shko sa më larg, as kokën mos kthe,

Ndonjëherë ta japin fajin përsipër, 

Betohu po deshe që s'ishe atje.

 

Ditëve të tua,në ke fat të takosh,

Një pranverë, ku të të çelë shtëpinë,

Prite krahëhapur, duaje me shpirt ,

Të dy të arrini pleqërinë.

 

Në të mori malli, për një përqafimin,

Të pres ulur tek pragu, siç më le,

Nëna të ka të shtrenjtë biro,

Sytë nuk I mbyll, gjallë po s'më pe.

 

Unë të lash të lirë shpirti im,

Zemra për ty, shumë ligeshtoj,

Ja dhash Zotit për ty sytë e mi,

Me ëngjëjt në qiell të të mbroj.

New Jersey, USA 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat