Ambasadorja e ShBA-ve në NATO: Kosova dhe Serbia të punojnë së bashku në normalizim të raporteve

Lajme

Ambasadorja e ShBA-ve në NATO: Kosova dhe Serbia të punojnë së bashku në normalizim të raporteve

Nga: F.B Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Ambasadorja e ShBA-ve në NATO Kej Bejli Haçinson vlerëson se me arritjen e normalizimit të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të zbutin edhe problemet tjera ndërmjet të dy palëve, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

“Duam që Kosova dhe Serbia të punojnë së bashku në normalizim. Normalizimi i raporteve do të sillte zbutjen edhe të shumë çështjeve të tjera të hapura në të dy vendet” ka thënë Haçinson.

Sipas ambasadores amerikane në NATO  “ dëshira e NATO-së është që në territorin e Serbisë dhe të Kosovës të tejkalohen problemet historike dhe të vendosen të drejta gjithëpërfshirëse të pakicave ”në të dy anët e kufirit”. 

Kur është fjala për raportin e NATO-së me Forcën e Sigurisë së Kosovës pas ndryshimit të mandatit të saj në ushtri, ambasadorja Kej Bejli Haçinson vlerëson se Aleanca do të vazhdoj të punoj me pushtetin në Kosovë në vendosjen e shërbimit ushtarak që do të rregullohet “ në mënyrë të drejtë”. 

”Kjo nënkupton përfshirjen e të gjitha pakicave dhe që rritja e forcës të jetë në të mirë të mirëqenies dhe sigurisë së Kosovës”, përfundoi Haçinson. 

Ambasadorja amerikane Haçinson gjendet në Bruksel, ku në takimin ministror të mërkurën dhe të enjten pritet debate për angazhimin e mëtutjeshëm të NATO-së në Kosovë pas ndryshimit të mandatit të saj nga FSK në ushtri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat