Parathënie e vëllimit poetik; Jan A. Kosova "Rebel i dashurisë"

Kultura

Parathënie e vëllimit poetik; Jan A. Kosova "Rebel i dashurisë"

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 18:50
Libri

Të nderuar lexues!
Sapo të filloni të lexoni poezitë e këtij vëllimi poetik të poetit Jan 
A.Kosova,do të befasoheni.Fillimisht po ju jap një këshillë:mos e filloni 
leximin e këtij libri në mbrëmje,sepse do të mbeteni pa gjumë,nga dëshira 
për t'i lexuar sa më shpejt të gjitha poezitë.Nëqoftëse do ta filloni 
leximin në mëngjes,dijeni se do të mbeteni pa drekë,aq më tepër n.q.se do 
t'ia jepni bashkëshortes për lexim,ajo do të harrojë të gatuaj drekën për ju 
dhe familjen.

Pasi t'i keni lexuar të gjitha poezitë,ju do të pyesni:si ka mundësi që ky 
poet s'është radhitur ndër emrat më të njohur të poetëve tanë ?Përgjigja 
është e thjeshtë : modestia e tepruar e poetit.Historia ka njohur raste 
që,shumë talente,janë bërë të njohur me vonesë.Anshtanji u vlerësua nga 
mësuesi si një nxënës shumë i dobët në fizikë,por ai u bë gjeni.Fan
Nolin,Maria e fuste në thes për ta çuar në shkollë,por më vonë ishte ky Nol 
që mbaroi 3 fakultete dhe zotëronte shumë mirë 16 gjuhë.

Jan A.Kosova e ka nisur qysh herët rrugën e poezisë.Ai,edhe pse në 
profesionin e mjekut,nuk iu nda  krijimtarisë poetike,pa e ditur se ajo 
kishte vlera të tilla që mund t'u shërbenin jo thjesht miqve e shokëve,por 
një shoqërie të tërë.Po deri më sot ky poet kishte vendosur t'i ngjante 
Konicëms, që i hidhte dorëshkrimet e tij,apo F.Kafkës që e porositi mikun e 
tij M.Brond që t'i digjte shkrimet e tij pasi t'i lexonte,sepse i quante të 
pavlefshme. 

J.A.Kosova  mund të quhet pa frikë një poet i afirmuar,paçka se 
nuk e ka reklamuar veten.  Poezitë e tij janë tepër origjinale në stil,për 
t'u pasur zili edhe nga poetë më në zë.Edhe pse  mund të trajtojnë të 
njejtin motiv,poezitë nuk përsëritin njera-tjetrën.Tematikën e poezive të 
këtij poeti e përbën binomi: dashuria e pastër dhe malli për vendlindjen.Në shumë prej tyre do të ndeshim 

Bukuroshen e Dardanisë që është bashkëshortja e poetit,tri lulet ( tre 
fëmijët) dhe bjeshkët (Dardania)që është vendlindja e këtij poeti,të cilin 
edhe ju do ta quani me të drejtë "poeti i dashurisë". Jan A.Kosova të 
befason me figuracionin e tij të larmishëm të përdorur me masë,me fjalorin e 
tij poetik,me mesazhet madhore që përcjellë nëpërmjet 
vargjeve.

Metaforat,personifikimet,epitet dhe krahasimet i bëjnë poezitë e 
Kosovës që të mbahen mend gjatë.Ato seç kanë një ëmbëlsi,një muzikalitet të 
pashoq,që e shoqëron lexuesin gjatë gjithë  vëllimit,të cilin autori e ka 
titulluar "Rebel i dashurisë".Vërtet poeti është "rebel",por në mbrojtje të 
dashurisë.

Për të mos u zgjatur,ju do të bindeni vetë për këto radhë,që janë fare pak 
për këto poezi me vlera të shumta artistike.Autori  ka edhe shumë poezi të 
tjera plot vlera,të cilat,jam i bindur se do t'i botojë në vëllime të tjera poetike.  

Më mbetet t'ju uroj lexim të këndshëm dhe kam besim se nuk do të mbeteni të 
zhgënjyer nga këta pak rreshta që kam shkruar për këtë "poet të heshtur" që 
deri më sot i ngjan një monedhe ari,mbuluar me pluhur,i cili nuk e lë t'i 
dalin në pah vlerat.Unë,nëpërmjet këtyre rreshtave,u mundova ta fshij këtë 
pluhur,për t'i dhënë shkëlqimin e vërtetë kësaj monedhe të hedhur,por që 
kushdo ia di vlerat,pa folur të tjerët për 'të.Dhe ju do t'i shikoni vetë 
këto vlera.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat