Ra bomba në kompani

Kultura

Ra bomba në kompani

Nga: Fatmir Lohja Më: 27 qershor 2018 Në ora: 08:17
Fatmir Lohja

Nuk e more vesh? Si qëndron në zyrë? Ka rënë bomba në kompani!- dhe sanitaria ,si tramondanë, e hapi ,dhe e shkapeti derën e zyrës së financës.

Shefi financës, Goni,me qetësinë e tij natyrore,nxorri nga sirtarët e shumtë kantratën e sigurimit të objekteve të kompanisë. E lexoi me vemëndje. Shoqëria e sigurimeve merrte në sigurim objektet nga dëmet asksidentale,si  ; termete, tornado, zjarre, përmbytje,…..Në një nen, deklarohej se shoqëria e sigurimit nuk mbante asnjë përgjegjësi ligjore, e monetare, për dëmet terroriste, që i shkaktohen të siguruarit , nga konflikte të ndryshme kombëtare, apo ndërkombëtare.

Doli nga zyra. Në koridoret e selisë qendrore të kompanisë,përveç  zhurmës së kondisionerëve, nuk peptinin as  mizat. Me hundë nuk nuhaste aromën e mjeteve shpërthyese.Trokiti në dy-tre dyer dhe  nuk u hap asnjëra.Me  frikë doli nga selija qendrore. Pa rreth e rrotull.Në repartet e aktivitetit kryesor  puna vazhdonte me normalitet.

Edhe te kapanonet e transportit nuk dalloi ndonjë dëm.Te magazinat po punohej në ngarkim e shkarkim mallrash të ndryshëm,me të njëjtin ritëm si çdo ditë.

Për sanitaren  kishte respekt. ”Po kjo ç’pati?”- e pyeste veten herë pas here. Te selija  e presidentit të kompansië, pa një grumbull nëpunës dhe punëtor.

Ku ka rënë bomba?- pyeti kur u afrua.

E bukur kjo.Bomba është brënda në zyrën e presidentit të kompanisë,- i foli roja, me buzët e shtrira cep më cep.

Ka bërë dëme të mëdha?

Si shef i madh që je, futu e shihe vetë hatanë!- e rekomandoi një rinush.

Përsëri as nuk shihte,e as nuk nuhaste bombë. Sekretaria  e shefit nuk e lejoi të hynte në zyrë,pa marrë leje te komandanti,ndonëse urdhëri ishte i prerë, që shefi financës, mund të hynte në zyrën e presidentit në çdo moment.Sapo ajo  doli nga dera e zyrës presidenciale , i bëri me shënjë  të hynte brënda.Përveç presidentit , të shqetësuar gjeti edhe teknikun me të shoqen.

Pse keni ardhur?- e pyet presidenti.

Më thanë se ka rënë bomba në kompani.

Tani nuk e kam kohë për humor ,- ja kthen komandanti me buzëqeshje.

E kam seriozisht. Më shkëputi nga puna sanitaria për këtë lajm të frikshëm.

E si ta komunikoi  lajmin?

Si rri ti në zyr,në një kohë që ka rënë bomba në kompani. Përpara se të dilja , pashë kontraten e sigurimit të objekteve.Shoqeritë e sigurimit nuk i marrin në sigurim dëmet terroriste.I holla një sy të gjitha reparteve dhe nuk pashë asnjë dëm terrorist. Jashtë ,një rinush  më tha, se bomba është vendosur  këtu. Fatmirësisht edhe këtu as nuk shoh, e as nuk nuhas dëme bombash. Më falni zoti president për shqetësimin,por këto ishin arsyet që lashë zyrën.

Bomba ende nuk ka plasur,por së shpejti do të ja dëgjosh gjëmen,- u fut i nervozuar teknik  Agimi.

Të lajmërojmë policinë,që të bëjë urgjentisht  çaktivizimin e bombës! - rekomandoi Goni.

Ulu këtu pranë meje!- e urdhëroi presidenti, pasi u bind në humorin e sanitares dhe indiferentizmin e financierit.- Do ta çaktivizojme sëbashku bombën.

Në zborin ushtarak kam qënë oficer  artilerije e jo xhenjer. Edhe nuk di, por edhe kam shumë frikë nga lëndet shpërthyese ,zoti president.

Ti luan teatro,apo me të vërtetë nuk e di ?- e pyet Agimi me ton.

Pse nuk e di gjendem këtu.

Po cila sanatitare ta tha lajmin?- e pyet me shumë nervozizëm Shpresa,bshkëshortja e Agimit.

Nuk e mbaj mend,- ja ktheu financjeri shkurt,sepse nuk i pëlqeu tonaliteti i folses.

Burrë e grua,si mish e thua, treguan pse, ku, si  janë  vënë bombat, edhe kur do të  jepej urdhëri për ta pëlcitur e fundit.Sa më shumë flisnin burrë e grua, pa sira, aq më shumë qetësohej financjeri nga raportimet e marra direkt.

Bombën e parë e paska  kurdisur  ishdhëndëri. Ai, pas katër viteve  fejese,me vajzën e tyre, nuk kishte duruar më. Në një ditë të ftohtë dimri e  ndezi fitilin:”Nuk dua ta zgjas më fejesën.Dua të kemë fëmijë!O martesë këtë pranverë,ose unë largohem në hesapin tim.”

Bashkëshortët nuk e morën me seriozitet kërcenimin.Vajza e donte djalin me shpirtë, por prindërit e tulasnin çdo ditë. Nga ajo ditë  dhëndëri nuk u pa më. Tellallët përhapnin lajme kontraditore,disa  qetësues, e  disa nervozues:”Do të kthehet sot,nesër,…. Eshtë parë i shoqëruar me filan vajzë. Qan tërë natën për dashurinë ndaj vajzës suaj. Kam bërë qejfe mjaft për katër vite. Janë familje e mirë. Mos paça punë më ata,se rracë më të keqe nuk ka. …….”Jep e merr nga larg,se të dyja palët  nuk e ulnin hundën: “Ai, ata, kanë nevojë për mua.”Nuk i shihnin lotët e sinqertë të vajzes ,që shkonin rrëke.

Bomba e dytë  ,që kishte dermuar psikoligjikisht krushqinë dhe vajzën,qe lajmi,i konfirmuar ,nga tëra drejtimet,se dhëndëri i tyre ishte martuar me një amerikano-shqiptare.E vërtetuar katërcipërisht, edhe nga sistemi TIM-s, se djali, i kishte hipur tajares me nusen e re, dje me 15 qershor, dhe ka kaluar Atlantikun, për të mos u kthyer më në mëmëdhe.

Goni e dëgjonte për herë të parë,këtë zallamahi familjare. I vinte keq që burrë e grua,sepse  nga ekspresiviteti  ia ndërprisnin fjalën barbarisht njëri-tjetrit .Dihet se kapadaillëku e errëson arsyetimin.Ai kalon në marrëzi kur shkatërron avenirin e fëmijëve.

Sipas tyre, bukëshkali, ishdhëndëri, ishte shkaktari i vetëm i hedhjes së bombës së parë. Për bombën e dytë krushqit nakatosnin presidentin e  nderuar të kompanisë. Ishdhëndëri,me ndërhyjen e Agimit, ishte punësuar në atë kompani. Për t’i ulur kokën  kapadaisë, i kishte kërkuar komandantit që ta largonte për disa kohë.  Meqë dinte anglisht,presidenti e kishte caktuar ishdhëndërin  në një grup pune shqiptaro- amerikan,që po studjonin për prespektivën e zhvillimit të  kompanisë ,si në tregun e brënshëm, edhe në të jashtmin.Në punë e sipër, çifti është dashuruar marrëzisht dhe  natyrshëm bënë gurgulenë më pas. Burrë e grua i kërkonin llogari presidentit:”Pse e bashkoi ishdhëndërin me amerikanen e paftyrë?

Presidenti buzeqeshte me të drejtë. Si mund ta akuzonin fajtor,pas një nder të kërkuar me përgjerim?  Goni me shikim të përqendruar tek sytë e Agimit, kërkonte t’i jepte mesazhin se pse shqetësimet familjare i binte në kompani?

Bombën e tretë do ta hidhte Agim trimoshi krejtësisht  i vetëm.Do të shkonte në Amerikën e largët,për të vrarë  bukëshkalin e poshtër.Meqë presidenti ishte fajtor, për të larë veten ndaj tyre, ai duhej të ndërhynte të Ambasada Amerikane për të paisur me vizë teknikun ,dhe njëkohësisht të sponsorizonte shpenzimet e udhëtimit për rrugën e largët.

 Pas kësaj kërkese,presidentit ju tha buzëqeshja në fytyrë. Agimin e ka marrë në punë së i ka ndërhyrë  vëllai.Më pas, ai ju lut  që të merrte në punë  të shoqen, ishdhëndërin…. Agimi edhe e shoqja janë punëtorë të mirë.U trazua në shpirt nga   kërkesat e bashkëshortëve. Po mundohej të qetësonte veten, nga që i dhimbsej  vajza,  që e kanë si dritë. Nuk shihte asnjë arsye per ndonjë detyrim moral apo material.

Gonit kërkesa i dukej absurditet me brirë. Duke qënë rigoroz në profesion, shqetësimet  sociale , që lindnin në ambjentet e punës, i linte në dorë të sociologëve. Për ato juridike dëgjonte me vëmendje juristët. Për problemet financiare ngulte këmbë si mushka, që t’i shkonte e vetja, deri sa t’i dilte ndonjë më i zoti,që t’i thyente hundët.Në eksperiencën  tridhjetë  vjeçare si profesionist  , vetëm  dy kolegë  përmend me shumë respekt.

Pse e stërzgjatët fejesën?- i nderpreu me nervozizëm presidenti.

Burrë e grua,pa mbajtur rradhë,e zbrazën mllefin mbi ishdhëndërin,sepse sipas tyre vajza edhe ata janë te mrekullueshëm.Justifikoheshin për zgjatjen e fejesës:” Ishin të ri.

Nuk na e mbushte mendjen.Djali jetonte me prindërit.Nuk qënë grumbulluar paratë për dasmën madhështore.” E cicmice të tjera deri në pafundësi.

Në cilin vit, ju si prindër, e kishit parashikuar ditën e martesës së çiftit të ri?

Vetëm kur të krijoheshin kushtet, që renditëm me sipër,- tha e vendosur Shpresa.

Po sikur këto kushte të mos u plotësonin asnjëherë ?- vazhdonte në të tijen presidenti.

Ne ja kemi thënë në vazhdimësi të mallkuarit,se pa u plotësuar kushtet nuk ka dasëm, - sqaroi Shpresa.

Më dukej si qofte. Urdhëro e siurdhëro  kishte në majë të gjuhës.A mund t’i besohej vajza atij?Kur na hodhi bombën nuk i besova aspak.Kur u bë  bytha e tij  trim!?- i vuri vulën Agimi.

Çfarë prisnit ju? Të mbyste prindërit?- i thumboi presidenti.

Të blinte shtëpi me vete!- urdhëroi gruaja.

Me pagën, që ka marrë këtu,nuk ka pasur asnjë mundësi financjare  për të blerë shtëpi.Si çift mund të kursenin dyfish. Meqë e urreni atë djalë,pse nuk gëzoheni që ai iku aq larg?

Na dhimbset vajza.Ajo ende e do,- folën një zëri burrë e grua.

Meqë vajza e do,pse kërkoni ta vrisni?Çfarë mendoni se zgjidhni me këtë akt kriminal?Vajza do të merzitet më shumë.Vetë do të kalbesh në burg,- vazhdonte  arsyetimet  presidenti.

Të heq turpin nga supet,- sqaroi Agim trimi.

Ju si çift nuk keni bërë turp. Arsyetimi i juaj është  në  marrëzi.Nga ky shkak  vajza po e vuan shpirtërisht. Marrëzitë kurohen me ilaçe, si pas rekomandimeve të mjekëve psikiatër,dhe jo me armë ushtarake,- e tjerrte presidenti.

Të mos e zgjasim më! Je dakort me kërkesat tona?-  pyeti me ton Agimi.

Nuk e di nëse na lejon shefi i financës?- dhe presidenti formuloi  kodin,kur nuk do të shpenzoj.

Sa mendoni se shkojnë shpenzimet?- i pyeti Goni ,për të marrë kohë ,sa të përqendrohej, sepse topi i presidentit e gjeti gafil.

Pesëmijë euro,- kërkoi burri.

Dhjetëmijë euro, -  e vendosi gruaja,pas të shoqit.

Me duken pak. A keni menduar për shpenzimet me avokatët amerikanë,për  burgun,për ….. ?- ju hapi grackën shefi i financës.

Do ta vras, dhe do te kthehem brënda tre ditëve në Shqipëri,pa e marrë vesh askush,- deklaroi me siguri ishvjehrri trim.

Në kompaninë tonë, edhe sanitaret  e dinë,so do të shkosh të plasësh bombën në Amerikë. Kemi kamera të shumta edhe ne. A e ke llogaritur  sa qarqe  mund të kenë vënë supërfuqija,për të ruajtur jetën e amerikanëve?- pyeti kinse i habitur Goni.

Më jep dhjetëmijë euro se e zgjidh vetë këtë punë!- urdhëroi  Agimi

Njëzetmijë ero e asnjë cent më pak,- e vulosi e shoqja.

Shto ujë, e shto miell ,pas njëçerek ore, çifti  , me konsensus familjar, e vendosën  për njëqindmijë euro. Gonit ju kujtua, kur pati filluar punën  si ekonomist  fringo në një Ndërmarrje Bujqësore.Kostoja e fasules pllaçi pat shkuar sa çmimi i leshit deve, që blihej diku larg me valutën e popullit.Urdhëri pati ardhur nga shumë lart,sepse prona qe publike.Në rastin konkret,kërkesa vinte nga poshtë, në pronë private.Në të dy rastet budallallëk,për mendimi e tij rasti i dytë shkonte deri në absurditet.

- Njëqindmijë ero me duken shumë,- dhe Goni bënte kinse  mendohej.- Ju bie më lirë  e më mirë të paguani një vrasës me pagesë.

-  Dua ta nxjerr dufin që kam në gjoks,duke e mbytur me këto dy duar,- dhe Agimi shtriu duart leshtor mbi tavolinë.

Meqë u futën në shtegun ku jua hapi vetë,Goni filloi të numërojë veshtirësitë ligjore,që ka kompanija  për zgjidhjen e hallit te tyre.I mblodhi të gjitha energjitë, për të qënë sa më i qartë në shpjegimet  profesionale.E filloi se kompanija nuk mund të jape para për; kredi, se ligji e përcakton qartë, që ato jepen vetëm nga bankat e nivelit të dytë, e më poshtë; sponsorizim terrorizmi  ,Perëndia e di se çfarë hataje mund të bëjë drejtësia vendase dhe ajo komunitetit ndërkombëtar;  udhëtim e djeta, në fillim duhej argumentuar qëllimi i punonjësit pse  do të shkojë në një vend të huaj, më pas  nevojiten faturat e të gjitha shpenzimeve nga biletat e udhëtimit,të hotelerisë,blerja  armës, pagesat e avokatëve;…. Nuk pushonte shefi i financës, për t’i mbushur mendjen çiftit se nuk do të merrni asnjë cent nga kompanija.

E sa mendon ti mund të na jep kompanija,pa tërë këto letra?- e ndërpreu burri me brutalitet.

Shefi i financës hodhi shikimin nga presidenti,duke e sinjalizuar me shikim, se topin e ke në fushën tënde, se  nuk kam çfarë të llap më. Presidenti e miratoi me buzëqeshje. Në kohën  heshtjes,si zakonisht,për të larguar mërzinë,mundohej të kujtonte ndonjë gjë humoristike.Ju kujtuan vargjet e Poetit të Kombit,të ndjerit Dritero Agolli,nga poezija Cjapi:

“S’ta kam rrëmbyer unë ftujkën,

Mos më mbaj mëri,o cjap?”

I saktësoi  veprimet që do të merrte. E mbështeti shefin e financës,se nga kompanija nuk do të marrin asnjë cent. U distanacua nga akti terrorist, me premtimin se nëse ambasada Amerikane do ta pyeste se pse punonjësi i tij do të shkonte në Amerike,ai t’u tregonte të vërteten, për qëllimin e udhëtimit .

Ju jeni të sëmurë , që nuk doni të kuroheni.Në punë me duhen punonjës të shendetshëm. Këto janë arsyet që më bëjnë të urdhëroj që sot pushimin tuaj  nga puna!- e plasi bombën e katërt presidenti.

Çifti u shtang . Shihnin njëri-tjetrin në sy, për t’i hedhur fajin shoqi shoqit . Llapushët e veshëve filluan të  ulën ngadalë,ngadalë. Bomba e presidentit ju shkërmoqi dellin e marrëzisë.Me sforco po kërkonin të largonin ëndrrat  epike kanunore, për t’u rikthyer në normalitet.

Ne kemi kontribuar shumë për mirëvajtjen e kësaj kompanije,- lëshoi spirancën e fundit  tekniku.
Në respekt të punës që keni bërë, shpenzova këtë kohë të çmuar, sëbashku me shefin e financës,- u përgjigj prerë presidenti.
Nëse vazhdojmë punën si më përpara, a kemi shpresë të punojmë më në këtë kompani?- pyeti Shpresa, duke u munduar të bënte lojra e ojna.
Nëse ju vinë mend në kokë dhe nuk mendoni më për terrorizëm, mund  të   konsultohem me bordin e kompanisë, për ndonjë rikthim të mundshëm, - u përgjigj presidenti.
As unë, as im shoq nuk kemi qënë trima kurrë. Edepsëzit ja hëngërt dreçi  shpirtin kudo të jetë! Na e fal marrëzinë, se pa punë nuk kemi ku të shkojmë,-  u dorëzua e para xanxarja.

Presidenti shihte në sy të shoqin. Ai përpelitej për të dalë trimërisht nga zallamahija e ngritur vetë në bashkëpunim me të shoqen.Goni e shihte me mirësi çifin, duke ju dhënë mesazh të qartë se çfarë flitet aty,nuk del jashtë. Agimi hezitonte të nxirrte një tingull. E shoqja e shihte me hakërrim,duke i treguar se kur u dorëzova unë,ti pse po zgjat?

Më fal për budallallëqet që dëgjove sot .Vajza më dhimbset shumë.Kjo i ka fajet,që e mban hundën përpjetë si belereshë.Të mallkuarin do ja lënë në dorë Perëndisë. Pa punë nuk kam ku mbytëm.Do më rimarrësh në punë?- e pyeti pas pak ,me sy të vesuar.
Si mendoni ju shefi i finances?
Jam dakort që të dy të vazhdojnë punën, por të na japin fjalën se nuk e shqetësojnë më kompaninë me bomba familjare.

Çifti doli pas  betimeve ,të pa dëgjuara ndonjëherë, se nuk do të merreshin më bomba. Presidenti  nxorri nga frigoriferi një shishe Fernet Branka dhe akull. Goni, pasi i shpërlau, vuri dy gotat mbi tavolinë. Po pinin me gllënka të vockla.Erdhën në formë, se ju pëlqente çaktivizimi i bombës së fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat