Nëse

Kultura

Nëse

Nga: Anita Hoxha Më: 30 shtator 2022 Në ora: 11:34
Poetja Anita Hoxha

Nëse fjalën do ma marrin
E s’do mundem të flasë dot,
Unë me sy do ti flasë botës...
Dritë do marrë nga Syri jot!

Nëse trupin do ma heqin,
Do më thonë që më nuk je!
Është përrallë, mos e beso...
Mbrënda trupit tënd më ke!

Nëse një ditë do të murosem
Gur do kthehem, apo një shkëmb
Unë nuk zhdukem, nuk harrohem
Jam bërê shpirt, në shpirtin tënd!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat