Një herë në jetë - Bota Sot
Një herë në jetë

Kultura

E hënë, 19 nëntor 2018

Një herë në jetë

Nga: Eroll Veliu Më: 10 korrik 2018 Në ora: 07:14
Ilustrim

Ndodh vetëm një herë,

Jo dy, çastet zhduken si ëndërr,

 rendin në jetë shumë shpejt,

Ndodh vetëm trimat,

 më të fortët,

 të vërtetët,

 dhe kur çasti troket për ty,

 mos e lerë të të shpëtojë,

Një pulitje sysh dhe dashuria zhduket,

çasti tretet, një tingëllimë e shurdhët,

në kokën tënde mbetet,

Zemra e di kur fati pëshpërit në veshin tënd...

Oh, kurrë mos u frikëso mike e dashur,

Në fund të fundit ia vlen çdo çmim,

pengesë a pasuri e humbur

 qoftë kur dashuria triumfon.

Kur dashuria e vërtetë troket,

Por vetëm njëherë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test