Toka jonë

Kultura

Toka jonë

Nga: Adem Bytyçi Më: 28 mars 2023 Në ora: 19:29
Autori Adem Bytyçi

Toka jonë është Ilire

 Besimi i parë 

I yni është i krishterë

Këtë na mëson historia

E kombit tonë shqiptar

Këtë trashëgimi të çmuar

Duhet për t'ua mësuar

Në të gjitha shkollat fëmijëve tanë shqipëtarë.

Çdo shmangie 

Nga ky realitet 

Kombin tonë e venit

Duke ia deformuar

Historinë e tij të vërtetë.

Atë që nuk duhet 

Për ta harruar kurrë

Para se të jemi 

Të krishtërë 

Apo myslimanë

Kemi lind shqiptarë

Kombi është mbi të gjitha

Feja vjen pastaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat