Romani i një vendi ku Zoti flet rumanisht

Kultura

Romani i një vendi ku Zoti flet rumanisht

Nga: Baki Ymeri Më: 9 qershor 2023 Në ora: 00:49
Foto ilustrim

Zoti Nicolae Bălașa, është një shkrimtar i talentuar që e njeh artin e shkrimit të një romani. "Hajmalitë e Alexandrës" është një libër me gratë në atdheun e burrave, kurse romani "Mbi ujin e Sëmbetës” është një libër me pesë yje. Argumente, ngjarje dhe fakte që ngjallin vëmendjen e lexuesve. Me këtë libër, autori konfimon statusin e shkrimtarit që e pasuroi me një vepër të re bibliotekën e sentimenteve letrare. "Mbi ujin e Sëmbetës", është një shprehje dhe një metaforë, semantika e së cilës i referohet një humbje të ndihmesës, pa logjikë, për një shpronësim pa kokë, si në Rumaninë e viteve 1947 (nacionalizimi dhe kolektivizimi), pas së cilës paoi shpronësimi i tokës në vitin 1962. Me fjalë të tjera, puna e një jete apo edhe brezave humbet si rezultat i ideve politike ekstravagante, të parëndësishme, banale dhe absurde.

Kjo ndodhi në ish BRSS, dhe në të gjitha vendet e tjera të bllokut komunist, përfshirë e dhe Rumaninë. Njeriu, duke ndjekur shpronësimin pas konfiskimit të tokës, është hequr nga rroga e tij, nga natyraliteti i tij dhe natyrisht, nga kjo humbje dhe bredhje në botë. Një endacak i përplasur në dehumanizim. Ata që merrnin pjesë në shpronësim, ishin, natyrisht, ata që rivendosnin shtyllat e birucave, ata që nuk kishin pas pirë ujë, ata që nuk bënë asgjë në jetë duke qenë të mbrujtur me plot zili dhe urrejtje. Autori shprehet: "Thosha atëherë, kur e dërgova tekstin, se e vë në skenë atë që unë e quaj sot, utopi funksionale neomarksiste sipas sloganit:"Nuk ke asgjë dhe je i lumtur! "Shteti, cilidoqoftë në botë, nuk është në gjendje të kujdeset për të gjithë njerëzit në të njëjtën kohë. Në librin tim do të gjeni demaskimin e ideve marksiste, në të cilat, kujdesi kryesor i politikës, ishte shpronësimi dhe shkatërrimi i kapitalit, edhe nëse ai kapital do të thoshte ose 2 deri në 3 hektar tokë të punueshme, burim i ekzistencës së fshatarëve rumunë .

Pas kësaj periudhe, në vitet 1950-1962, Rumania ishte një vend jashtëzakonisht agrar. Me fjalë të tjera, ishte hedhja e njeriut në një kaos nga i cili, mendoj, se ai ende nuk ka dalë. Me një doktrinë të ngjashme, serbët lëkundeshin midis perëndimit dhe BRSS. Për këtë arsye, ata me përparimin e tyre nuk ishin dakord. Prandaj krisi lufta dhe të gjitha mjerimet në Ballkan. Për t'u rikthyer te libri im, unë nuk mund ta botoja këtë libër para vitit 1989, sepse veglat e sigurimit politik do të mi kishin thyer kockat. Nëse vini re, frika ime për të mos u lidhur me regjimin e asaj kohe, është zgjatur për vite më vonë. Libri u botua në vitin 1998".

Personazhet e romanit kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Guximi i autorit shfaqet me një stil të jashtëzakonshëm që rrumbullakëson veprat e tij të plota. Në faqet e romanit "Në ujin e Sëmbetës" u shënua në atë kohë shkëputja nga ajo që pranohej dhe praktikohej. Nicolae Bălașa, me romanet e tij, në ndërkohë u bë një romansier i famshëm, një nga shkrimtarët më të shkëlqyeshëm bashkëkohorë rumunë. Librat e tij na japin leksione të frymëmarrjes. Libri "Në ujin e Sëmbetës" është një roman i përsosur me një bukuri të rrallë. Sharmi ekuivok i shkrimtarit shfaqet përmes inteligjencës së tij të „shpërnguljes” së tij në vitet e fundit të jetës së diktaturave neomarksiste. Diktatura ishte i vetmi mëkat i paharrueshëm i shijes së keqe. Shqipëria ishte gjithashtu pjesë e këtij sistemi idiot. Sidomos Serbia, e cila kreu krime luftej vetëm në Srebrenicë dhe Kosovë.

Nicolae Bălașa është një shkrimtar magjik dhe një mbret i autonomisë së artit. Në librin e zotërisë së tij ka një nostalgji të dhimbshme sipas pastërtisë së humbur të personazheve të së kaluarës. Autori është një artist, dhe artisti është krijuesi i gjërave të bukura, interesante dhe mbresëlënëse. Një element jashtëzakonisht i rëndësishëm është fakti se autori përshkruan disa ide dhe ideale të vazhdueshme dhe të konsoliduara. Autori është kritik, dhe kritiku është ai që mund të përkthejë në një mënyrë tjetër ose në një substancë tjetër, përshtypjen se gjërat e bukura prodhojnë art: "Lotët tanë,/ Ylber/ Mbi shpirtrat e tyre,/ Mbani mend". Autori është një shkrimtar kult. Ata që zbulojnë kuptime të bukura në gjëra të bukura, janë ata që dinë të jenë të kultivuar. Pse? Sepse për ta egziston shpresa. Ata janë të zgjedhurit për të cilët gjërat e bukura do të thotë Vërtetësi, Dritë dhe Bukuri.

Nuk ka libra të moralshme dhe të paimoralshme. Librat ose janë të shkruara mirë, ose janë të shkruar dobët. Vetëm kaq! Për autorin, për atë që e sheh fytyrën e tij të reflektuar në pasqyrën e kohës: „ Koha lëvronte në kodrën e vjetër, në Shpatin e Vjetër, ose në pjesën e pasme të Luginës së Raqites, ose pas shpinës së Çerboajes. Në pranverë, Stani me Băcanu, fqinjët me tokën ashtu siç ishin edhe me shtëpitë, Foltea me Pazu, Tuiu me Ispăşoiu dhe Boderica. Vetëm Moş Mitru "koloneli" mbeti vetë në shpat, drejt vëlçeasë me brirë, sepse ai kishte fëmijët e mëdhenj dhe të gjithë të mirat për të mbajtur parmendën ose luginën në brazdë. Në fakt, ai nuk u kthye kur po kërkonte ndihmë me krahët e tij, ose për të çiftëzuar të rinjtë e tij, me të tjerët më të vlagtë, kur toka e kërkonte.”

Jeta morale e njerëzve është pjesë e materialit që e përbën frymëzimin e artistit, kurse morali i artit është prodhimi i përsosur i një mjedisi të përsosur. Mendimi, stili dhe gjuha e autorit janë mjete artistike për artin. Çdo art është në të njëjtën kohë pamje dhe simbol. Ata që depërtojnë përtej pamjes i nënshtrohen rrezikut. Nga këndvështrimi i ndjenjës, Nicolae Bălașa din të shprehë gjithçka: «Ajrin e pastër e ndjenin të gjithë, deri në thellësi të zemrës. Kur u ngjitën në kurrizin e zonës Vlădia, drejt Shpatit të Vjetër, e panë diellin që dilte si një det i përgjakur... Dolën në terean ata, për t'i konsumuar dhe për t'i shtrydhur gjatë gjithë ditës, derisa të mbahet, kur ai e zhyste veten në një det tjetër. Pllugjet depërtuan thellë në brazdë. "

Asnjë arti nuk i mungona përdorimi praktik. Përshkrimi i mjedisit është konteksti i vetëm që ka rëndësi. Në realitet, arti pasqyron spektatorin, jo jetën. Fakti që ka një larmi mendimesh në lidhje me një vepër arti, tregon se kjo është një risi komplekse dhe thelbësore. Nicolae Bălașa është një artist dhe një shkrimtar i frymëzuar, i admiruar dhe i vlerësuar. Kur kritikët nuk pajtohen, artisti është në harmoni me veten e tij. Ai i mbijetoi kohës së kaluar, duke u bërë pronar i romaneve të vlerësuara pa rezervë. Mjedisi, Petrica, Băcanu dhe Veleanu, Ciocio, Anica dhe Stani, Stefani dhe Florea e Mazilu-t, janë disa nga personazhet e romanit "Në ujin e Sëmbetës": "Shiu vazhdoi të binte i imtë dhe të nesërmen, kur dielli ishte duke notuar midis reve të thyera. Një botë mori frymë sikur gjatë ditëve të kaluara. Vështrimi u ngrit mbi kodër. Manaferrat u hapën në brigjet e pellgut. Këndi i barit dha përsëri. Nga myshku, milingonat ishin tronditur, duke vrapuar pas kohës së humbur. Vetëm gjinkallat e pakujdesshme në natyrë, filluan përsëri koncertin e tyre, për të mos i marrë ato para bretkosave që prisnin të fillonin me rënien e mbrëmjes".

Vlen të përkujtohet fakti se ky libër është një roman i bukur, interesant dhe mbresëlënës. Natën e ftohtë, hijet e karrocës në tregun e Bëlëeshtit dhe barkun e tokës: „Ata iu afruan fshatit. Dritat e llambave në shtëpitë e njerëzve që baninin në Gura-Racului deri në piskun e Sekuleshtit, thuajse e shpërthenin errësirën. Yjet dukeshin si kokrrat e kohëve të fundit, që digjeshin dhe mugullonin. Një puhi e erës e pluhurosi rrugën përgjatë kreshtës". Danubi, Krishtlindjet, bregu i Dobrecit dhe Goroneshtit, lahutarë dhe Căldărari, Cercelaru dhe Horhoana, Lupeanca, lugina e Aninoasës, kumbullat dhe kajsitë, Stani fëmija i cili po shikonte i habitur si një shfaqje. Para nesh kemi një roman me kujtimet e rinisë. Të shëndetshëm qofshim, dhe Zoti qoftë me ne! "Në ujin e Sëmbetës" është romani i një vendi ku Zoti flet rumanisht. (Bukuresht, Qershor 2023)

Shënime biobibligrafike

Bălașa është shkrimtar, romansier, dramaturg dhe publicist i shquar rumun. U lind më 4 Mars 1956 në Bulzeshti të Oltenisë. Absolvoi Fakultetin e Pajisjeve Teknologjike në Bukuresht (1980). Provimin e licencës e ka marrë me notën 10-të. Në Universitetin e Krajovës kreu Fakultetin e Historisë (Filozofi-Sociologji), promovimi (2000). Në vitin 2004 u doktorua në Universitetin Perëndimor të Timishoarës (Fakulteti i Shkencave Politike - Filozofia dhe Shkencat e Komunikimit. Teza e doktoratës: "Komunikimi dhe mirëkuptimi". Gjatë viteve 2005-2009, ka ushtruar profesionin e profesorit në Universitetin e Krajovës, ku ka ligjëruar për "Komunikim shoqëror". Ndërmjet viteve 2008-2013, dha kursin e komunikimit në fushën mjeksore, në Shkollën Postliceale të Farmacisë dhe Infermierëve (Krajovë). Vepra të botuara: "Mallkime", roman, 1995; "Mbi ujin e Sëmbetës”, roman, 1998; "Organizimi dhe funksionimi i mediave në Olteni", 2000; “Komunikimi dhe funksionimi i mirëkuptimit njerëzor” (studim i botuar në revistën “Lamura”); "Në fillim ishte fjala" (antologjia e Shoqatës së Shkrimtarëve të Oltenisë), 2001; "Mbi ujin e Sëmbetës", (botimi i 2-të); "Teksti dhe ligjerata" (studim), 2005; "Komunikimi dhe mirëkuptimi", 2005; “Medallion letrar - Struktura e përhershme e kulturës dhe edukatës” “Ura e thyer dhe rënia në askund”, roman, 2006; "Llojet e të folurit" (studim), 2007; "Hajmalitë e Aleksandrës”, roman, 2008; "Doganat e apokalipsës”, roman, 2009; "Aquarium me shirita", roman, 2010; "Jeta si iluzion dhe momenti si destin”, roman, 2011; "Vlerësim dhe përbuzje", dramë, 2011; "Nën shenjën e pyetjes", ese, 2012; "Sarra", roman, 2012; "Lotë dhe Para", roman-ese, 2013; “Lëmoshtar në ferrin e portës së parajsës", roman-foileton, 2017; Përtej normalitetit”, roman, 2023. Librat e tij janë botuar në Krajovë dhe Tërgu Zhiu. Disa nga to janë ribotuar. Autori është laureat i një numri të konsideruar Diplomash dhe Mirënjohjesh, anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Rumanisë. Ka botuar mbi 400 artikuj në revistat pretigjioze të Rumanisë. Moldavisë, Zvicrës, Gjermanisë, Zelandës së Re, Kalifornisë dhe Kanadasë. Ka refuzuar postin e Ministrit të Kulturës dhe nuk merr pjesë në asnjë parti politike. Për veprat e tij kanë shkruar recensione kritikë të shquar letrarë. Disa nga romanet e tij janë përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat