Nesër varroset polici Izet Demaj - Bota Sot
Nesër varroset polici Izet Demaj

Lajme

Nesër varroset polici Izet Demaj

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 10:05
Izet Demaj

Nesër do bëhet varrimi i policit Izet Demaj, në varrezat e fshatit Vrellë të Istogut.

Kështu ka njoftuar kryeministri i  Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i bëri Policisë së Kosovës.

Haradinaj poashtu njoftoi se Presidenti i vendit ditën e nesërme do ta shpallë ditë zie në Kosovë.

Polici Demaj po konsiderohet hero, derisa ra në krye të detyrës.

Kujtojmë se dje në Istog përveç policit Demaj, i vdekur mbeti edhe grabitësi i një banke, Kamer Metaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...