Kosova dhe Maqedonia arrijnë marrëveshje në fushën e kinematografisë - Bota Sot
Kosova dhe Maqedonia arrijnë marrëveshje në fushën e kinematografisë

Kultura

E shtunë, 20 tetor 2018

Kosova dhe Maqedonia arrijnë marrëveshje në fushën e kinematografisë

Më: 13 maj 2018 Në ora: 18:15
Pamje nga nenshkrimi i marreveshjes bashkepunimi

Kosova dhe Maqedonia kanë nënshkruar në Kanë të Francës marrëveshjen e bashkëprodhimit në fushën e kinematografisë, në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në festivalin që po mbahet sivjet.

Marrëveshja është nënshkruar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Agjencia e Filmit e Maqedonisë.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, tha se kjo marrëveshje do të shërbejë për bashkëprodhimet në fushën e filmit, por edhe të njohjes së kulturës në mes të dy vendeve.

“Ministria e Kulturës çdo herë do të jetë afër iniciativave të tilla që i fuqizojnë marrëdhëniet ndërfqinjësore”, u shpreh ai.

Drejtori i QKK-së, Arben Zharku, nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e ka quajtur një moment shumë të veçantë, pasi bëhet fjalë për një marrëveshje të parë të këtij lloji me shtetin fqinj. 

Ndryshe, Maqedonia është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të kinematografisë kosovare, ku vetëm brenda vitit të fundit, katër projekte kanë gjetur mbështetje.

Kosova pritet të nënshkruajë marrëveshje të bashkëprodhimit edhe me disa shtete tjera fqinje.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test