Poetja që na mësoi si ta duam më shumë Shqipërinë….

Kultura

Poetja që na mësoi si ta duam më shumë Shqipërinë….

Nga: Ilir Çumani Më: 5 tetor 2022 Në ora: 10:17
Zhuliana Jorganxhi dhe Ilir Çumani

Mbrëmë, më ra zilja e celularit dhe nga ana tjetër e telefonit dëgjova një zë mjaft të njohur dhe shumë të dashur për mua.

Ishte një zë i qetë, i shtruar, i butë, i ëmbël… Si pesha e viteve që mban në shpinë ajo grua trupimët dhe e rrallë, e mbushur me aq shumë mall e dashuri për vendin, tokën që e lindi dhe e rriti, rrugicat e sokakët ku ajo la gjurmët e një jete të tërë kudo nëpër Shqipëri.

Ka aq shumë mall për njerëzit dhe miqtë e pafundëm që ndodhen kudo nëpër Shqipëri, këtej dhe andej kufirit, të cilët do të dëshironte ti takonte një për një, por e ka të pamundur për shkak edhe të problemeve me shëndetin që i ka kjo moshë.

Ai zë…., ohhhh ai zë magjepës plot ngjyra dashurie e dhembshurie që e kanë vetëm NËNAT e sakrifikuara shqiptare, befas më shtangu atë çast dhe më futi në një tjetër botë, ndryshe nga ajo që jetojmë në të përditshmen tonë të vrullshme e marramendëse prej turravrapi….

Bir, më dëgjon..!?

Jam Zhuliana… Kam ardhë në Tiranë për pak ditë dhe do të largohem menjëherë për në Trieste…. Por ti e di bir, unë nuk mund të largohem pa të takuar….ndaj të lutem, eja dhe më tako….!

Atë çast, ndjeva një pështjellim emocionesh e ndjenjash të pashpjegueshme dhe munda vetëm të ti them se do lija çdo gjë që kisha planifikuar për të nesërmen dhe do të takoheshim patjetër.

U takuam sot në një nga lokalet të Tiranës së Re dhe ndjejtëm aq sa nuk mjaftoi koha për tu çmall…

Sepse me Zhuliana Jorganxhi, është e pamundur të ngopesh dhe të shterosh deri në fund mallin, emocionet dhe ndjenjat që të përcjell kjo grua dhe intelektuale e rrallë, me kaq shumë mirësi dhe energji pozitive, e cila ka lënë aq shumë gjurmë në jetët tona, në vatrat e çdo familjeje shqiptare vetëm përmes FJALËS!

Dhe magjia e saj përmes FJALËS, ka skalitur në ndërgjegjen dhe vetëdijen tonë një pjesë të historisë dhe kujtesës për kohën që jetuam me Zhuliana Jorganxhi….

Duam apo nuk duam, ky emër është i pashmangshëm për të gjithë bashkëkohësit e saj që jetuan në një Shqipëri ndryshe nga kjo e sotmja: Një Shqipëri më të varfër, por më të dashur dhe më të dhembshur se kjo e sotmja…

Zhuliana na mësoi përmes FJALËS, si ta duam pa kushte edhe më shumë Shqipërinë….

Edhe kur ajo të harron dhe nuk të jep asgjë si kompesim për çfarë i ke dhënë gjithë jetën, ashtu siç ka ndodh edhe me POETEN tonë të dashur, e cila vjen rrallë nga Trieste ku jeton prej dekadash e përmalluar për tu çmallur me gjurmët e jetës dhe hapat që ka lënë pas….

Faleminderit Zhuliana Jorganxhi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat