Gjithnjë në pritje

Kultura

Gjithnjë në pritje

Nga: Haki Bunjaku Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 07:29
Haki Bunjaku

Ta nis ëndrrën për udhë që nuk më kthen

në start

ta nis ditën bashkë me tjerët,

jo mërzitshëm fillikat

ta nis gëzimin që nuk shterrë

që nuk ngatërrohet udhëve të jetës

bëhem gati ta nis të vërtetën

për shërimin e hajnave nga hajnia

pres që këtu e tutje të mos më thehet shtëpia

edhe pse kund dry nuk ka

pres kush i pari do ma uroj vetëminë

kush do më uroi për nismë të mbara

kush do të mi ngjyros thinjat e bardha

pres të ma ushqejnë shpresën

me ëndrra të uritura

pres ate që nuk vie këtu

pres ta përcjell jofatin

për tjetër ku

gjersa mirresha me pritjepërcjellje

dita kish fillu udhëtimin pistës së re

na shkoi koha kot në pritje ne

po mbyllën shtigjet për ardhje të re

Lum ai që vdiq dje

e mjer ai që sot ka le

pa nismë të mbarë,

pa fletë në kalendar

që nuk shenohe kund

si i gjallë...(!)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat