O flamur i kuq, o flamur i zi,
Me shqiponjën dykrerëshe, sa krenari e hijeshi?!
Je simbol, emblemë kombëtare për liri e pavarësi.
Me ty, sa shumë luftëra, vdekje, vuajtje e burgje,
Për ty, sa shumë njerëz ranë heroikisht për këtë liri,
Pa e kursyer as gjakun, jetët e tyre kanë rënë fli!
Për ty, emblemë e krenarisë sonë, kanë rënë dëshmorë!
Duke të përcjellë ty brez pas brezi, në muajin nëntor.
Në Krujë Gjergj Kastrioti, e Ismail Qemali në Vlorë,
Kanë rënë fli, duke luftuar e janë bërë therorë:
Shabani, Hamza e Adem Jashari me armë në dorë!
Nëntori i tretë do të vijë, dhe do ta presim gjithsesi,
Me ty dhe për ty: në paqe, në dashuri e në liri!
Ke lavdinë në popull, e ke mbështetje te Zoti:
Ti je më i miri flamur nga të gjithë të tjerët,
Me ngjyrat e gjakut që i ngjajnë popullit tim,
Je më i bukuri flamur në këtë botë!