Në festivalin mbarëkombëtar “Ditët e Pavarësisë” poetik në qytetin Oblenzen në Gjermani - ku ishin të pranishëm mbi shtatëdhjetë aktivist letrar nga shtetet e ndryshme Evropiane, përfshi edhe trojet etnike, në mesin e tyre kishte edhe emra të njohur të letërsisë sonë shqiptare që me veprimtarin e tyre letrare e begatuar dhe po e begatojnë letërsinë shqipe
Nga biseda të cilën e zhvilluam me kryetarin e Shoqatës të Lidhjes së Krijuesve Letrar në Gjermani- Hasan Qyqallen lidhur me organizimi dhe mbajtjen e këtij manifestimi tradicional letrar në lokalet e hotelit “Kontinental” në qytetin Kobelzen në kuadrin e Ditës së Pavarësisë dhe të Festes së Flamurit të Shqipërisë - ku ishin të pranishëm mbi shtatëdhjetë poeteve, shkrimtare dhe aktivisteve të tjerë të fjalës së shkruar dhe mysafir të tjerë nga shtete e ndryshme të diasporës dhe trojet tjera shqiptare u mbajte takimi poetik tradicional "Dita e Pavarësisë". Ky festival ishte një takim i bashkimit të krijuesve shqiptarë nga mërgata dhe trevat tjera etnike shqiptare! Ishte një ngjarje shpirtërore kulturore, ishte një takim i përzemërt, ishte një çmallje vëllazërore, ishte një mbrëmje që nuk harrohet nga të pranishmi e fjalës së shkruar dhe mysafireve të tjerrë!
Ky manifestim tradicional i elitës të fjalës së shkruar në diasporë edhe një herë tregoi së shkrimtaret, poetet shqiptare kudo që janë me punën e tyre të ngjeshur që po e bëjnë ndikuan dhe po ndikojnë në afirmimin, aktivizimin dhe bashkimin shpirtëror të elitës intelektuale letrare shqiptare në të gjitha shtetet e Evropës dhe trojet stërgjyshore shqiptare. Nga ky manifestim letrar poetik falënderimet ma të përzemërta shkuan në adresën e afaristit – pronar të hotelit "Kontinental", tashmë anëtar nderi i shoqatës të krijuesve letrar në Gjermani - Sami Hyseni. Në këtë festival si- na tha në vazhdim të bisedës kryetari Hasan Qyqalla - punimet letrare që u lexuan pesë prej tyre u shpërblyen me mirënjohje dhe shpërblime të tjera. Në këtë manifestim letra u zbulua edhe pllaka përkujtimore e Shoqatës të krijuesve shqiptarë në Mërgatë. Gjithashtu u ndanë edhe çmimet e konkursit letrar të penës së art të shkrimtarit tonë të mirënjohur “Martin Camaj” - e cila i takoi poetit nga Zvicra, Bujar Salihut. Hasaan Qyqalla, kryetar shoqatës në fjalën e tij përshëndetëse të pranishmeve ju dëshiroi mirëseardhjen në këtë manifestim letrar nga shtetet e Evropës dhe botës shqiptare dhe në mes tjerash ju tha se ju me ardhjen dhe punën që jeni duke kontribuar në ruajtjen e traditave shqiptare në mërgim me të madhe po punoni për ruajtjen e traditave kulturore, ngritjen unitetit dhe bashkimin shpirtëror nëpërmjet fjalës së shkruar poetike dhe aktiviteteve të tjera kulturore të cilat për çdo ditë po lulëzojnë nëpër skenat e lokaleve të kulturës në qytetet e ndryshme të shteteve të Evropës dhe çdo kund në botë.
Letrare shqiptare në diaspora kudo që janë u treguan dhe po tregohen si patriotët në punën që po e bëjnë
Në këtë festival mbarëkombëtar poetik ishin emra të njohur të letërsisë sonë shqiptare që kanë begatuar letërsinë tonë me veprat e tyre me vlera. Në manifestimin e mbajtur në hotelin “Kontinental”, prone e afaristit shqiptar Sami Hyseni u zbulua pllaka përkujtimore kushtua LKSHM - në shenjë të themelimit të saj një vite më parë. Pos krijuesve letrar të pranishëm në këtë manifestim kishte edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës konsulli në Munih, Hamdi Reqica dhe Shani Hamitaga, përfaqësues i Ministrisë së Diasporës dhe anëtarë nderi të kësaj shoqate. Në këtë manifestim u u falënderuan afaristët shqiptarë dhe miq e krijuesve të mërgatës: Xhelil Musa nga Hamburgu, Sami Hyseni, Koblenz dhe Bekim Gashi nga Frankfurt, që financiarisht ndihmojnë shoqatën, duke ua lënë në dispozicion edhe hotelet e tyre tubimeve vjetore, kur edhe marrin pjesë dhjeta e dhjeta krijues. Tubimin punues të këtij Festivali tradicional poetik, që tash ka fituar fizionominë e tij edhe me sasi e cilësi e bëri kryetari i shoqatës Hasan Qyqalla.
Për punimet me të mira letrare u ndanë çmimet vjetore të nëntorit
Në këtë manifestim letrar u shpallën edhe rezultatet e konkursit letrar gjithëkombëtar për poezi. Juria në përbërje prof. Zejnepe Alili Rexhepi, Fran.Tanushi dhe Haxhi Muhaxheri, pasi i kishin dëgjua leximin e të gjitha poezitë me çmimin pena e Art të shkrimtarit tonë të mirënjohur “Martin Camaj” u shpërblye poeti, Bujar Salihu, kurse me Çmimin e Festivalit,Miradie Maliqi ; me “Çmimin e Kongresit të Manastirit”- Bardha Mançe, me “Çmimin e Nëntorit” Arif Mulliqi dhe me “Çmimi vjetor – Anton Marku. Sponsor i këtyre çmimeve kësaj radhe ishte Fondacioni “Besa” Munih. Me një fjalë rasti lidhur me aktivitetin e deritashëm dhe detyrat e ardhshme të kësaj shoqate si dhe për situatën aktuale në Kosovë të pranishmëve iu drejtua nënkryetari i kësaj shoqate, poeti nga Parisi, Musa Jupolli. Përmes një vështrim analitik përmendi se : “Snobizmi, mos kultura politike, mungesa e leximit me një fjalë llafosje që ngatërron rrugë, janë tema kritike që duhet të vihet në pah sot! Literatura, arti në përgjithësi është fushë e pëlleshme me ide dhe vlerë që ta rikthejmë ideo-etikën e estetikën në të mirë të Atdheut , në të mirë të letrave shqipe.
Sipas Jupollit: “Ikja nga thelbësorja ne ndodhitë e Atdheut do të thotë brengë ku e ndritshmja shndërrohet në errësirë, e qëllimeve që të rrënohet kultura dhe njohja e kombit. Ideologjitë janë të shumëllojshme, ajo marksiste dhe fetarizmi ishin dhe mbetën plaga më e rëndë e kombit shqiptar, zaten ky ishte dhe mbetet synim i Serbisë dhe Turqisë me aleatët e tyre”! Ambienti ku u mbajt ky festival poetik ishte stolisur me pikturat e Valdete Berishës, ndërsa atmosfera u begatua nga tingujt e kitarës së artistit Driton Gashi dhe të një grupi muzikor i cili këtij evenimenti i dha ngjyrat e festave të Nëntorit e të një mbrëmjeje të vërtetë vëllazërore, aq më parë që krahas poetëve e krijuesve të tjerë nga mërgata kishin ardhur nga qyteteve të ndryshme të trojeve Shqiptare.