Brigjeve të Lumbardhit

Kultura

Brigjeve të Lumbardhit

Nga: Aziz Bytyçi Më: 5 shtator 2017 Në ora: 11:44
Lumbardhi

Njerëzit e mëdhenjë të shkrimeve ,krijues , gjithmon i kanë shkruar atdheut dhe tokave të ndara të atdheut e në këtë rast unë po e quaj edhe si Kadare i dytë çamin e Çamërisë profesor Namik Selmanin ku  me vargjet e tija të stërngjeshura e të renditura ashtu siq e bënë eksperti i shkrimit për kryeqytetin e të gjitha trojeve shqiptare PRIZRENIN e datave historike.Poeti Selmanaj ia kushton Bistricës dhe këngës saj ku aktori me fame botrore Bekim Fehmiu  vinte  nga ky qytet si dhe shumë figura të artit kulturor i përmend me veprimtarit e tyre që bënë bujë jo vetem në vend por edhe në arenen kombetare në këtë reportazh.

Vështirë se mund të gjendet një lumë në të gjithë viset shqiptare me e pa kufinj administrativë që të ishte kimetli ose që t’ia kalojë në lumturimin e tij si LUMBARDHI që kalon si fjongo e kaltër mes për mes qytetit karakteristik të Prizrenit. Duket se përkrah simbolikës së BASHKIMIT që të kujton ky qytet, sa herë e kujton e viziton, apo edhe bujt për disa netë në pragjet bardhoshe të tij të mbushura me aq e aq histori, pse jo edhe me gojëdhëna, është edhe ai i LUMIT . Një ditë më parë isha ulur në kinemanë ABC të Prishtinës, në atë kolltuk ku vetëm 2 vjet më parë për muaj të tërë ishte ulur i madhi dhe i paharruari Artist i Kombit BEKIM FEHMIU, deri sa ai gjeti një vdekje tragjike. Me orë të tëra miku i tij Milazim Salihu, një mikpritës i shkëlqyer dhe një artist edhe i fjalës së shkruar (na ofron edhe një shkrim që posa e kishte botuar për dyvjetorin e vdekjes së Bekim Fehmiut në gazetën kosovare “Bota sot” me titull “Shqiptarët nuk e kuptuan dot Bekim Fehmiun”) që edhe tani po sakrifikon aq shumë për të mbajtur gjallë artin e kinemasë, na kujton rrëfimet e Bekim Fehmiut e të një tjetri Artist si ai i Daltës së Kosovës e të mbarë Kombit si Asim Lokaj.

Edhe Asimi kishte krijuar me artin e tij idenë e bashkimit. E kishte bërë këtë bukur mirë me skulpturën monumentale “BESLIDHJA” që para gati 20 vitesh kur ëndrra e bashkimit ishte aq utopike. Po, po, Asimi dhe Bekimi, të shoqëruar nga ky artist idealist i ekranit shqiptar si Milazim Salihu, krijonin prej vitesh një Kosovë tjetër. Kosovën e artit. Kosovën e ëndërrës së gjyshërve. Kosovën e së ardhmes.

Një Kosovë që po e fitonte artin e bukur edhe ja, ku na vjen Bekim Fehmiu që ka jetuar shumë vite në Prizren me një amanet të dhimbshëm që, kur të vdiste, të mos kishte varr si të gjithë shqiptarët, po ta kishte në këto valë Lumbardhi. E në atop pak minuta qëndrimi në heshtje në brigjet e Lumëbardhit ku ende të duket se sheh hirin e trupit të aktorit, duke pirë kafen prizrenase, mendova se po bëja më të paktën në obligimin tim për të… E përtej këtij krenimi njerëzor e kombëtar, të bashkuar edhe me dhimbjen e largimit nga jeta të parakohshme të artistëve aq të njohur, fort po ndjeja brengën se në asnjë shitore, në asnjë librari, nuk po gjeja një foto të Bekim Fehmiut, të Vaçe Zelës, të Nexhmije Pagarushës, të. Ndoshta edhe një bust të tyre krah luftëtarëve të lirisë që ranë me armë në dorë. Aty në brigjet e Lumëbardhit më kishte kaluar trishtimi se nuk po kërkoja identitetin e kombit tim. Dy tre ditë më parë se të bënim këtë vizitë, në Prizren kishin ndalur rreth 100 poetë nga trojet shqipfolëse dhe nga Bota. Për të tretin vit. Të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës që ka në krye një Mandela shqiptar si Adem Demaçi.

Madje kishin ardhur deri nga Amerika e largët. Fort e bukur të duket sot një udhëtim prej rreth 10 000 kilometrash qiellore për të recituar një poezi e për të takuar poetë që flasin gjuhën tënde apo edhe që flasin me frymën e poetëve të mbarë botës. Vetëm një muaj më parë në këtë qytet një grua (edhe kjo poete) me një libër të ri ta sapobotuar me titull “Flakë e valë” në gjuhën shqipe e atë italiane ishte bërë nismëtare e krijimit të një dege të UNIKOMBIT. Dhe quhet Mirvete Kabashi (Leku). Mirë–vete?. Ëndërr e një kombi që të shkojë mirë jeta. Bashkim bashkim..bashkim. O, sa herë që përmendet në këtë qytet bashkimi, dhe mbarë trojet shqiptare aq më shumë të lind dëshira për të bërë sa më shumë për paqen. E ja, një e papritur tjetër po më priste që në ditën e parë lumbardhase. Diku, në auditorët e Universitetit të Prizrenit, më ftuan në një takim shumë simbolik. Senati i Universititet kishte propozuar që kjo vatër e madhe e dijes së Kosovës e të mbarë shqiptarisë të merrte emrin e një tjetër legjendari si UKSHIN HOTI. Kishin marrë me mijëra firma. Ishin gati që të shkonin në të gjithë Kosovën për të marrë edhe mijëra të tjera. E drejtonte këtë senat Avdul Skuka, vëllai i një dëshmori të lirisë së Kosovës.

Dega e UNIKOMBIT ishte atë ditë një mbështetje për këtë nismë të madhe e patriotike. Dhe në takim asnjë debat që e njohim shumë herë në mjediset shqiptare ku ka shumë debat, pse jo edhe sherr. Po ato ditë një shoqatë, nga më të mëdhatë në gjeografinë e shpërndarjes së saj si ajo “Bytyçi’me një kryetar energjik si Agron Gjedia po formonin degën e kësaj Shoqate në këtë zonë. Vitin e klur në dajt ku ata bëjnë takimin e përvitshëm kishin MOTIVIN e PLISIT të bardhë kishte edhe dhjetra miq nga Prizreni, Peja, Gjakova. E ishin me qindra që e donin një gjë të tillë Me plane e aktivitete që presin të bëhen sa më shpejt. Në duar kishin gazetën “Bytyçi” dhe ndër të rrallat gazeta letrare që kishte bërë kjo krahinë “Rrezja e Shkëlzenit” Duket se në të këto ditë në brigjet e Lumëbardhit ku ka aq shumë njerëz, poezi, dashuri, kujtime lufte, kryefjala është “Atdheu ka nevojë për shërim plagësh” E ky bashkim të dërgon te kjo simbolikë apo filozofi që e kanë kombe me dëshirë të jashtëzakonshme për përtëritjen e tyre. Poeti pejan Agim Desku kishte bere nje poezi te re per bashkimin dhe po na kujtonte ende mbresat e librit “Dua të pi vere Çamerie” .

Duket se një nga ilaçet më të rëndësishëm që kanë zgjedhur në Prizren është PUNA. Në këtë qytet na u dha rasti të shkonim për të takuar një veteran të shërbimit. Shumë luftëtarë kishim takuar në rrugët e qytetet e Kosovës në këto 10 vjet, po ja që historia e re e kësaj krahine nuk do të ishte e plotë pa këngën, poezinë, pa këta veteranë që e dërgojnë në shkallë të reja nderi emrin e shqiptarit. Më saktë, të njeriu që e njohin për një punë të jashtëzakonshme, pse jo, edhe të pabesueshme. Ishte një lokal ku tregtoheshin pula të pjekura. “E nuk po na thua ndonjë gjë të jashtëzakonshme,–thashë me naivitetin tim kur hyra në atë lokal ku kapiteni ose Baca, si i thonë në Kosovë, ishte Halim Gashi e lokali quhej thjesht “Te Halimi”. Një zonjë kishte thënë para disa ditesh “Pasi të shkosh në atë lokal, duhet që të puthësh duart e atij mjeshtri”. Nëse ai ishte kapiten, një tjetër administrator si djali i tij Valoni të jepte me dy fjalë portretin e tij, punën që bëhej aty me një shprehje gati të përnatshme “Të stërlodhur nga puna”.

Pa koment!”Dy breza që po plotësonin më së miri njeri-tjetrin. Gjëja më interesante e Halim Gashit që shërbente prej 40 vitesh në shërbimin e kuzhinës ishte një lloj salce që i përdorte për pulat që ai i shërben në local. E veçantë ishte se ai i merrte ato prej dekadash në Slloveni. Për “Sekretin” e salcës që ai prdor në tavën e çdo pule të pjekur flitet shumë në të. Shpesh edhe në hullinë e gojëdhënës. Njihet jo vetëm në Prizren, po edhe më gjërë. Valoni, djali i tij, që menaxhon lokalin, na thotë se shumë pushtetarë, politikanë artistë të Kosovës e të Shqipërisë vijnë në këtë lokal për të provuar shijen e salcës.

Një sekret më kujtoi një çast bisedën me një mikun tim Hilmi Bimbashi që ka qenë për shumë vite ka shërbyer në Ambasadën e Shqipërisë në Çeki. Na tregonte se pushtuesit gjermanë kur e pushtuan Çekinë nisën agjentë në të gjithë fabrikat e lokalet ku tregtohej birrë që të merrnin formulën e birrës çeke. Duhet të kishte qenë “pushtimi“ i vërtetë po të merrje këtë formulë” Si për rastësi, në lokalin e Haslim Gashit vijnë shumë gjermanë nga ata që shërbejnë në Kosovë. Një turist gjerman i ditëve të fundit kishte ardhur përsëri në lokalin e tij dhe kishte ardhur vetëm për shijen e salcës. Një ditë më vonë isha në një intervistë televizive në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe duke kujtuar dhe folur me respekt për këtë punëdashje e të shumë njerëzve në Kosovë ndërmenda një kuzhiner të famshëm të Beratit si Novruz Lala kur kishte ardhur për vizitë në Shqipëri kancelari gjerman Shreder. Pasi u bë vizita protokollare me pushtetarët e kohës, e sollën në Berat për drekë. Ngarkuan atë ditë Mjeshtrin Novruz Lala që të gatuante dashin e drekës miqësore. Në momentin kur do të provonte pjekjen e dashit, duke e ngulur thikën, u godit rëndë në sy.

U qorrua. Pas pak minutash, kur mishi i pjekur u shtrua në tavolinë mes miqsh të shumtë, mbahet mend edhe sot thënia e tij, paksa miqësore, po edhe shakatore, kur i afruan që të hante edhe pak nga ato të tjerat që e shoqëroi mishin . “ JOOO, asnjë nuk dua nga këto se të gjitha ato i ka vetë ky dash që është shtruar.” Nuk e di a i treguan se para pak çastesh Mjeshtri Lala ishte verbuar në gatimin e bërë. Edhe Halim Gashi quhej ndryshe në prizrenase “Njeriu i duarve të djegura” se për vite e vite të tëra duke skuqur pulat e panumërta, atje në kuzhinën e padukshme prizrenase nga klientët e lokalit, ishte djegur sa e sa herë nga vaji i skuqur. Përtej kësaj kënaqësie, pse jo edhe lavdie që të jep puna e ndershme, e mençur, po edhe modeste e mjeshtërve të shumtë na ve pranë edhe anonimatim.

Duke shetitur në brigjet e Lumëbardhit, mes qindra fëmijëve, të dashuruarëve, veteranëve të Luftës, poetëve, miqve të ardhur nga larg, me mikun tonë Mehdi Leku shohim se ai herë pas here kthehej dhe rregullonte ndonjë gur, hiqte ndonjë bar të tepërt në muret që ishin vendosur në lokalet e shumtë karakteristikë të Prizrenit. Para shumë vitesh e kishin thirrur në Komunë dhe e kishin pyetur se a mund të bënte disa fragmenete muresh antike si vazhdim i mureve që kishin mbetur. Dhe Mehdiu e kishte bërë si jo më mirë. Nuk e përmend aspak vlerësimin financiar të punës së kryer. Jo, ai ishte i lumturuar se kishte bërë një gjë të bukur për qytetin e tij shumë më tepër se poezitë e poetëve të Kosovës e të botës. Kishte rregulluar furrat, qemerët dhe gëzohej gati si fëmijë. Dhe nuk e shqetësonte aspak anonimati,si ndodh me shuë njerëz që duan edhe gjëra të pamerituara. Pamundësia për të vënë në çdo cep, në çdo qoshe muri emrin e tij, ashtu si vë një shkrimtar emrin në ballinën e librit, një këngëtar në këngën e tij. Edhe në shtëpinë e tij ai të befason jo vetëm për arkitekturën e shtëpisë, por edhe për kopshtarinë.

Ka sa e sa perime dhe shumë lule zambaku karakteristik të Prizrenit. Në këtë bahçe që të bën të mëmërish nën buzë me dhjetra motive këngësh qytetare të Prizrenit m’u kujtua një mik çam që banonte prej vitesh në Tiranë e sot nuk jeton më. Mbillte shumë perime dhe, në kohën që ato piqeshin në bahçe, niste djalin që të shkonte te fqinjët e t’i jepte falas fruta, kunguj të shijshëm, domate speca, kastravecë, etj. Ishte shumë mirë në gjendjen ekonomike dhe ato që prodhonte e për të cilat kujdesej bashkë me gruan dhe fëmijët për shumë ditë, gati nuk i provonte fare për vete. Dikush e kishte pyetur: “Po pse e bën këtë gjë?” -Dua që toka të jetë e bukur,- i kishte thënë çami punëtor që besoj se nxirrte edhe mallin e pashuar të Çamërisë me atë tokë. Ky mall kishte bërë fole në shpirtin e tij të bukur.

Mehdiu ka ardhur këtu para 40 viteve nga Drenica, po shkon shpesh atje dhe e ka për nder të quhet edhe prizrenas, edhe drenicar në të njëjtën kohë. Pak kohë më vonë në një nga tavolinat e fjalëurtëve prizrenas nisi biseda urtake. Pak po flitej për luftën. Bashkëjetesa mes serbëve dhe shqiptarëve u bë palca kryesore e bisedës. Murat Gashi na tregonte pasionin e tij të leximit dhe poezitë që kishte shkruar. Gëzohej se i kishte shkolluar fëmijët, edhe pse me shumë sakrifica. Mirvetja po na tregonte dorëshkrimet e vëllimit të dytë poetik mes shumë ndjenjë. Në takimet që po bënim njëri pas tjetrit në këto brigje të një lumi me një emër të veçantë si Lumëbardhi, duket se po bëheshim edhe ne pjesë e ripërtëritjes së jetës në këtë qytet, ashtu si edhe në mbarë Kosovën. Këtë radhë m’u rishfaq sërish jo vetëm Bekimi i hirëzuar dhe i varrosur në ujërat e lumit, por edhe Asim Lokaj me skulpturën e tij “Beslidhja”, të bustit të Nënë Terëzës.

Dy duart të një trupi bashkohen fort, bukurisht me dëshirën që jo vetëm të luftosh, por edhe të punosh shumë në atë detyrim që ke ndaj atyre që nuk kanë lindur. Të atij detyrimi për të ruajtur edhe identitetin e kombit tënd. Pa i hyrë në hak kombeve të tjerë, po edhe pa lejuar që dikush të të errësojë dritën e shpirtit tënd. Dy ditë më pare, një grup i madh nga Prizreni, Gjakova, Peja, Prishtina e nga shumë vende të tjera të Kosovës kishin vënë gurët e parë në Shtëpinë Muze të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Ukshin Hoti. Edhe Ukshini është pa varr dhe është bërë frymë lirie dhe bashkimi për kombin tonë.

Do të doja që të citoja fjalët e Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë zotit Islam Lauka: “Ukshin Hoti është nga ata njerëz që ka datë të lindjes, por për shkak të madhështisë dhe veçantisë ai nuk ka varr, sepse varret e tyre i kanë patur frikë diktatorët dhe kundërshtarët tanë.” Edhe ne ishim bërë në ato ditë LUMË. Ishim bërë Drin i Bardhë e Drin i Zi. Ishim bërë Erenik Gjakove. Ishim bërë Valbonë Tropoje. Ibër Mitrovice,. Ishim bërë Shkumbin, Vjosë Myzeqeje, Devoll. Osum Berati,…Ishim bërë Kalama Çamërie Në këto lumenj që flenë rreth vetes kishim dhe kemi hisen hirit të të parëve tanë, lojërat, ëndrrat e tyre të përgjakura, dhimbjet, dashuritë që kanë lindur kaherë në brigjet e lumenjve. Në brigjet e Lumenjve të vetvetes sonë po vinin dallgë nderimi për ata që sollën lirinë, që bënë luftën për shkronjën shqipe, por edhe për ata që ndërtojnë mure më të forta për të ardhmen. Në brigje të tillë të lumit të vetvetes sonë ne kemi nevojë ende të bëjmë më të mirën, më të bukurën, më të dobishmen. Të zgjasim krahët e paqes, krahët e bashkimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat