Një jetë në shërbim të dijes, komunitetit dhe gazetarisë…

Kultura

Një jetë në shërbim të dijes, komunitetit dhe gazetarisë…

Nga: Vlash Prendi Më: 14 gusht 2022 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

ditё, nё qytetin alpin tё Pukёs, u promovua njё vepёr me shumё vlera kushtuar njё figure tё njohur tё mёsuesisё dhe gazetarisё shqiptarё, tё mirёnjohurit Gjon Gjoni, pёrgatitur nga studiuesi i mirёnjohur Llesh Ndoi dhe shkrimtarit tё shquar Idriz Ahmetaj, tashmё i ndjerё, “Gjon Gjoni – Intelektuali qё nuk mund tё harrohet”, botuar kёtё vit. Aktiviteti u organizua nga Lidhja e Shkrimtarёve dhe artistёve pukjanё dhe u moderua nga regjisori i njohur Fran Vuka, njёherit edhe redaktor i librit. Merrnin pjesё autoritetet e pushtetit vendor, shkrimtarё, artistё, familjarё dhe tё ftuar tё tjerё. Takimin e hap ii mirёnjohuri Fran Vuka, i cili bёri njё rezyme tё aktivitetit tё Gjon Gjonit, si dhe dy autorёve tё librit. Pastaj pershendeti tё pranishmit kryetari i Bashkisё z. Gjon Gjoni, i cili shprehu vlerёsimet e tij pёr punёn dhe aktivitetin intelektual dhe gazetaresk tё Gjonit. Pastaj pershёndetёn studiuesi i njohur Xhemal Meҫi, intelektuali Prengё Pistja, poeti Ndue Marku, studiuesi i mirёnjohur Llesh Ndoi, mik familje i Gjon Gjonit, i cili ndёr tё tjera tha: “...Gjon Gjoni , ishte njeri i dashur, intelektual klasi pertej kohёs sё tij, gazetar profesionist e njeri me plot kuptimin e fjalёs. Ai e donte Pukёn, pukjanёt dhe mbarё shqiptarёt...”. Pastaj tё pranishmit i pёrshёndeti plot emocion edhe e bija Donika Gjoni, e cila shprehu konsideratat mё tё larta pёr Gjonin, jo vetёm si prind, por edhe si educator dhe gazetar.

Puka shpesh ёshtё identifikuar sipas figurave qё kanё kontribuar pёr zhvillimin dhe njohjen e saj, si Puka e Migjenit, Puka e Ndue Shytit, Puka e rapsodit tё njohur Frrok Haxhia...ndёrsa sot mund tё themi edhe Puka e Gjon Gjonit, i cili ndonëse ka rreth 13 vite qё nuk jeton mё, intelektuali i shquar, gazetari i njohur dhe studiuesi me vlera, vazhdon sërish të jetë i gjallё nё memorjen e miqёve, shokёve dhe familjarёve tё tij, saqë gati çdo ditë miqtё dhe shokёt e tij, qe nuk e harrojnё pёr asnjё ҫast, diskutojnё pёr shkrimet e tij plot larmi, tematikat e ndryshme qё trajtonte dhe cilësinё e lartë qё pasqyronte pёrmes tyre dhe qё zinin vend tё veҫantё në gazetat lokale dhe kombëtare, si gazetar i njohur profesionist. Pavarësisht se u diplomua për mësuesi dhe punoi pak vite si mёsues dhe kujdestar konvikti, mёsuesinё e pati njё nga pasionet e tij mё tё veҫanta, prandaj atё pak kohё qё punoi, shёrbeu me devotshmёri si misionar i dijes, por sërish zemra e tij pulsonte për gazetarinë, profesion i cili i ishte ngjizur që në adoleshencën e hershme, këtu e mё shumё se katёr dekada më parё, qe kur ishte student nё shkollën e Lartё tё Partisё nё Tiranё, ku ka debutuar për herë të pare në gazetën kombёtare “Zёri i Popullit”, aty nga shtatori i vitit 1977 duke u bërë njёherit edhe reporter i aktiviteteve të shumta tё rrethit tё Pukёs, të cilat zinin vend të rëndësishëm në gazetat qёndrore dhe njëherësh afirmuan emrin e Gjon Gjonit, i cili merrte vlerësime pafund nga autoritetet e pushtetit, kolegёt e tij gazetarё, që në atë kohë ishin të shumtë dhe me nivel të lartë në rrafshin kombëtar, lexuesve, shokëve dhe miqёve tё tij.

Që prej asaj kohe ai nuk reshti së shkruari, nuk reshti sё reflektuari vlerat e rёndёsishme intelektuale me vizion tё qartё perendimorё, pёrmes shkrimeve e të cilit shpërndaheshin tek lexuesi në mbarë vendin përmes artikujve të ndryshëm informative dhe kritikё, që botoheshin në gazeta të ndryshme kombëtare dhe lokale. Pavarësisht këtij aktiviteti tё dendur krijues dhe kontributit që ai ka dhënë si misionar i dijes, dhe në gazetarinë shqiptare për më se 34 vjet me radhё, e provoi veten edhe nё poezi dhe ia doli me sukses, prandaj miku i tij i dashur poeti Llesh Ndoi, ka sjell nё monografi njё tufё me poezi tё shkruara me mjaft talent nga Gjoni, vite mё parё. Kёshtu gazetari, intelektuali dhe shkrimtari i njohur Gjon Gjoni, mbeti nё kujtesёn e bashkёkohёsve njeri modest, i qetё, i urtё, energjik dhe mjaft i pergatitur. Kush e ka njohur, ka vёnё re se ai ishte i heshtur kur vinte puna tё fliste për vehte, pёr punёn plot pasion dhe veprimtarinё e tij, heshtje të cilën ja thyenin herë pas here shokёt, miqtё dhe lexuesit e shumtë deri edhe jashtë kufinjëve, të cilët e telefononin për ta përgëzuar për shkrimet, pёr punёn, pёr qёndrimin korrekt qё mbante ndaj problemeve qё shtroheshin.

Gjon Gjoni – Shuku, siҫ njihej nё opinionin shoqёror, lindi në njё familje me tradita atdhetare nё fshatin Ukth tё rrethit tё Pukёs me 20 shtator tё vitit 1948. Pasi pёrfundoi arsimin 7 – vjeҫar nё Qelёz, u arsimua nё shkollёn e Mesme Pedagogjike “Shenjaze Juka”, në Shodër dhe më pas diplomohet në profilin histori – gjeografi nё Universitetin “Luigj Gurakuqi, po nё Shkodёr. Mё tej ka kryer kursin e lartё tё filozofisё nё Shkollёn e Lartё tё Partisё dhe disa kurse gazetarie, duke plotёsuar formimin e tij si gazetar profesionist dhe duke drejtuar disa organe shtypi. Tё gjitha kёto fakte dhe ngjarje merren me kujdes nё analizё nё librin qё po promovojmё sot me titull: “Gjon Gjoni – intelektuali qё nuk mund tё harrohet”, qё vjen sot para nesh nga penat e njohura tё fushёs sё studimit Llesh Ndoi dhe Idriz Ahmetaj. Libri qё kemi ndёr duar, ёshtё njё kronikё biografike e kёtij personaliteti tё shquar, qё me punёn, sjelljen dhe aktivitetin e tij tё gjithanshёm bёri tё mundur tё njihej, jo vetёm nё Pukё por edhe mё gjёrё.

E veçanta e gazetarit mё veprimtari krijuese dhe studimore mbi tre dekada tё tё paharruarit Gjon Gjoni, është fakti ka shumё tituj mediash të shkruara ku pasqyroi me passion dhe talent tё rrallё shkrimet e tij letrare, kronikale dhe problemore, duke i thёnё tё metat nё sy dhe duke i shtruar problemet dhe duke kёrkuar zgjidhje. Ishin tё shumta organet e shtypit me tё cilat bashkёpunonte gazetari i njohur Gjon Gjoni, ku mund tё pёrmendim: “Zëri i Popuillit”, “Mësuesi”, “Bashkimi”, “Luftёtari”, “Pёrpjekja”, “Besa”, si dhe nё revistёn “Tribuna e gazetarit”, organ i bashkimit tё gazetarёve tё Shqipёrisё, ku shkruanin vetёm gazetarёt e njohur dhe tё elitёs dhe kёsaj elitё tё gazetarisё shqiptare i pёrkiste edhe intelektuali dhe gazetari i mirёnjohur Gjon Gjoni. Siҫ dhe shihet, ёshtё njё iiber i nje forme te veçante, sepse nё tё, gershetohen tё dhёna biografike personale e familjare, kujtime te bashkёkohёsve, pёrshkrim nё formёn e reportazhit,sidomos pёr vitet e para tё rinisё sё hershme, krijime tё mirёfillta letrare te autorit si dhe krijime tё tё tjereve pёr autorin, ёshtё njё gjetje e bashkёautoreve cilesimi i tij, si monografi e letrarizuar.

Monografia e autorёve Llesh Ndoi dhe Idriz Ahmetaj, ёshtё njё kronikё historike e jetёs dhe veprёs sё Gjon Gjonit, pёrmes saj lexuesi njihet me veprimtarinё e tij nё komunitet, vёshtirёsitё e punёs, pёrpjekjet e drejtuesit tё shquar pёr tё arritur rezultate tё larta nё punё, vlerat intelektuale dhe njerzore tё gazetarit tё shquar, kёrkesat e shumta ndaj vetes dhe vartёsve pёr tё pёrmirёsuar metodat e punёs. Megjithёse nё pamje tё parё tё jep pёrshtypjen e nje liberi tё copёzuar, ai konceptohet lehte si njё i tёrё dhe madje lexohet me kenaqesi. Sa me ka thёnё Lleshi, bashkёautor i librit dhe mik i Gjonit, asnjeri nga ata qё kanё shkruar, nuk e kane njohur shkrimin e tjetrit, bile as Lleshi vetё qe i ka permbledhur tё gjitha dhe sistemuar me kujdes materialet, i ka pёrfunduar shenimet e veta pa i lexuar ato tё tё tjerёve, shume kohe mё parё, qe nё 1 - vjetorin e ndarjes sё Gjonit nga jeta, por tё gjitha shkrimet nё tёrёsi, sjellin nё menyrё organike cilёsitё e personazhit, duke e sjellё atё nё tёrёsinё e vet tё plotё, ashtu siç edhe ka qene ne jeten dhe aktivitetin e tij, pa zbukurime e hiperbolizime tё kota, nje njeri te kulturuar, te urte, punёtor e dashamirёs i hallexhinjve, larg krekosjes pushtetare qё rёndom ndodhte nё atё periudhe, e mbi te gjitha, kemi tё dokumentuar para nesh, nje njeri qe e deshi me shpirt Pukёn e pukjanёt dhe beri sa mundi per ta nё tё gjallё tё vet. Ky liber ndihmon qё imazhi i Gjonit tё rikthehet nё Vendin e tij tё origjinёs Puke ashtu si ishte, por edhe tё tjerёt jashtё Pukёs qё e lexojnё kёtё monografi, tё shtojnё dashurinё dhe respektin pёr Pukёn e pukjanёt, siç po ndodh edhe me mua.

Teksa kthehem në retrospektivë nё vitet e shkuara dhe marrëdhënieve tё Gjonit me gazetën “Zёri i popullit” të nisura që prej vitit 1977, kujtoj kohën kur gazetari i mirёnjohur ka nisur të shkruajё në këtë gazette, ku shktuanin pareshtur figurat mё tё shquara tё gazetarisё shqiptare si Astrit Nuri, Thoma Gёllҫi, Pavllo Gjidede, Arshin Xhezo, Hamit Boriҫi, Bashkim Trenova e shumё tё tjerё, dhe mes tyre spikaste edhe pena brilante e gazetarit tashmё tё njohur Gjon Gjoni. Falë shkrimeve të shumta dhe problematikave qё pasqyronte në gazetën “Zёri i popullit”, “Bashkimi” dhe organe tё tjera, shumë shpejt Gjon Gjoni do të bëhëj një emër i spikatur i medias së shkruar shqiptare.

Ndonëse para viteve 90 - të korniza e shrimeve ishte e paracaktuar dhe nuk duheshin shkelur nё asnjё menyrё vijat e kuqe, Gjon Gjoni falë guximit, talentit dhe intuitës së tij, por dhe emrit që tashmë kishte krijuar, pati arritur që të trajtonte edhe problematika qё shqetёsonin komunitetin dhe shoqёrinё nё atё periudhё duke sugjeruar pse jo, edhe rrugëzgjidhje oportune, sepse gazetari Gjon, në tërsinë e tij njerzore dhe intelektuale kishte punë dhe kritikonte fenomenin dhe jo individin, pasi ai për nga formimi dhe karakteri ishte mё shumё se i drejtë. Pёrmes librit do tё mёsojmё se Ai nuk pajtohej kurrë me padrejtësitë, përkundrazi përballej dhe i denonconte ato, ndaj edhe kritikat e tij tё pasqyruara pёrmes artikujve tё shumtё nё shtypin e kohёs, kanë shërbyer gjithnjё për përmirësimin e gjendjes, permirёsimin e situatave tё krijuara. Ndërsa pas viteve 90 - të, me ndryshimet demokratike kur mori udhë fjala e lire edhe gazetari i shquar Gjon Gjoni, pati shperthyer jo vetёm nё gazetari, por edhe nё krijimtari letrare. Janё qindra artikuj tё botuar nё shtypin e kohёs dhe plot 10 libra qё tashmё mbajnё autorsinё e tij, disa edhe me bashkёautor, si; “ Udhёrrёfyesit e dijes”, “Qelёza – vёshtrim historik dhe etnografik”, “Modeli i tё riut shembullorё”, “Puka nё dokumentat historike”, “Mos na e vrisni dashurinё” etj, duke kompletuar kёshtu njё bibliotekё tё pasur pёr t’ua lёnё trashёgim brezave tё ardhshёm. Sa i takon gazetarisё, duhet theksuar se në këtë oaz lirie mendimi dhe fjale, gazetari i shquar, do të bëhej një zë i fuqishëm i gazetarisë shqiptare, duke u bërë lëvrues i shumё zhanreve të gazetarisë dhe publicistikës, ndër të cilat duhen veçuar artikujt problemorё, kronikat kulturore, reportazhet artistike, portretet, opinionet dhe shkrimet e tij të karakterit kulturorё.

Pёrmes faqeve tё kёsaj monografie tё realizuar mjaft bukur dhe me mjaft kujdes nga autorёt studiuesi i mirёnjohur Llesh Ndoi dhe Idriz Ahmetaj, mbikqyrur me shumё seriozitet nga redaktori, regjisori i shquar Fran Vukaj, asistuar nga recensentёt, intelektualёt dhe njeherit miqtё e ngushtё tё tё paharruarit Gjon Gjoni, ish drejtuesit tё arsimit Prengё Pistja dhe shkrimtari i njohur Mark Mesuli, libri merr vlera tё veҫanta, jo vetёm nё pёrshkrimin kronik tё jetёs, por edhe nё pёrshkrimin jetёsor tё kёtij personazhi sa kompleks, aq edhe interesant.

Monografia nё fjalё plotёsohet mё sё miri edhe pёrmes kujtimeve tё familjarёve, shokёve, bashkёpunёtorёve dhe kolegёve te tij, ku bien nё sy kujtimet dhe impresionet e shkrimtarit tё njohur Mark Mesuli, kolegёve tё tij Ismet Balaj, Nikollё Nika, poetit tё mirёnjohur Halil Buҫpapaj, regjisorit tё njohur Fran Vukaj, intelektualit dhe drejtuesit Preng Pistja, si dhe Muharrem Nezirit, Qamil Sylёs, Ndue Markut etj, tё cilёt nё njё farё menyre gёzojnё statusin e bashkёautorёve tё librit. Bien nё sy edhe shkrimet plot pasion dhe mall tё pashuar tё vajzёs sё Gjonit, Dianёs e cila e shpreh dhimbjen pёrmes vargjeve tepёr domethenёse: “...S’di ҫ’kёrkoj, kurr s’jam e qetё, / Jam n’hapёsirё, apo jam n;detё, / Kodo jam njё trup tut retё, / Gjysma e shpirtit, s’di ku m’ka mbetё...”, kёshtu edhe bashkёshortja e tij, bija e Domgjonit tё njohur tё Mirditёs Martes, e cila edhe kjo e shpreh dhimbjen po pёrmes vargjeve: ”...Tash letrat tuaja nё rafte rёnkojnё, / Sa bёj me i prek, nisin tё ankojnё, / Mё pyesin pёr ty, ku iku ai burrё? / Se neve pa te, s’kam qёndruar kurrё. / Po mё vjen ҫudi , as vetё se kuptoj, / Nё letrat e tua ҫdo ditё unё gёrmoj...”, vargje malli qe burojnё nga thellёsia e shpirtit. Janё ndjenja tё sinqerta tё njё bashkёshorteje qё e ka patur Gjonin, shok, bashkёpunёtor dhe prind shembullor tё fёmijёve tё saj, sepse sё bashku rritёn, dhe edukuan tre fёmi.

Përmes këtyre radhëve, synova të sjell për ju ato fakte me vlera tё jashtёzakonshme që kanё pasqyruar nё kёtё monografi me shumё vlera autorёt Llesh Ndoi dhe Idriz Ahmetaj duke shpresuar që këto pak radhë të shërbejnë për ta kujtuar gjithmonё figurёn e tij shumёdimensionale pёr tё mos e harruar ndёr shekuj, sepse ai ёshtё larguar nga ne vetёm fizikisht, pasi mbetet nё kujtimet tona me veprёn e tij, personalitetin , mirёsinё dhe vlerat e paperseritshme njerёzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat