Shok i ri për Serbinë nga Franca: Në BE as më 2025

Lajme

Shok i ri për Serbinë nga Franca: Në BE as më 2025

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:10
Aleksander Vuçiq

Serbia nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian as në vitin 2025, mendojnë nëntë nga 12 kandidatë të partive politike franceze në zgjedhjet e ardhshme evropiane.

Retorika e ashpërsuar, por edhe konfirmim se Franca nuk do të jetë dashamirëse e zgjerimit të mëtejmë të BE-së, është porosi e cila arrin nga Parisi, transmeton N1 shkrimin e portalit European western Balkan.

Hyrja e Serbisë në BE – për apo kundër, kështu ka qenë pyetja e drejtuar dymbëdhjetë kandidatëve për deputetë evropianë, të cilët në debatin televiziv “L’Émission politique” të televizionit shtetëror francez, qytetarëve u janë paraqitur programet për zgjedhjet në maj.

Nëntë butonë të kuq, dy të gjelbër dhe një i përbajtur, është rezultat i cili shenjat e alarmit do të duhej t’i ndezë në Beograd.

Vetëm dy kandidatë, të cilët janë deklaruar se Serbinë e shohin në BE deri në vitin 2021 janë kandidati i Partisë opozitarfe socialiste dhe kandidati i partisë centriste Unioni i demokratëve dhe të pavarurve. Sipas N1-së, rezultati edhe nuk duhet të habisë, duke pasur parasysh se nga Franca kohet e fundit e thonë zëshëm – Serbia e Ballkani Perëndimor nuk do të hyjnë në BE aq shpejt e aq lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat