T’i flakim përplasjet që na dëmtojnë

Kultura

T’i flakim përplasjet që na dëmtojnë

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 27 korrik 2017 Në ora: 15:36
Sefedin Përgjegjaj

Në këtë kohë jo fort për lakmi

Punëve të ndershme duhet t’u qasemi

Për t’mos na ndodhur e njëjta histori

Të kemi unitet e mos të përplasemi!

 

Në trevat tona për gjithë këtë rrëmujë

I kanë fajet liderët tanë

Duke mosditur se kjo i konvenon dikuj

Për të pasur konflikt edhe vëllau me vëllanë.

 

Së pariduhet ta ushqejmë kokën

Pastaj barkun që na është rritur e fryer

Që mos ta dëmtojnë vetveten e ta bezdisin botën

Para sfidave duke ndejur këmbëkryq eduke bërë sehir.

 

Deri me tani kemi qenë të fjetur

Vrik vetëvedija na është zgjuar

Kur të tjerët me kohë kanë ecur

E ne ende presim punëve për t’ia filluar.

 

Për të jetuar ashtu siç duhet jetuar

T’i mbledhim forcat e të bëjmë hata

Vrullit tonë të punës kanë për t’i lakmuar

Kur Kosovën tonë e bëjmë kala .

 

Për t’iu shpëtuar hapave të vendnumërimit

T’i lëmë anash përplasjet që na dëmtojnë

E të marrim kahjen tjetër të rrugëtimit

Duke iu dhënë mundësinë atyre që meritojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat