Çepurin bën avokatin e Serbisë: Platforma e Prishtinës është grumbull i dëshirave të mira

Lajme

Çepurin bën avokatin e Serbisë: Platforma e Prishtinës është grumbull i dëshirave të mira

Nga: F.B Më: 16 mars 2019 Në ora: 17:16
Aleksandar Çepurin

“Çështja e Kosovës është shumë e komplikuar prandaj zgjidhja nuk mund të ndërlidhet me data dhe të thuhet se do arrihet “ deri të hënën”, sikur që nuk mund të arrihet brenda natës në kuluare” ka thënë ambasadori rus në Beograd Aleksandar Çepurin, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij platforma e Prishtinës është “plotësisht jo reale” dhe vlerësoi se ajo nuk merr parasysh “disa fakte shumë me rëndësi”, siç janë votimi në organizatat ndërkombëtare, ku mbështetja e Prishtinës po dobësohet sikur edhe shumë njohje të Kosovës.

Çepurin theksoi se platforma është„ grumbull i dëshirave të mira” të Prishtinës që nuk merr parasysh gjendjen reale dhe perspektivën, ndërsa bisedimet do kishin qasje tjetër.

Lidhur me ngjashmërinë Kosovë me Krime, Çepurin ka thënë se janë çështje të ndryshme si nga karakteri ashtu edhe pasojat.

„ I bashkon vetëm një formulë e drejtë: Krime është Rusia, ndërsa Kosova është Serbi. Çdo gjë tjetër është e panatyrshme. Kemi shikuar si sponsorët e ndanë Kosovën, kishte gënjeshtra, bombardime. Kishte spastrim, refugjatë dëbim të jo shqiptarëve nga krahina. Prandaj është vështirë të krahasohen”, tha Çepurin.

Në masë të njëjtë vazhdon taktika e njëjtë aventureske e Prishtinës :„ Kjo është një bombardim, përmes rrugës ekonomike, kështu nuk sillet me partnerët, Ndërsa platforma është e kategorisë së njëjtë. Nëse presidenti I Serbisë kohë më parë tha se marrëveshja është me vite drite larg, pas platformës së Prishtinës ajo është edhe më larg”, tha ai.

Lidhur me deklaratën e raportuesit të Parlamentit Evropian, Dejvid Mekalister për kyçjen e Rusisë në dialog, ai tha se kjo është vështirë të komentohet, sepse nuk dihet në emër kujt vijnë propozimet.

Çepurin vlerësoi se një propozim i tillë mund të vij nga Beogradi dhe OKB, po pak ka konkrete aty.” Kjo pasi njerëzit që janë kundër Rusisë tradicionalisht propozojnë që të kyçet Rusia gjë që flet për ndryshim gjeopolitik dhe pafuqinë e tyre. Atë që Serbia duhej të bënte, e ka bërë ana tjetër nuk ka bërë atë që është dashur. Për këtë kërkohet sigurim nëse vjen te marrëveshja që është me vite drite larg”, tha Çepurin.

Çështja sipas tij duhet të kthehet në OKB: „ në këtë moment zgjidhja e vetme me drejtë ndërkombëtare është rezoluta 1244. Një kohë kanë menduar se asaj I ka kaluar koha, por ajo mbetet e vetmja zgjidhje dhe bazë e zgjidhjes. Nëse çështja shkon në tjetër drejtim kërkohet rezolutë e re e KS, që do ishte moment pozitiv për Serbinë, pasi marrin pjesë Kina dhe Rusia, që kanë qasje të pakontestuar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe integritetin territorial të Serbisë” ka thënë Çepurin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat