Gjithçka gati për “Ditët e Kulturës Ferizaj 2018”

Kultura

Gjithçka gati për “Ditët e Kulturës Ferizaj 2018”

Më: 29 maj 2018 Në ora: 13:29
Ilustrim

Nesër në Ferizaj do të fillojnë “Ditët e Kulturës” një eveniment i kulturës, i cili për disa ditë para ferizajasve do të ofrojë shumë aktivitete kulturore nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Sipas drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani, hapja solemne e “Ditëve të Kulturës” q përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit, do të bëhet me festivalin e fëmijëve “Fëmijët e Gëzuar”.

“Artdashësit dhe dashamirësit e kulturës kanë një rast të mirë të njihen me rrjedhat e krijimtarisë kulturore dhe t’i shijojnë ato vlera që po krijohen në këtë mjedis”, ka thënë Murati-Shabani.

Drejtori i festivalit “Fëmijët e Gëzuar”, Nazmi Aliu, është shprehur se në këtë festival konkurrenca ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa nga juria profesionale janë zgjedhur edhe këngët konkurruese.

Gjatë ditëve të kulturës, të cilat do të zgjasin deri më 12 qershor, janë planifikuar edhe aktivitete të ndryshme kulturore-sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat