Në Muzeun e Kosovës hapet ekspozita ‘Çmimi Aga Khan për Arkitekturë’ - Bota Sot
Në Muzeun e Kosovës hapet ekspozita ‘Çmimi Aga Khan për Arkitekturë’

Kultura

E premte, 16 nëntor 2018

Në Muzeun e Kosovës hapet ekspozita ‘Çmimi Aga Khan për Arkitekturë’

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 07:57
Foto

Ekspozita ‘Çmimi Aga Khan për Arkitekturë’ cikli 2016, është hapur, të dielen, më 19 tetor 2019 në Muzeun e Kosovës.

Në këtë ekspozitë janë prezantuar 19 projektet të përzgjedhjes së ngushtë në mesin e të cilëve është edhe një projekt nga Kosova, si dhe 6 fituesit e çmimit prestigjioz në mesin e të cilëve janë projektet e Zaha Hadid Architects , BIG – Bjarke Ingels Group dhe Standard Architecture.

Koordinatori i këtij çmimi për Evropën juglindore, Bekim Ramku ka thënë me rastin e hapjes së kësaj ekspozite se qëllimi i saj është për të promovuar jo vetëm, çmimin por edhe ciklin e ri të 2019, i cili është një rast i mirë për arkitektët nga Kosova por edhe nga Shqipëria për të qenë pjesë e tij.

“Ekspozita është një rast i mirë dhe një shtytje për pjesëmarrje në ciklin e 2019, për arkitektet nga Kosova”, ka potencuar ndër të tjerash Ramku.

“Çmimit Aga Khan për Arkitekturë” jepet çdo tre vjet për vepra arkitekturore të realizuara gjatë gjashtë vjetëve të kaluara.

“Çmimi Aga Khan për Arkitekturë” fokusohet në proceset e ndryshimit në pjesë të botës ku mjedisi i ndërtuar është duke pësuar transformime të shpejta, herë pas here me pasoja të tmerrshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test