Drejtpërdrejt nga Forumi Frankofon i Investimeve

Kultura

Drejtpërdrejt nga Forumi Frankofon i Investimeve

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:23
Klubi Afarist Frankofon në Kosovë

Klubi Afarist Frankofon në Kosovë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri, organizojnë Forumin Frankofon të Investimeve.

Qëllimi i Forumit frankofon të investimeve është të diskutojë ngjashmëritë, ndërlidhjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen operatorët ekonomik që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Përfaqësues nga Shqipëria, Belgjika, Franca, Luksemburgu dhe Zvicra do të jenë të pranishëm në këtë Forum.

Sesioni i hapjes do të fillojë në mëngjes në praninë e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Pastaj, do të mbahet një tryezë e rrumbullakët ministrore e titulluar "Mundësitë në Kosovë për investitorët frankofonë”, dhe një panel i ekspertëve të biznesit në temën,  "Kosova dhe Shqipëria, dy tregje me ngjashmëritë dhe dallimet e tyre ".

Pasditja do të jetë e përmbushur me takime B me B (biznes me biznes) organizuar së bashku me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me Bussiness Consultants Council.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat