Ja disa ide urimesh për Vitin e Ri!

Lajme

Ja disa ide urimesh për Vitin e Ri!

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 19:54
Ilustrim
  1. Në jetë të gjithë ne kemi dëshira dhe ëndrra … Shpresoj që të gjitha dëshirat tuaja të realizohen në një udhëtim plot surpriza në rrugën e jetës. Ju uroj të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri.
  2.  Të uroj të presësh Vitin e Ri me të gjitha ëndrrat e tua dhe gjërat e bukura që të kanë shoqëruar deri sot, të hapesh zemrën tënde të gjithë atyre qe do të vijnë dhe do dinë të të bëjnë të lumtur. Gëzuar  Vitin e Ri nga zemra.
  3. Të uroj 12 muaj lumturi, 52 fundjava qetësi, 365 ditë dashuri, 8760 orë paqe, 525600 minuta sukses, 31536000 sekonda miqësi. Gëzuar Vitin e Ri!
  4.  Urimet e mia për ty: fillim i mbarë për janarin, dashuri për shkurtin, paqe për marsin, asnjë shqetësim për prillin, qejf për majin, gëzim nga qershori në nëntor, lumturi për dhjetorin. Paç një 2016 me fat dhe të mrekullueshme!
  5. Urime këtë festë të Vitit të Ri, le t’ju sjellë ky vit gjënë më të bukur të jetës dhe njëkohësisht le të jetë vit i realizimeve të ëndrrave tuaja, zoti le t’ju dhurojë atë që më së shumti dëshironi dhe le t’ju ruaj atë që posedoni, t’ju mbushë zemrat me gëzime dhe plot me dashuri…paqja dhe harmoia le t’ju përqafojnë në çdo faqe dhe hap të jetës. Gëzuar!
  6.  Hej, hej, shiko pak oren. Jemi ne 2017. Nuk doja të limitohesha në të zakonshmen ” Gëzuar Vitin e Ri, shumë urime”për një njeri të rëndesishem si ty, keshtuqë të them faleminderit për çdo moment të 2016 që më ka bërë të ndjehem fantastike, dhe për të gjitha heret qe me ke bërë të qesh.
  7. Duke pritur Vitin e Ri, unë gjithmonë mendoj për dhuratat më të shtrenjta që prindërit më kanë bërë. Edhe pse jemi milje larg, ti gjithmonë je në mendimet dhe lutjet e mia. Gëzuar për shumë vjet Vitin e Ri!
  8.  Lëri prapa vetes të gjitha telashet, vuajtjet, luftën e dobësitë. Fillo nga kjo sekondë të presësh më mirë. Jeta është e shkurtër, mos ju frikëso askujt, bëhu trim e duaj, sepse vlejmë po aq sa dimë se duam. Të dëshiroj nga zemra më të mirat për këtë Vit të Ri!
  9.  E hapim librin. Faqet e saj janë të zbrazëta. Vetë do t’i shkruajmë në të fjalët. Libri quhet Mundësia, e kapitulli i saj i parë – Mbrëmja e Vitit të Ri.
  10.  Nëse sheh një njeri me të kuqe i cili do të të fusë në thes – mos u frikëso. Është ai Babagjyshi, i cili vetëm po plotëson dëshirën time të  Vitit të Ri. Gëzuar!
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat