Milaim Zeka dhe Nasim Haradinaj bashkë në frontin e luftës - Bota Sot
Milaim Zeka dhe Nasim Haradinaj bashkë në frontin e luftës

Lajme

Milaim Zeka dhe Nasim Haradinaj bashkë në frontin e luftës

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 15:36
Foto nga video

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë një xhirim nga koha e luftës së fundit në Kosovë.

Në këtë xhirim, të realizuar nga vetë Milaim Zeka, shihet ky i fundit me nënkryetarin e OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinajn, së bashku në të njëjtën vijë të frontit.

Ndonëse tani të dy kanë pikëpamje të ndryshme politike, videoja dëshmon se lufta i ka bashkuar të gjithë, me të vetmin qëllim çlirimin e vendit nga okupatori serb.

Zeka ka thënë që politika nuk mund të jetë përçarëse mes tij dhe miqve të tij, me të cilët ai ka qenë në vijë të frontit, si me rastin e Nasim Haradinajt.

Ai gjithashtu ka thënë se është TURP për shumë emra eminentë të Lybeniqit, që masakrën që ka ndodhur në këtë fshat, e kanë lënë në harresë. Në fakt në video ushtari serb është filmuar duke nxjerrë nga xhepat “plaçkën” e tij të luftës.

Filmimi ka bërë bujë edhe në mediet ndërkombëtare.

Ka qenë agjencia Associated Press që e ka shpërndarë me logon e saj.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...