Njerëzit me vizion e sinqiritet
Këtij kombi i duhen sot e nesër
Për t’i shërbyer me shumë respekt
Duke dëshmuar këtë përherë me vepër.
Për t’iu përveshur punëve të mbara
Ai që ka gjak shqiptari nuk heziton
Për ta çmuar këtë vend përpara
Ditë e natë mendon, planifikon e punon.
Vetëm njerëzit largpamës e të idealeve
Të karakterit të fortë e të ndershmërisë
Ndihmojnë në ndërgjegjësimin e shqiptarëve
Sesi duhet rrugëtuar drejt ardhmërisë.
Do të jemi ngadhënjimtarë e do të sfidojmë
Sa herë që e kërkon nevoja gjatë rrugëtimit
E kur pareshtur të merituarit i çmojmë
Të sigurtë do të jemi në rrugën e përparimit.
Të paluhaturit, udhëndriçuesit, guximtarët
Trasojnë rrugën drejt mbarësisë e fuqizimit
Bashkë me të merituarit e vizionarët
Për t’i dhënë krahë në këtë shekull shqiptarizmit.
Ndryshe s’mund të shkojmë përpara
Pa i hequr qafe zhelozitë epidemike
Që na janë mbjellur në shpirt si fara
Duke na ngulfatur në këto troje etnike.
Punët do t’i vëjmë në binarë pa asnjë dyshim
Me synime të përbashkëta kur ne punojmë
Do të rrezatojmë si dielli në të bardhin agim
Me mendjet për veprime të mbara që s’na mungojnë.